LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga sot lejohet transporti urban/ Autobuset rikthehen pas tre muajsh mbyllje

24 Qershor 2020, 06:55, Sociale CNA
Nga sot lejohet transporti urban/ Autobuset rikthehen pas tre muajsh mbyllje

Duke nisur nga dita e sotme është lejuar të fillojë punë Transporti publik, si ai qytetas dhe ndërqytetas.

Të gjithë autobusat dhe urbanet publikë, të cilët prej tre muajsh nuk  janë të lejuar të punojnë për shkak të pandemisë së Covid-19, sot mund të rikthehen në punë, sipas protokollit të sigurisë me 13 pika.

Masat kundër Covid-19, detyrojnë përdorimin e një kapaciteti deri në 70% si dhe uljen me maska diagonal të udhëtarëve.

Ministrja e shëndetësisë, Manastirliu ka bërë me dije se nuk do të ketë asnjë tolerancë sa i takon zbatimit të masave, ndërsa ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku premtoi se do të ketë një paketë shtesë financiare që do u vijë në ndihmë transportit publik pas goditjes nga pandemia.

Lajmet e fundit nga