LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidentja e Sllovakisë futet në vetizolim

24 Qershor 2020, 14:45, Kosova & Bota CNA
Presidentja e Sllovakisë futet në vetizolim

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, është futur në vetizolim, pasi një prej ndihmësve të saj ka qenë në kontakt me një person që ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Caputova do të jetë në vetizolim deri të premten, si masë paraprake, tha zëdhënësi i saj.
Presidentja i anuloi të gjitha angazhimet, përfshirë edhe takimet e së mërkurës me udhëheqësin e Senatit të Republikës Çeke, Milos Vystrcil, dhe me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Sllovakia është lavdëruar për masat që ka ndërmarrë për frenimin e koronavirusit. Ajo ka qenë një nga vendet e para në Evropë që ka mbyllur kufijtë dhe e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës.

Në javët e fundit, Sllovakia i ka lehtësuar masat e izolimit dhe aktualisht lejon vizitat e turistëve nga 19 vende, shumica e tyre në Evropën Qendrore dhe Lindore, në Skandinavi dhe shtetet e Baltikut./CNA.al

Lajmet e fundit nga