Connect with Us

Dështon dialogu Kosovë-Serbi, në SHBA/ Hoti anulon pjesëmarrjen

Kosova & Rajoni

Dështon dialogu Kosovë-Serbi, në SHBA/ Hoti anulon pjesëmarrjen

Publikuar

-

Takimi në Uashington/ Hoti: Vetëm njohja reciproke i normalizon marrëdhëniet me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin me palën serbe, i cili pritej të mbahej në Washington më 27 qershor.

Takimi ishte thirrur nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Hoti thekson se arsyeja e anullimit të vizitës është situata e krijuar pas paraqitjes së aktakuzës nga Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

LEXO EDHE:  “Bomba” e ish-presidentit/ Akuza të forta Ramës, paralajmëron tërmet në politikë?

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i aktakuzës të paraqitur nga Prokuroria e Specializuar, unë duhet të kthehem në vendin tim për t’u marrë me situatën. E njoftova Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Hoti në rrjetet sociale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shifrat në Maqedoninë e Veriut/ Qindra të infektuar dhe 33 viktima

Publikuar

-

Nga

Shifrat në Maqedoninë e Veriut/ Qindra të infektuar dhe 33 viktima

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka përditësuar shifrat e Covid-19.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë bërë 2564 testime, ndërsa janë regjistruar 946 raste të reja me koronavirus.

Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 789 pacientë të shëruar, ndërsa kanë humbur betejën 33 persona.

Numri i personave të diagnostifikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 63890,nga të cvilët 40977 janë shëruar dhe 1825 kanë humbur jetën.

LEXO EDHE:  Kosova akuzon Beogradin për moszbatim të marrëveshjeve

LEXO EDHE:  Kosova bisedime me Bankën Botërore për vaksinën anti-covid

Aktualisht numri i rasteve aktive është 21 088./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situatë shqetësuse në Kosovë/ Shkon mbi 1 mijë numri i i viktimave

Publikuar

-

Nga

Situatë shqetësuse në Kosovë/ Shkon mbi 1 mijë numri i i viktimave

Vijon të mbetet shqetësuese situata nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 555 raste të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit14 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 1.040.

Numri total i rasteve pozitive është 40,672 raste. Numri i përgjithshëm i të të shëruarëve deri më sot është 25.910, kurse numri i rasteve aktive është 13.722./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Tërmet i fuqishëm godet Greqnë/ Ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallër Rihter ka tronditur mesditën e sotme Greqinë Qendrore.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës tërmeti u regjistrua rreth orës 12:54, 11 kilometra në lindje të Thivas, në një thellësi prej 5 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin e Athinës. Ndërsa sizmiologu grek Athanasios Ghanas ka deklaruar se lëkundja e sotme është pjesë e aktivitetit të shtuar sizmik në Greqi gjatë javëve të fundit, ndërsa shtoi se po ndjekin me shqetësim faktin se tërmeti pati një thellësi të vogël./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Thaçi kërkon njohjen e Kosovës nga Sudani

LEXO EDHE:  Dita e Pavarësisë së Shqipërisë/ Pompeo uron shqiptarët

 

LEXO TE PLOTE