Politikë
Fjalimi në Kuvend/ Nishani “masakron” Ramën: Tradhëtari i babesë! Bën sikur “i digjet barku” për lavdinë e UÇK

Ish presidenti, Bujar Nishani ka reaguar ashpër pas fjalimit të sotëm të kryeministrit Rama në Kuvend për aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit.
Duke e qujtur Ramën ushtar të Beogradit në Tiranë, Nishani shton se ishte ky i fundit që hodhi gurin në kurthin për për copëtimin e trojeve shqiptare në Kosovë kurse tani shqetësohet për luftëtarët e UÇK-së.
“Ushtari i Beogradit në Tiranë, u shfaq në tragjikomedinë e sforcuar nga salla e Parlamentit të turpit, për tu rikthyer si patrioti i madh sureal i kombit.
I pabesi që “hodhi gurin e fshehu dorën” në kurthin e madh të copëtimit të ri të trojeve shqiptare në Kosovë, “i digjet barku” për lavdinë e UÇK dhe luftëtarëve të saj.
Për fatin e mirë të kombit, lavdia, nderi e dinjiteti i luftës heroike të UÇK dhe sakrificat e luftëtarëve të saj nuk kanë nevojë për skuthllikun e filoserbit të Tiranës !
Nderin, dinjitetin, drejtësinë, e kauzës historike të UÇK e kanë çelikosur vetë sakrificat e panumërta të luftës për vetmbrojtje e liri !
Tradhëtari i Tiranës e ka të fiksuar vendin e tij në historinë e Kombit, tashmë !”/CNA.al
1 Koment