LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha mbledh sot Kryesinë e PD/ Priten vendime të rëndësishme

25 Qershor 2020, 07:59, Politikë CNA
Basha mbledh sot Kryesinë e PD/ Priten vendime të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e PD. Ashtu si e paralajmëroi vetë kryedemokrati Basha, një ditë më parë, Kryesia pritet të marrë sot vendime të rëndësishme politike.

Sipas Bashës, në Kryesi do të merret vendimi për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve.

?Nesër kryesia e Partisë Demokratike do të marrë një vendim të rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, në ushtrimin më të madh demokratik që ndonjë parti politike ka bërë ndonjëherë në Shqipëri?, shkruante Basha një ditë më parë./CNA.al

Lajmet e fundit nga