Connect with Us

VIDEO/ Fantastik Lenjani, futbollisti i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës

Kombëtare

VIDEO/ Fantastik Lenjani, futbollisti i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës

Publikuar

-

Emir Lenjani është shndërruar këtë sezon në lojtarin më të rëndësishëm për ekipin zviceran, Sionin. Anësori shqiptar ka shënuar disa gola dhe ka dhënë asiste të shumta për shokët e skuadrës, duke qenë shpeshherë protagonist.

Edhe sot në takimin kundër Servette, Lenjani arriti të gjejë golin dhe të barazojë shifrat. Në minutën e 30-të, mëngjarashi merr një top të gjatë nga Gruic dhe pasi e kontrollon mirë, niset drejt zonës.

Edhe pse në pozicion të prirët dhe diagonal me portën, futbollisti kuqezi nuk mendohet dy herë dhe gjuan fort me të majtën, duke mposhtur portierin mik dhe duke çuar shifrat në 1-1. Fantastik!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Arabët e marrin nga Belgjika me avion privat, Hasi i mban peng prej ofertës nga një emër i madh

Publikuar

-

Nga

E ardhmja e Besnik Hasit mund të jetë larg Arabisë Saudite, edhe pse ka kontratë për një tjetër vit me klubin e Al Raed. Trajneri gjakovar, duket se ka marrë një ofertë nga një emër i njohur dhe aspekti ekonomik ka kaluar në plan të dytë, pasi ai shpreson që të finalizojë gjithçka shumë shpejt me këtë skuadër tjetër për t’u kthyer në futbollin e rëndësishëm europian pasi bëhet fjalë për një emër të njohur.

Mediat arabe kanë zbuluar se klubi i Al Raed ka dërguar në Belgjikë në ditët e kaluara një avion privat për të marrë Hasin dhe familjarët e tij për t’i kthyer në Arabinë Saudite. Hasi ka udhëtuar drejt vendit ku prej një viti e gjysmë vazhdon karrierën e trajnerit, por deri tani nuk ka dale ende në stërvitje me skuadrën ndonëse teoriksiht ajo ka filluar përgatitjet për rifillimin e sezonit të ndërprerë në mars.

Të njëjtat burime shpejgojnë se shkak është bërë një ofertë tunduese nga Turqia, ku klubi i Fenerbahçes e sheh atë si trajnerin ideal për të fillyar projektin e sezonit të ardhshëm.

Kjo është arsyeja se pse Hasi nuk ka filluar ende punë, pasi po zhvillon bisedat me gjigandët e futbollit turk, për të vazhduar karrierën atje dhe për të qenë protagonist në një kampionat të rëndësishëm europian.

Fenerbahçes i kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u luajtur në kampionatin turk dhe burimet tregojnë se brenda kësaj periudhe, Hasi shpreson që të gjejë akordin në mënyrë që të jetë gati sa të mbarojë edicioni dhe të marrë detyrën sapo të fillojë sezoni i ri.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Fantastik Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares me statistika për rekord

Publikuar

-

Nga

Berat Gjimshiti është shndërruar në një pikë referimi në prapavijën e Atalantës. Teksa bergamaskët po konfirmohen në një tjetër sezon si pjesë e katër më të mirave në Itali, ndërkohë që në Ligën e Kampionëve kanë eliminuar Valencian dhe janë në fazën çerekfinale.

Mbrojtësi i Kombëtares ka statistika tejet pozitive, jo vetëm në veprimet mbrojtëse, por ka tentativa edhe në vijën e parë të sulmit. Sigurisht, kjo për vetë daljet e tij në goditjet standarde. Gjimshiti, krahas dy golave që ka shënuar këtë sezon në 26 ndeshjet e zhvilluara në kampionatin italian, numëron 19 goditje drejt portës kundërshtare.

Referuar numrave për rolin e tij, Gjimshiti ka gjithashtu merita. Ai ka koleksionuar 155 ndërhyrje të sakta apo ndërprerje të aksioneve nga ekipet kundërshtare në këtë edicion, prej të cilave 73 në duelet ajrore.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kumbulla te Lacio? Tare zbulon të vërtetën

Publikuar

-

Nga

Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare premton se klubi bardhekaltër do të investojë për të ndërtuar nëj skuadër më konkuruese për sezonin e ri.

Për “Sky Sport”, Tare foli dhe për çështjen e interesimit të klubit roman për mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla. Ai theksoi se Lacio nuk ka paraqitur kurrë një ofertë prej 30 milionë eurosh për futbollistin e Veronës dhe Shqipërisë.

“Politika e Lacios në merkato nuk ndryshon. Lajmet për shifrën e ofertës për Kumbullën nuk janë të sakta, sepse ne asnjëherë nuk kemi ofruar 30 milionë euro për të. Nuk dëshirojmë të dëmtojmë veten sepse rreziku është i madh pas derës. Dëshirojmë të ndërtojmë një skuadër konkuruese në të ardhmen”, bëri me dije Tare.

 

LEXO TE PLOTE