Connect with Us

Teatri i Bashës me Klodian Mërtirin/ Pse ka frikë ta çojë në SPAK dosjen e inceneratorëve

Politikë

Teatri i Bashës me Klodian Mërtirin/ Pse ka frikë ta çojë në SPAK dosjen e inceneratorëve

Publikuar

-

6 në 10 biznese drejt falimentimit/ Basha “zotohet” për 4 vitet e ardhshme, do e bëjmë taksën e sheshtë 9%

Kryetari i Republikës së re, për herë të parë sot ka përmendur emrin e njërit prej ortakëve të kompanisë që ka marrë me koncesion inceneratorët në Shqipëri.

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit dhe qytetarë në Vorë, Basha përmendi emrin e Klodian Mërtirit, njëri nga ortakët e inceneratorëve.(Lexo këtu)

Githashtu në disa nga daljet e tij publike ai e ka thënë inceneratorët, po vjelin taksat e shqiptarëve, e të tjera si këto.

Por, eksponentë të rëndësishëm të PD-së, dhe media kanë raportuar për një aferë korruptive në lidhje me koncesionin e inceneratorëve.

Sesi janë firmosur të gjithë dokumentat, sesi Klodian Zoto, ortaku i Klodian Mërtirit u fshe pas një kompanie në Hollandë, sesi u ndërtua inceneratori i Elbasanit, i Fierit dhe sesi landfilli i Tiranës i cili po paguhet nga xhepat i biznesit dhe taksat e qytetarëve. Të gjitha këto janë një aferë e madhe korruptive, dhe me shumë fakte të tjera të publikuara nga CNA.al, të cilat duhet të bënin që PD-ja, Lulzim Basha i Republikës së re ta merrte dosjen nga anëtarët e tij të kryesisë, nga mediat dhe të përgatiste një material të plotë për ta çuar në SPAK.

Në fakt ka ndodhur e kundërta. Një material që është përgatirut nga anëtarë të stafit të tij, Lulzim Basha e ka futur në kasafortë me çelës dhe duket që nuk e çon në SPAK dosjen e inceneratorëve.

Ashtu siç tradhëtoi djemtë e Kukësit për Rrugën e Kombit, ashtu siç i shiti demokratët e Unazës, ashtu siç tradhëtoi kauzën e Teatrit dhe shkoi të flinte gjumë. Ashtu siç ka tradhëtuar çdo kauzë tjetër, duke i shitur e vënë gjoba në emër të opozitës, ashtu siç ka heshtur për oligarkun Agron Papuli, pas marrjes së vilës. Ashtu siç hesht për bëmëmadhin dhe gjëmëmadhin Ben Blushi.

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron Ramën/ Koha jote po mbaron

Sot dosja e inceneratorwve u dorëzua në SPAK nga Nisma Thurje, ndwrsa Basha mjaftohet me video-selfie dhe deklarata nëpër studiot televizve, pa marrë asnjë hap konkret.

Pra, Lulzim Basha bën thjeshtë dhe vetëm teatër. I përmend emrat thjeshtë dhe vetëm në një konferencë shtypi, dhe nuk bën asgjë më shumë se kaq.

Në fakt PD-ja duhej të mblidhte çdo dokument dhe çdo të dhënë dhe dosjen e plotë duhej ta çonte në SPAK.

Por, Lulzim Basha këtë nuk e bën, sepse është thjeshtë dhe vetëm një nga veglat e shumëpaguara nga inceneratorët. Ai bën teatër duke përmednur emra, duke thënë se Klodian mërtiri mori kaq apo Klodian Zoto mori aq.

Kjo nuk mjafton për një opozitë. Nuk mjafton vetëm të flasë, sepse fjalët i merr era. Duhen akte konkrete, të cilat qytetarët i shohin dhe i prekin.

Por, mesa duket Lulzim Basha ka frikë ta çojë në SPAK dosjen e inceneratorëve, sepse është një nga të shumëpaguarit e tyre./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Balla ironizon PD/ Harroi që kishte kërkuar komision hetimor

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron Ramën/ Koha jote po mbaron

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Publikuar

-

Nga

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Arjan Çani, ka deklaruar se Partia Demokratike duhet ta mbrojë Berishën, sepse vetë partia ka fytyrën e tij.

Çani në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin u shpreh se një nga gabimet e PD-së, është se nuk ka aleanca dhe mbështetje ndërkombëtare, ndaj ka mbetur vetëm.

PD nuk duhet ta lëshojë Berishën në këtë moment, do të ishte një gafë e madhe. Ajo parti ka fytyrën e Berishës. Problemi i kësaj partie është që ajo nuk ka arritur dot të bëjë aleancat e duhura me aktorë të huaj. Nuk është problem që kjo parti ka Berishën, por se kjo parti ka mbetur vetëm.

Le të marrim hipotezën sikur kjo parti të kishte, rusët mbrapa. Mendoni se Berisha do të ishte në këtë situatë? Sigurisht jo. Berisha do të ishte i mbrojturi i njërës palë.

Rama është njeriu i zgjedhur i amerikanëve.  Berisha dhe Basha kë kanë mbrapa? Kur ti je në syrin e perandorisë, duhet të mbrohesh apo jo? Me kë do të mbrohesh? Duhet të zgjedhin aleatë, duhet të ishin të mbrojtur.

Gabimi i partisë nuk është se ka fytyrën e Berishës, por se është vetëm. Cfarëdo të bëjë PD për amerikanët, ata i kanë sytë nga Rama. Si ka mundësi që PD është vetëm? Përse i ka munguar ky vizion?“, tha ndër të tjera Çani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk ka më mbështetje”/ Nishani: Lista e anëtarësisë është tkurrur

Publikuar

-

Nga

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani u shpreh se Lulzim Basha nuk ka më mbështetje nga demokratët ndonëse ai u zgjodh në krye të opozitës.

Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Nishani tha se anëtarësia është zvogëluar me rreth 25 mijë anëtarë në krahasim me vitin 2013, ku shtoi se dita e zgjedhjeve nuk mori miratim unanim në Kryesi, ndrësa në Këshill nuk u diskutua fare për këtë çështje.

Bënim takime në një qark, 80% e njerëzve që takuam në një kafe me njëri tjetrin thoshin gjëra të tjera me ne thoshin gjëra të tjera. Me Bashën nuk ishin të kënaqur, por nuk donin të përçanin partinë.

Në Këshillin Kombëtar nuk është diskutuar data e zgjedhjeve. Vendimi që erdhi për tu votuar ishin vetëm emrat e komisionerëve. Në kryesi nuk ka qenë votimi unanim, sepse Alizoti ka abstenuar, ndërsa Bylykbashi dhe Alibeaj kanë qenë kundër.  Në 2013 në listë kanë qenë 103 mijë anëtarë, ndërsa tani ka shkuar 75 mijë”, shprehet Nishani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE