LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situatë kaotike te Partizani, Sormani braktis stërvitjen

24 Qershor 2020, 09:14, Sport CNA
Situatë kaotike te Partizani, Sormani braktis stërvitjen

Te Partizani nuk ka qetësi as pas dy fitoreve radhazi. Në stërvitjen e djeshme, të zhvilluar në orën 09:30 në kompleksin ?Football Republic?, situata ka precipituar teksa mësohet se trajneri është parë mjaft i acaruar gjatë seancës, duke ngritur tonet me zyrtarë të klubit dhe lojtarët.

Më pas, trajnerit nuk i kanë mbajtur më nervat dhe në mënyrë demonstrative ka braktisur stërvitjen për disa minuta. Nuk dihet konkretisht se çfarë e ka acaruar kaq shumë Sormanin që të bëjë një veprim ekstrem.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë diçka e akumuluar për vetë situatën jo të mirë që ka kaluar ekipi pas rifillimit të kampionatit.

Lajmet e fundit nga