LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas denoncimit nga CNA, Basha kujtohet për Klodian Mërtirin/ E uron për rrjepjen e taksave të shqiptarëve

24 Qershor 2020, 09:11, Politikë CNA
Pas denoncimit nga CNA, Basha kujtohet për Klodian Mërtirin/ E uron

Pas një sërë denoncimesh nga CNA.al në lidhje me koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, sot më në fund është ?zgjuar? edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë një takimi me banorët dhe përfaqësuesit e biznesit të vogël në Vorë, Lulzim Basha për herë të parë ka folur edhe në lidhje me Klodian Mërtirin, ortaku hije i kompanisë që ka marrë me koncesion inceneratorët, i cili së fundi është përfshirë në një skandal edhe në Zimbabve. (Lexo këtu)

Basha nga Vora uroi Klodian Mërtirin dhe ortakët e tij, pasi sipas kreut të PD-së, dje kanë marrë 500 mijë euro nga taksat e shqiptarëve.

?Sot është festë për Klodian Mërtirin, për partnerët e tij të njohir botërisht në mediat shqiptare, që vazhdojnë të censurojnë denoncimet e opozitës për këtë aferë. Është ditë feste për parnerët e tij nga Edi Rama te , Ahmetaj, Veliaj me shokë sepse dje kanë marrë 500 mijë euro nga taksat e shqiptarëve.

Urime Klodian Mërtiri! Urime Arben Ahmetaj! Urime Edi Rama. 500 mijë euo nga xhepat e shqiptarëve. Ndërkohë qindra mijëra familje do të vazhdojnë të mbeten pa bukë. Kjo nuk mund të zgjasë dhe nuk di të zgjasë. Do të bëhemi bashkë ta ndalim këtë të keqe, për një jetë normale dhe më të mirë?,-u shpreh Lulzim Basha./ CNA.al

Skandali 60 mln USD në Zimbabve/ Si u përfshi Klodian Mërtiri në dy tenderat korruptivë

Skandali i tenderave të Klodian Mërtirit/ Arrestohet ministri i Shëndetësisë në Zimbabve

?Mashtrimi? 60 mln USD/ Klodian Mërtiri i inceneratorëve ?në shënjestër? të autoriteteve ndërkombëtare

Lajmet e fundit nga