Connect with Us

Anulimi për shkak të akuzave/ BE: Bisedimet Kosovë-Serbi duhet të vazhdojnë në korrik

Kosova & Rajoni

Anulimi për shkak të akuzave/ BE: Bisedimet Kosovë-Serbi duhet të vazhdojnë në korrik

Publikuar

-

Bashkimi Evropian tha të enjten se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk kanë alternativë dhe ato duhet të vazhdojnë muajin e ardhshëm.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se “kur flasim për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, flasim për bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian”.

Të enjten u anulua një takim i paralajmëruar për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump.

Planet dështuan pasi që të enjten Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, publikoi akuzat ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Zëdhënësi Stano tha se BE-ja pret që “autoritetet e Kosovës do të vazhdojnë të angazhohen në përkushtimin e tyre ndaj sundimit të ligjit dhe punës e mandatit të Prokurorisë së Posaçme”.

LEXO EDHE:  Rama justifikohet për tradhtinë ndaj Kosovës/ I del në mbrojtje edhe “vëllaut të tij serb”

Ai ritheksoi se Bashkimi Evropian pret që bisedimet të rifillojnë në muajin korrik sikundër ishte paralajmëruar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimi Evropian Miroslav Lajçak, i cili këtë javë i dha fund një vizite në rajon.

Për datën 10 korrik është paralajmëruar që në Paris palët të bisedojnë në një takim të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Ambasada franceze në Prishtinë shkroi në rrjetin twitter se “Franca dhe Gjermania presin rifillimin e shpejtë të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Së bashku me kancelaren (Angela) Merkel, presidenti (Emmanuel) Macron mbetet i gatshëm të jetë mikpritës i një takimi të lartë në Paris”, thuhet në postimin e kësaj ambasade./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kosova & Rajoni

Rritja e rasteve me Covid/ Rikthehet karantina totale në shumë qytete të Greqisë

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me Covid/ Rikthehet karantina totale në shumë qytete të Greqisë

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias ka njoftuar masat e reja anti-covid në Greqi.

Duke filluar që nga data 6 Mars deri më 16 Mars në 6 të mëngjesit do të futen në karantinë qytetet përfshin Atikën, Akainë, Arkadinë, Selanikun, Larisën, Lefkadën jashtë Meganisi, Fthiotida, Argolida, Korinth, Thesprotia, Arta, Samos, Boeotia, Chios, Etoloakarnania, Rodos, Evia jashtë Skyros si dhe Komunat e Kalymnia, raportojnë mediat greke.

Kështu, në të gjitha zonat me “të kuqe të thellë “, operacioni i shitjes me pakicë është pezulluar, si dhe funksionimi i drejtpërdrejtë i shkollave në të gjitha nivelet, me përjashtim të arsimit special. Mësimi tashmë do të jetë online.

Në zonat që janë në “të kuqe “, mësimi në shkollat ​​e mesme do të bëhet në distancë, ndërsa në nivelet e tjera do të zhvillohet normalisht në klasa.

LEXO EDHE:  “Të rivendoset shpejt funksionimi i Kushtetueses”/ Ambasadori gjerman: Është kolonë e shtetit ligjor, kusht për integrimin

LEXO EDHE:  Vuçiç kërkon kompromis me Kosovën pa e njohur si shtet/Si kundërpërgjigjet Thaçi

Hardalias deklaroi se ndryshimet e mëposhtme zbatohen për SMS në të gjithë Greqinë, pavarësisht nga rreziku epidemiologjik:

Në SMS 2 për lëvizjen për furnizimin e mallrave bazë, por edhe në SMS 3 për degët bankare, lëvizja do të bëhet vetëm brenda komunave përkatëse ose në një distancë deri në 2 km.

Për SMS 6 në lidhje me sportin ose ecjen me një kafshë shtëpiake, do të bëhet ekskluzivisht në këmbë ose me biçikletë. Me fjalë të tjera, askush nuk do të jetë në gjendje të dërgojë kodin 6 në të gjithë Greqinë për të lëvizur me makinë ose motor.

Kush do të udhëtojë me SMS 4, organet mbikëqyrëse duhet t’i kërkojnë prova shtesë në mënyrë që të përcaktohet përshtatshmëria e udhëtimeve të jashtëzakonshme për qytetarët.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë

Pasditen e së mërkurës në Kosovë përfundoi numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës”, shkroi Elezi në një postim në Facebook.

“KQZ-ja do t’i shpallë të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18-të pas ditës së zgjedhjeve”, tha Elezi, duke e cilësuar si “rekorde” kohën e numërimit të votave.

Në bazë të rezultateve preliminare, zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

LEXO EDHE:  Shkelën rregullat e qëndrimit në BE/ Riatdhesohen 104 shtetas shqiptarë

LEXO EDHE:  Foto-Publikohet marrëveshja e firmosur mes Kosovës dhe Serbisë

Sipas projeksioneve aktuale, Vetëvendosje vështirë se do të mund ta formojë e vetme Qeverinë e re të Kosovës, pasi për të nevojiten 61 vota.

Por, disa nga partitë e komuniteteve joshumicë, duke përjashtuar Listën Serbe, kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Qeveria e Zaevit merr besimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Zaevit merr besimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i shprehu besimin Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, pas kërkesës së tij për votëbesim. Për Qeverinë votuan 62 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi, ndërsa opozita e bojkotoi votimin.

Paraprakisht, Zaev tha se e ka paraqitur kërkesën pas deklaratave të vazhdueshme të liderit të opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se shumica parlamentare e ka humbur mbështetjen dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ky është momenti kur duhet të shohim se kush sa numra ka në Kuvend, ne apo opozita, e cila vazhdimisht pretendon se do ta rrëzojë Qeverinë dhe do të formojë një shumicë të re. Lajmet e rreme dhe bllokadat krijojnë pasiguri politike. Unë nuk do ta lejoj këtë, andaj edhe kërkoj votëbesim për Qeverinë”, tha të mërkurën para deputetëve kryeministri Zoran Zaev.

Votëbesimi u bë pa debat, pasi Zaev e paraqiti kërkesën në bazë të nenit të rregullores mbi punën e Kuvendit, që nuk parasheh debat, por vetëm votim për punën e Qeverisë.

Opozita e kritikoi këtë propozim dhe tha se Zaev ka frikë të përballet me fjalimet e opozitës për dështimin e punës së Qeverisë.

“Ju keni frikë të përballeni me argumentet tona që dëshmojnë dështimet e kësaj Qeverie në të gjitha sferat. Ju keni dështuar ta menaxhoni vendin në krizën me pandeminë, ju keni dështuar në luftën kundër korrupsionit, madje jeni zhytur vetë në korrupsion dhe keqpërdorime të tjera të shumta. Dështimet janë evidente, andaj edhe duhet të përballeni me argumentet tona dhe jo të ikni nga përballja me to”, tha kryetari i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski.

LEXO EDHE:  237 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Ndërrojnë jetë pesë pacientë

LEXO EDHE:  Covid-19 në Kosovë/ 142 raste dhe 8 humbje jete, shërohen 201 persona

Edhe opozita shqiptare drejtoi kritika ndaj Zaevit për propozimin që votëbesimi i Qeverisë të bëhet pa debat.

“Qeveria tenton t’i fshehë dështimit në çdo lëmi të jetës: dështimet në arsim, shëndetësi, shkeljen e të drejtave të shqiptarëve, përfshirë edhe të drejtën për protestë. Për këtë them se opozita duhet të dëgjohet për punën e Qeverisë. Kjo është kopje e asaj që ka ndodhur në regjimin e kaluar”, tha Skënder Rexhepi nga koalicioni opozitar shqiptar.

Zoran Zaev, kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, drejton Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut që nga 31 gushti, 2020, pas fitores në zgjedhjet e 15 korrikut.

Partia e tij është në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe disa parti më të vogla./rel

LEXO TE PLOTE