Connect with Us

Mbyllje sërish?/ Kudo në Europë shpërthime lokale të pandemisë

Bota

Mbyllje sërish?/ Kudo në Europë shpërthime lokale të pandemisë

Publikuar

-

Mbyllje sërish? Kudo në Europë shpërthime lokale të pandemisë

Kur gazeta “New York Times” ka shkruar ndonjëherë për Gütersloh, këtë e ka bërë vetëm, kur binte fjala për fondacionin e njohur në botë, Bertelsmann që e ka qendrën në këtë qytet. Por për shkak të shpërthimit të pandemisë në thertoren Tönnies, Gütersloh u fut në kryetitujt e mediave ndërkombëtare. Nga 7000 punonjës të testuar, 1550 janë testuar pozitivisht me virusin. Edhe në rajone të tjera gjermane ka pasur disa vatra të reja shpërthimi. Në Neukölln, Berlin pas rritjes së infeksioneve, 370 familja u futën në karantinë. Në Göttingen 120 vetë të infektuar bënë të izolohej një kompleks pallatesh.

Shpërthime lokale kudo

Vatra të tilla të shpërthimit të ri të pandemisë, që njihen edhe si “Cluster” ka kudo në Europë, tani që po lirohen masat kufizuese në shumë vende. Shpesh brenda familjeve, në gastronomi apo firma. Në Angli në një pulari në Anglesey u testuan 158 punëtorë pozitivisht me virusin. Edhe në fabrika të tjera në Angli ka pasur raste të tilla. Në një azil pleqsh në Austri në dy javët e para të qershorit ndërruan jetë disa banorë pas një infektimi me Corona. Në Vjenë dhe Austrinë e poshtmë 70 punonjës të shërbimit të paketave u testuan pozitivisht me virusin. Izraeli po ashtu pas lirimit të menjëhershëm të masave në maj i trembet një vale të dytë infektimi. 200 shkolla nga 500 në të gjithë vendin janë mbyllur.

Saudi-Arabien | Coronavirus | Pandemie | Mundschutz (Getty Images/AFP/A. Hilabi)

Peter Klimek nga Universiteti Mjekësor i Vjenës, pjesë e ekipit këshillues të qeverisë austriake,  thotë,se në rastet e shpeshtuara të rritjes së infektimeve luan rol lloji i vatrës së infektimeve. “Nëse kemi të bëjmë me grupe të vogla të infektuara, atëherë kjo nuk është shumë shqetësuese, sepse mund ta ndjekim zinxhirin e kontakteve.” Por puna ndryshon, kur ka shpërthim pandemie pas një evenimenti të madh. “Nëse pas një aktiviteti të madh krijohet një vatër infektimesh, zbardhja dhe ndjekja e zinxhirit të kontakteve është shumë më e vështirë.”

LEXO EDHE:  Një Europë pa Merkelin?/ Natyrisht e mundur

Pra ka një dallim, nëse rastet vijnë nga një vatër e vetme, thotë Klimek. “Apo nëse kemi 50 raste infektimi që secili pavarësisht nga tjetri në pjesë të ndryshme të vendit shkojnë tek mjeku me simptoma.” Nëse brenda një kohe të shkurtër shfaqen disa vatra, ku nuk mund të ndiqen më kontaktet, kjo mund të mjaftojë për ta futur sërish një vend në masat kufizuese të “lockdown-it”.

Masat më të rëndësishme

Sipas Klimek në raste të shpërthimeve lokale kanë rëndësi katër masa kryesore: Identifikimi i rasteve, gjurmimi i kontakteve, testimi dhe trajtimi. Kontaktet e të infektuarve duhet të ndiqen shpejt, të izolohen të infektuarit, të trajtohen dhe të testohen njerëzit në ambientin e të infektuarit, sipas ekspertit.

Peter Klimek (Peter Klimek)

Por jo gjithkund mjaftojnë këto katër hapa për të pasur sukses. Në Bullgari për shembull qeveria u detyrua pas rritjes së infektimeve të vendosë sërish detyrimin e maskës, pasi ai u hoq në mesin e qershorit. Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi popullsinë për shkak të rritjes së infektimeve. “Nëse ne nuk e ndryshojmë menjëherë sjelljen tonë në drejtim të mbajtjes së maskës dhe distancës, atëherë kudnër vullnetit tonë do të rikthehemi në gjendjen e mbylljes.” Në Luksemburg qeveria përpiqet me teste masive të pengojë një valë të dytë infektimi. 600.000 banorët e vendit dhe 300.000 që kalojnë kufiriin përkohësisht duhet të testohen rregullisht për të identifikuar zinxhirët e infektimit.

Nuk ka një komplet masash që të mbrojnë me siguri nga pandemia. Ka një përzierje masash të ndryshme, thotë eksperti Klimek: ruajtja e distancës, rregullat e higjienës, kufizimi i kontakteve. Tani dihet se mbyllja e shkollave dhe gastronomisë ka pasur një efekt të ngadalësimit të pandemisë. Këtu bëjnë edhe maskat. Sa më herët të zbatohen masat, aq më efektive janë ato, thotë Peter Klimek./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Sondazhet nxjerrin fitues Joe Biden përballë Trumpit

Publikuar

-

Nga

Kandidati demokrat Joe Biden është në avantazh me 4 pikë përqindje përballë, Presidentin Trump, sipas një sondazhi të realizuar nga Hill-HarrisX.

Sipas shifrave të dala nga ky sondazh, 43 për qind e votuesve të regjistruar, thanë se do të mbështesin Biden për president nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ndërsa 39 për qind e votuesve në sondazhin 3-4 korrik thanë se do të votojnë për Trump.

LEXO EDHE:  Grindja gjermano-greke – një rast për psikologun

LEXO EDHE:  Një Europë pa Merkelin?/ Natyrisht e mundur

Pesë përqind e votuesve thanë se preferojnë dikë tjetër, ndërsa një përqindje shtesë prej afro 5 për qind e votuesve thanë që nuk planifikojnë të votojnë në zgjedhje.

Anketa  zbulon se epërsia e Biden është ngushtuar me 10 pikë nga përplasja e muajit të kaluar, ku Trump po sumonte ish-Zëvendës Presidentin demokrat. /CNA.al

Sondazhet e ditëve të para të korrikut

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Njeriu i Merkel/ Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

Publikuar

-

Nga

Njeriu i Merkel/ Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Budestagun gjerman, Johann Wadephul ka shprehur keqardhjen se marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar ende.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Wadephul shton se aprovimi i reformës zgjedhore dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjykata e Lartë në SHBA vendos për taksat e presidentit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Lartë në SHBA vendos për taksat e presidentit

Gjykata e Lartë amerikane do të bëjë të njohura sot opinionet përfundimtare të mandatit të saj të tanishëm.

Vëmendja është përqendruar në tre çështje të cilat lidhen me kërkesat e disa komisioneve të Kongresit dhe të një prokurori të Nju Jorkut që presidenti Donald Trump të publikojë taksat dhe dokumente të tjera financiare.

Presidenti Trump, i cili nuk ka ndjekur praktikën e kandidatëve të tjerë presidencialë, duke refuzuar të bëjë publike dokumentet tatimore gjatë fushatës së vitit 2016, është përpjekur të bllokojë publikimin e dokumenteve të tij financiare.

Disa komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar të dhëna për këto dokumente nga dy banka, Capital One dhe Deutsche Bank, si dhe nga firma e kontabilitetit Mazars USA.

Çështja kryesore që po shqyrtojnë gjyqtarët ka të bëjë me ndarjen e pushteteve midis degëve të qeverisë federale dhe kompetencave të kongresit për të hetuar një president.

Avokati i zotit Trump, Patrick Strawbrige, tha gjatë argumentimit të çështjes në muajin maj se kërkesat për dokumentet financiare nuk i shërbenin ndonjë qëllimi me rëndësi dhe se ligjvënësit nuk duhet të kenë autoritet të pakufizuar për të hetuar një president.

Ndërkaq, disa gjykata të nivelit më të ulët Nju Jork dhe Uashington dhanë vendime kundër Presidentit Trump në çështjen e kërkesës për dokumentet financiare.

Gjyqtari Jon O. Newman i Gjykatës së Apelit për Qarkun e Dytë të Nju Jorkut shkruante:

“Interesat e komisionevetë Kongresit për të ushtruar funksionet e tyre kushtetuese dhe legjislative janë një interes publik shumë më i rëndësishëm se çfarëdo interesi tjetër …”.

Jay Sekulow, një tjetër avokat i zotit Trump, argumentoi para Gjykatës së Lartë në muajin maj se presidenti gëzon “imunitet të përkohshëm kushtetues” nga ndjekja penale gjatë kohës që shërben në detyrë dhe se prokurori i qarkut të Nju Jorkut nuk ka asnjë autoritet për të hetuar zotin Trump.

LEXO EDHE:  Pasaporta në shitje/ Ku dhe sa duhet të paguash për të marrë shtetësinë e një vendi tjetër

LEXO EDHE:  VIDEO/ Shpërthimet në Turqi, 10 viktima dhe më shumë se 40 të plagosur

Carey Dunne, këshilltar i përgjithshëm për prokurorin e qarkut të Manhatanit, tha se presidentët, ndërsa gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, ata nuk përjashtohen nga kërkesat që të dorëzojnë dokumente. Për më tepër tha zoti Dunne, të dhënat që kërkon zyra e tij i takojnë periudhës përpara mandatit të Presidentit Trump dhe nuk mbrohen nga privilegji ekzekutiv.

“Ekziston një rrezik që presidentët amerikanë dhe palë të treta pa dashje të dalin mbi ligjin”, tha ai.

Gjykata e Larta e ka trajtuar edhe në të kaluarën çështjen nëse një president në detyrë duhet të përmbushë një kërkesë ligjore për dokumente.

Në vitin 1973, gjykata vëndosi njëzëri kundër Presidentit Richard Nixon në çështjen që lidhej me dorëzimin e regjistrimeve audio të Shtëpisë së Badhë tek një prokuror special. Gjykatësit po ashtu morën një vendim të njëzëshëm kundër Presidentit Bill Clinton në vitin 1997, duke lejuar një proces gjyqësor në ngarkim të presidentit për ngacmim seksual.

Gjatë argumenteve me gojë në muajin maj, të nëntë gjyqtarët lanë shumë pak të kuptohet se çfarë ane do të mbajnë për çështjet e ngritura para tyre.

Përveç vendimit në favor të njërës ose tjetrës palë, gjyqtarët mund të vëndosin dërgimin mbrapsht të çështjeve për rishqyrtim nga një gjykatë më e ulët.

Ndërsa vendimet e gjykatës së ulët kundër zotit Trump erdhën mes procesit për shkarkimin e tij nga Dhoma e Përfaqësuesve nën akuzat për pengim të drejtësisë dhe abuzim pushteti, akuza për të cilat Senati e nxori të pafajshëm, vendimi i Gjykatës së Lartë vjen ndërsa vendi është vetëm pak muaj para se të vendosë nëse do të rizgjedhë zotin Trump për një mandat të dytë presidencial, apo rivalin e tij, ish Zëvendës Presidentin Joe Biden./VOA

LEXO TE PLOTE