Connect with Us

Rritje e rasteve të reja/ Ky shtet zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri në mes të korrikut

Bota

Rritje e rasteve të reja/ Ky shtet zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri në mes të korrikut

Publikuar

-

Rritje e rasteve të reja/ Ky shtet zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri në mes të korrikut

Bullgaria do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, deri më 15 korrik, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve të rinj, njoftoi këtë të mërkurë ministri bullgar i Shëndetësisë, Kiril Ananiev.

Bullgaria ka nisur të lehtësojë masat kufizuese këtë muaj, por, javën e kaluar, ka raportuar për 606 raste të reja me koronavirus, që është numri më i lartë javor që nga nisja e pandemisë në mes të marsit.

Të mërkurën u regjistruan edhe 130 raste të reja, të cilat e çojnë në 4,114 numrin e përgjithshëm.
Prej të infektuarve, deri më tani 208 vetë kanë humbur jetën.

LEXO EDHE:  Shtohen rastet e të infektuarve në Korçë/ Qytetarët respektojnë karantinën

“Kemi rritje të intensitetit të epidemisë dhe përhapje më të madhe të koronavirusit”, tha Ananiev në një mbledhje të qeverisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shtëpia e Bardhë: Moska do të përballet me pasoja nëse Aleksei Navalni humb jetën

Publikuar

-

Nga

Aleksej Navalny

Këshilltari i Presidentit Joe Biden për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha të dielën për rrjetin televiziv CNN se qeveria amerikane i ka thënë Rusisë se “do të përballet me pasoja” nëse kritiku i Kremlinit Aleksei Navalni vdes në burg.

Ne i kemi bërë të ditur qeverisë ruse se ajo që i ndodh zotit Navalni në burg është përgjegjësi e tyre dhe se bashkësia ndërkombëtare do t’i vendosë ata para përgjegjësisë“, tha zoti Sullivan për rrjetin CNN.

Zoti Sullivan tha se në këtë drejtim po shqyrtohen një seri masash që do të rëndojnë mbi Moskën, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Vajza e Alexei Navalnit: Babai ka nevojë për mjekim

Të dielën, vajza e kritikut të Kremlinit Aleksei Navalni, u bëri thirrje autoriteteve ruse të lejojnë që një mjek të kurojë babanë e saj, i cili ndodhet në burg dhe prej fundit të muajit mars është futur në grevë urie. Kërkesa e saj pason paralajmërimin e një grupi mjekësh se zoti Navalni rrezikon të vdesë.

Aleksei Navalni, një kundërshtar i ashpër i Presidentit rus Vladimir Putin, u fut në grevë urie në 31 mars si protestë ndaj asaj që ai tha se ishte refuzim i autoriteteve të burgut për t’i siguruar kujdesin e duhur mjekësor për dhimbjet e forta të shpinës dhe këmbës.

Autoritetet e burgut thonë se ata i kanë ofruar zotit Navalni kujdesin e duhur shëndetësor. Por politikani 44-vjeçar i opozitës e ka refuzuar një gjë të tillë dhe ka këmbëngulur të trajtohet nga një mjek i zgjedhur nga jashtë institucionit, një kërkesë që ata nuk e kanë pranuar.

Lejoni që një mjek të vizitojë babanë tim“, shkruante në Twitter vajza e zotit Navalni, Dasha, studente në Universitetin e Stanfordit.

LEXO EDHE:  Shtohen rastet e të infektuarve në Korçë/ Qytetarët respektojnë karantinën

LEXO EDHE:  Princesha Charlotte pagëzohet me 5 korrik

Një sindikatë e mjekëve me lidhje me zotin Navalni tha të shtunën se ai ishte në gjendje kritike dhe se veshkat e tij mund të mos funksiononin, gjë që mund të çojë në atak kardiak.

Në një letër të hapur drejtuar Presidentit Vladimir Putin të premten një grup aktorësh, shkrimtarësh, historianësh, gazetarësh dhe regjisorësh i kërkonin atij të garantojë që zoti Navalni të marrë kujdes mjekësor.

Një grup ligjvënësish rajonalë të opozitës i bënë thirrje gjithashtu Presidentit Putin të shtunën për t’u siguruar që zoti Navalni të trajtohet siç duhet. Në një intervistë për rrjetin televiziv BBC, ambasadori rus në Britani akuzoi zotin Navalni se po kërkon e vëmendje.

Zoti Navalni ka thënë se autoritetet e burgut po e kërcënojnë ta ushqejnë me forcë nëse nuk braktis grevën e urisë.

Autoritetet ruse e dënuan në muajin shkurt zotin Navalni me 2 vjet e gjysmë lidhur me shkeljen e një lirimi me kusht. Ai thotë se akuzat ndaj tij janë të trilluara. Kritiku i Kremlinit u arrestua në janar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ndodhej për kurim pas një sulmi me një agjent nervor, për të cilin ai ka fajësuar Presidentin Putin.

Kremlini ka thënë se nuk ka gjetur asnjë provë se zoti Navalni u helmua dhe e ka akuzuar atë se në mbështje nga SHBA ndodhet në një mision për të destabilizuar Rusinë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Navalny pranë vdekjes, mjeku i opozitarit rus denoncon gjendjen e rëndë

Publikuar

-

Nga

Navalny pranë vdekjes, mjeku i opozitarit rus denoncon gjendjen e rëndë

Meku i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, që është në javën e tretë të grevës së urisë në qelinë e tij, thotë se gjendja shëndetësore e tij po degradon me shpejtësi dhe se 44-vjeçari mund të jetë në prag të vdekjes.

Doktori Yaroslav Ashikhmin deklaroi se rezultatet e testeve që ai mori nga familja e Navalny-t tregojnë se ai ka një nivel tepër të lartë të kaliumit, që mund të shkaktojë një arrest kardiak dhe ngre nivelet e kreatininës, që tregon se veshkat janë të dëmtuara.

“Pacienti ynë mund të vdesë në çdo moment”, tha mjeku në një postim në Facebook.

Navalny është kritiku më i fortë i presidentit rus Vladimir Putin. Mjekët e tij personalë nuk janë lejuar ta vizitojnë në burg. Ai hyri në grevë urie në shenjë proteste dhe filloi të ndjente dhimbje të forta në kurriz dhe humbjen e fuqisë së këmbëve.

Nga ana tjetër, shërbimi rus i burgjeve ka deklaruar se Navalny po merr të gjithë ndihmën që i duhet.

44-vjeçari u arrestua më 17 janar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku kishte kaluar 5 muaj për t’u rikuperuar nga helmimi me agjent nervor Noviçok, veprim për të cilin ai fajëson Kremlinin./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Futbollistët të patestuar për COVID-19

Publikuar

-

Nga

Në shumicën e ligave të mëdha të futbollit në Evropë dhe në botë, futbollistët testohen për COVID-19 para çdo ndeshjeje, por kjo nuk ndodh në Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollistët kosovarë kanë bërë testime në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vetëm në rastet kur është dashur të udhëtojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare.

Testimin e të gjithë futbollistëve dhe stafit e ka bërë vitin e kaluar klubi i ‘Dritës’ nga Gjilani, kur ka marrë pjesë në garat parakualifikuese për Ligën e Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

Por, për garat vendore, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nuk i ka obliguar klubet që të bëjnë teste para çdo ndeshje.

Drejtori i klubit të futbollit ‘Drita’, Valon Zymberi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pasur mungesë të testeve për COVID-19.

“Te ne ka qenë gjithmonë problem numri i testimeve ose sigurimi i testimeve, qoftë edhe nga ana e shtetit dhe për këtë arsye ne i kemi bërë vetëm në fillim të sezonit testet, ndërsa tani i kemi bërë privatisht dhe nuk kemi pasur ndonjë obligim. Si këshillë nga Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë që në rast se ka ndonjë alarm apo diçka të tillë, të izolohen apo të marrim vendime vetë klubet, mirëpo fatmirësisht nuk kemi pasur të infektuar”, thotë Zymberi.

Sipas tij, testimi i shpeshtë do të ndikonte keq në gjendjen emocionale dhe psikike të futbollistëve.

LEXO EDHE:  Dy viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

LEXO EDHE:  “Ditët e nxehta të korrikut ishin vendimtare”/ Basha: Të rrëzojmë çdo mur që na mban larg Europës

“Ndoshta për shëndetin do të ishte mirë, por sigurisht në anën psikologjike ose në anën emocionale të lojtarëve, nëse do të bëhej një testim në çdo ndeshje edhe në Superligën e Kosovës, mendoj se do të ishte një gjendje e rënduar psikologjike. Për këtë arsye, mendoj se do të ishte një barrë shumë e madhe në rast të testimeve. Por, sigurisht, për shëndetin e të gjithë neve në komunitetin e futbollit, ndoshta do të ishte më mirë”, thotë Zymberi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdimisht ka rekomanduar të bëhen teste për COVID-19, në mënyrë që pandemia të mbahet nën kontroll.

Në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, thonë se të gjitha klubet kanë mundur t’i testojnë futbollistët e tyre dhe stafin në IKSHPK.

“IKSHPK-ja u është përgjigjur gjithmonë pozitivisht federatave të sporteve në Kosovë për të testuar sportistët që kanë marrë pjesë në gara të ndryshme në nivele ndërkombëtare, por edhe në garat nacionale, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe parandalimit të përhapjes së infeksionit te sportistët”, thuhet në një përgjigje me shkrim të kësaj ministrie dërguar Radios Evropa e Lirë. REL

 

LEXO TE PLOTE