LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetët duartrokasin Ramën/ Hajdari nuk përmbahet: Zaptoi foltoren si Fidel Kastro

25 Qershor 2020, 14:10, Politikë CNA
Deputetët duartrokasin Ramën/ Hajdari nuk përmbahet: Zaptoi

Deputetët e Kuvendit duartrokitën në masë fjalimin e kryeministrit Edi Rama për Kosovën dhe luftën e UÇK-së pas aktakuzave të ngritura ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së Kadri Veselit.

Por ajo që lëshoi kritika të forta për Ramën ishte deputetja Rudina Hajdari, e cila u ngrit menjëherë pas tij dhe tha se Rama zaptoi foltoren si diktatori i Kubës Fidel Kastro.

Ajo kërkoi të dënohen ata kanë bërë krime në kohën e komunizmit dhe më pas të flitet për Kosovën, pasi pretendon se atë që i ka bërë Serbia Kosovës, ia kanë bërë politikanët tanë popullit shqiptar.

?Ishte vërtetë një fjalim i duhur dhe padyshim na preku të gjithëve. Nuk mund të themi dot asgjë, por ajo që mund të them është se Rama mbajti një fjalim prej një ore e gjysmë, zaptoi këtë foltore më keq Fidel Castro që bën gjëra makabre. Por hipokrizia më e madhe nuk është vetëm faji i Ramës, nuk mund të flitet për Kosovën pa folur për viktimat e komunizmit. Më vjen keq që ne nuk i kemi gjetur ato xhelatë dhe nuk i kemi futur nëpër burgje. Të njëjtën gjë që ia ka bërë Serbia Kosovës ia kemi bërë ne popullit tonë. Duhet të ngremë kokën lart dhe të themi disa të vërteta?, theksoi deputetja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga