Connect with Us

Kupa e Shqipërisë, ja kur do të luhen 4 sfidat çerekfinale

Sport

Kupa e Shqipërisë, ja kur do të luhen 4 sfidat çerekfinale

Publikuar

-

Superiorja i lë radhën ndeshjeve të kthimit të Kupës së Shqipërisë, që zhvillohen sot. Shanset për të shkuar ndeshjet në shtesë janë, ndaj edhe FSHF ka vendosur të ndryshojë oraret. Tre ndeshje nisin në orën 16:30, kurse njëra në 19:30.

Tirana e ka formalitet ndeshjen e kthimit, pasi e ka mundur Besëlidhjen me rezultatin 5-1 në kryeqytet. Bardheblutë mund të bëjnë rotacion dhe të mendojnë për ndeshjen e kampionatit me Skënderbeun.

Në Durrës është finale. Teuta barazoi në fund me Vllazninë dhe rezultati 2-2 e favorin skuadrën e drejtuar nga Edi Martini, nisur edhe nga problemet e shumta që shkodranët kanë pasur javët e fundit.

LEXO EDHE:  Tirana 6 orë pa drita/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Edhe Kukësi është favorit për të kaluar në gjysmëfinale, pasi e ka mundur 2-1 Apoloninë në Fier, kurse në Korçë është finale. Skënderbeu duhet të përmbysë humbjen 1-0 të pësuar në Ballsh, ndaj një Bylisi që vetëm pak ditë më parë e mposhti edhe në kampionat. Dëshira e korçarëve për hakmarrje është e madhe.

KUPA E SHQIPËRISË – FAZA ÇEREKFINALE
E mërkurë, më 24 qershor 2020

Ora 16:30 | Kukësi-Apolonia (2-1)
Ora 16:30 | Besëlidhja-Tirana (1-5)
Ora 16:30 | Teuta-Vllaznia (2-2)
Ora 19:30 | Skënderbeu-Bylisi (0-1)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Publikoi videon e sherrit gjatë ndeshjes Dinamo-Laçi, Artan Hoxha: Më kërcënoi djali i Pashk Laskës

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha, ka denoncuar në emocionin “Procesi Sportiv” një ngjarje të rëndë që pason atë të ndeshjes Dinamo-Laçi të tre ditëve më parë. Hoxha kishte publikuar në fund të asaj ndeshje pamjet kur nga tribunat, mbështetës të Laçit bënin presion ndaj gjyqtarit që të mos anulonte golin e kurbinasve në mbyllje të sfidës me Dinamon e cila u mbyll barazim 1-1.

“Publikova videon sepse ishte një ngjarje që dukej e rëndë për javën e dytë të kampionatit se si mundoheshin të ndikonin të pashqetësuar edhe në vendimin e VAR-it. Ajo që ndodhi është se menjëherë filluan telefonatat dhe kërcënimet : “Kush je ti? Çfarë ke me Laçin?”. Këto janë njerëz që i kanë krahët e ngrohta nga FSHF dhe nuk u ndodh asgjë ndaj janë mësuar të bëjnë gjëra të tilla.

Por jo vetëm kaq. Isha në stadium dje për të ndjekur ndeshjen Tirana-Egnatia dhe isha mes kolegësh në tribunën e mediave. Në pushimin e ndeshjes vijnë tre persona dhe më kërcënuan ndërsa bëja detyrën time. Një situatë absurde aq sa kolegët u kthyen nga ana tjetër. Po kush ishin këta? Ishte drejtori i klubit, ishte djali i presidentit, Kleo Laska, si dhe një person tjetër që shoqërohet me këta. Janë persona të cilët e them i kanë krahët e ngrohta e nuk i ndal kush. Nuk kam asgjë me Laçin, kanë ekip të shkëlqyer, por janë perosna të tillë.

LEXO EDHE:  Tirana 6 orë pa drita/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

LEXO EDHE:  Një Skënderbe me ngjyra siç nuk e keni parë ndonjëherë!



I kam bërë denoncim në polici. Por kur shkon puna pastaj atje ose do të kërkohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë që nuk t’i jep kush, ose të kërkohen dëshmitarë. Po kush të dalë dëshmitar aty, Ylli Aga që ishte ngjitur? Kolegët u kthyen nga ana tjetër në ato momente. E kam pyetur shpesh veten se pse Gëzim Sinemati nuk shkon në stadium dhe në situatë si kjo e kuptova. Nuk shkon sepse atje të bëjnë agresion për atë që thua”, tregoi Hoxha këtë eksperiencë të fundit me personazhet e futbollit shqiptar.

Video e publikuar para 3 ditesh nga Artan Hoxha:

LEXO TE PLOTE

La Liga

Barcelona zhgënjen sërish, i shpëton humbjes në minutat e fundit

Publikuar

-

Nga

As kthimi i mbështetësve në shkallët e stadiumit nuk po ndihmon ekipin e Ronald Kuman që të gjejë rrugën e duhur. Pak ditë më parë, skuadra u mund 3-0 në fushën e vet nga Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve. Një shuplakë e rëndë, nga e cila katalanasit nuk e kishin marr veten, pasi edhe sot thuajse u mundën nga një ekip shumë më modest në kampionat si Granada, me sfidën që përfundoi 1-1 vetëm falë golit të Arauho në mbyllje të dueelit.

Granada gjeti avantazhin që në minutën e dytë të takimit me Duarte dhe më pas ishte shumë më e organizuar se katalanasit të cilët rrezikuan kryesisht me goditje standarde duke goditur edhe shtyllën me anë të Serxhi Roberto. Katalanasit provuan në të gjitha mënyrat por nuk po çanin mbrojtjen e ngjeshur të vendasve.

LEXO EDHE:  Regjimi i ri në spitale/ Unifikohen oraret e vizitave

LEXO EDHE:  Një Skënderbe me ngjyra siç nuk e keni parë ndonjëherë!



Kështu, me kalimin e minutave dukej se po afronte një humbje tjetër për ekipin në shtëpi, me tifozët që shprehën pakënaqësinë e tyre. Në dëshpërimin e minutave të fundit, Pike dhe Arauho kaluan nga qendra e mbrojtjes si qendërsulmues. Falë insistimit të tyre erdhi goli i numrit 4 të katalanasve kur regjistrohej minuta e 90 e sfidës, për të marrë të paktën një pikë për Barcelonën e për të evituar katastrofën edhe në kampionat.

LEXO TE PLOTE

Sport

Sa shumë kuqezinj, spektakël në derbin e shqiptarëve në Turqi

Publikuar

-

Nga

Kategoria e dytë turke sot ka dhuruar një ndeshje mjaft interesant mes klubeve që kanë shumë futbollistë shqiptarë në përbërjen e tyre. Skuadra e Boluspor me në përbërje Selmanin, Roshin e Bregun, priti në fushën e saj Istanbulsporin ku luajnë Et’hemi, Rroca e Abazaj. Vetëm ky i fundit mungoi në këtë ndeshje për shkak dëmtimi, dhe me kaq shumë shqiptarë në fushë nuk kishte si të mos ishin protagonistë.

Te Boluspor binin në sy shpërthimet e Bregut e sidomos Roshit në të djathtën ku ishte i pandalshëm dhe organizonte aksion pas aksioni. Edhe Selmani në portë bëri disa pritje vendimtare. Por gardiani u mposht në pjesën e dytë nga një aksion i Et’hemit, i cili dha asistin për golin e 1-0 të shënuar nga Bagis.

LEXO EDHE:  Digjni kalori duke ndenjur, këto janë oraret kur mund të dobësoheni pa bërë ushtrime

LEXO EDHE:  Finalja e Kupës së Shqipërisë/ “Shpërthen" Artan Hoxha: Titulli i vendosur, ja kush do fitojë sezonin e ri



Megjithatë, ish-mesfushori i Kukësit gaboi dy herë brenda pak minutave duke u ndëshkuar me dy të verdhë e duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Nga kjo përfitoi Boluspor që insistoi derisa gjeti golin e barazimit në minutën e 89-të, për të marrë një pikë të rëndësishme për renditjen, pasi mbetet pranë grupit të ekipeve që luftojnë për ngjitjen në elitë.

LEXO TE PLOTE