Connect with Us

Ja si e blen ndikimin Kina në SHBA

Blog

Ja si e blen ndikimin Kina në SHBA

Publikuar

-

Ja si e blen ndikimin Kina në SHBA

Nga Curtis Ellis “American Greatness”

* Partia Komuniste Kineze, po zhvillon aktualisht një luftë informative për të diktuar opinionin publik amerikan, me synim ndikimin e politikës tonë ekonomike dhe qeveritare në dobi të tyre. Por PKK nuk po e bën këtë duke blerë reklama në televizione. Kjo lloj mënyre është  për ta shumë amerikane.

Në vend të kësaj, kinezët bashkë-zgjedhin udhëheqësit tanë, dhe blejnë kompani të tëra. Metodat e Kinës janë më të sofistikuara dhe më tinëzare sesa thjesht dhënia e zarfeve plot me para agjentëve amerikanë të ndikimit. Shpesh, këta të fundit as që e dinë që janë rekrutuar nga Pekini.

Partia Komuniste Kineze e manipulon vetë-interesin e synimeve të saj, duke i bërë ata rekrutë pa dashjen e tyre. Rrallë herë mund të dëgjoni që dikush prej këtyre ndikuesve të thotë:”Partia Komuniste e Kinës është me siguri e shkëlqyer, dhe ne duhet ta lëmë atë të drejtojë botën! Të gjithë t’i bindemi vizionit të saj!”.

Përkundrazi,  ata thonë diçka të tipit:”të bërit biznes me PKK është një kapitalizëm i tregut të lirë”, apo që “ne kemi nevojë për një botë paqësore dhe harmonike”, ose që “kjo është ajo që ajo do të mbronte sot çdo person i arsyeshëm”.

Por gjithçka që ata thonë dhe bëjnë – ose nuk thonë dhe bëjnë- shkon në favor të avancimit të qëllimeve të PKK-së. Disa nga këta ndikues kanë një interes të caktuar për ruajtjen e statuskuosë. Disney, kompania mëmë e ABC News, shpërndan filma në Republikën Popullore të Kinës.

Të njëjtën gjë bëjnë Ditto NBC, CBS (Paramount Studios) dhe CNN. Ndërkohë Hollivudi ka nevojë për leje nga qeveria e Kinës që të shpërndajë filmat e tij. Për dekada të tëra, bizneset amerikane në Kinë kanë rënë dakord që të mbyllin gojën, edhe kur PKK hakeron kompjuterët e tyre, u vjedh projektet, apo kur prodhon produkte të rreme të kopjuara prej tyre.

Ato jo vetëm që nuk kanë paraqitur ankesa kundër shkeljeve të ligjit të tregtisë, por kanë mbështetur vazhdimin e të njëjtës marrëdhënie jofunksionale, që e ka fuqizuar më tej Pekinin. Ato kanë frikë të sulmojnë regjimin, që ka një kontroll absolut mbi biznesin e tyre në Kinë.

Ata e dinin se Kina mund të pengojë ose u heqë licencat, vendosë kufizime dhe madje të konfiskojë fabrikat e tyre. Sipërmarrrësit e Wall Street fitojnë miliarda duke bërë biznes me qeverinë komuniste të Kinës. Pekini i ka dhënë miliarda dollarë “Bridgewater Capital”, një institucioni financiar i drejtuar nga Rej Dalio.

Natyrisht, ju e shihni shpesh atë të dalë në televizion duke na thënë të gjithëve, se si sistemi komunist i Kinës është superior ndaj atij tonit. Henk Polson e drejtoi bankën “Goldman Sachs” kur nuk ishte Sekretar i Thesarit të SHBA-së.

Ai dhe bankierët e tij në Wall Street, kanë qenë partnerë të besueshëm në avancimin e linjës së Partisë Komuniste Kineze në promovimin e “globalizmit për të tërë”. Ata në Wall Street kanë si Perëndi vetëm paranë, dhe ose nuk e kuptojnë, ose nuk u intereson fakti që janë duke e shitur vendin e tyre.

Tregtia e ka dobësuar shumë frymën e tyre të patriotizmit. Wall Street ka lobuar shumë për të investuar pensionet dhe fondet amerikane në kompanitë e kontrolluara nga qeveria kineze. Kjo jo vetëm që furnizon me para diktaturat, por kërcënon të kthejë miliona amerikanë të zakonshëm në agjentë të ndikimit kinez, pasi ata do të jenë të interesuar ta mbështesin PKK që pensionet dhe kursimet e tyre të shndërruara në aksione kompanish, të mos rrezikohen.

LEXO EDHE:  Kosovë/ SHBA kërkon luftimin e korrupsionit dhe dialog me Serbinë

Pastaj është lobi i importuesve. Të gjitha kompanitë e mëdha, nga Walmart tek Shoqata e Këpucëve dhe Veshjeve, dhe deri tel Dhoma Amerikane e Tregtisë amerikane dhe Tryeza e Rrumbullakët e Biznesit, varen nga importet e lira nga Kina.

Ata lobojnë kundër vendosjes së tarifave mbi Kinën, dhe që “rastësisht” është pikërisht ajo që dëshiron edhe PKK që ata të bëjnë. Vini re që shumë gazeta varen nga të ardhurat nga reklamat nga këta importues, dhe nga shitësit me pakicë që transportojnë mallrat e tyre.

Kur këto interesa kamuflohen nën fjalinë “është në interesin kombëtar që ne të vazhdojmë marrëdhëniet aktuale tregtare me Kinën”, ata nënkuptojnë atë që është në interesin e tyre si biznes.

Partia Komuniste Kineze, e kupton ndikimin korruptues të biznesit të huaj. Gazetari Emon Fingleton, shpjegon se si perandoria kineze u hap ndaj kapitalit të huaj në shekullin XIX-të.

“Investitorët e huaj krijuan aleanca me elitat vendase, të cilët në fakt u bënë lobiste të kapitalit të huaj. Paratë e huaja e paralizuan qeverinë vendase dhe politikë-bërjen e pavarur. Shumë shpejt, elitat vendase u identifikuan me të huajt”’-shkruan ai.

Komunistët kinezë mësuan nga ajo histori, dhe sot po bëjnë të njëjtën lojë, vetëm se në anën e kundërt. Ata i kanë blerë elitat amerikane, dhe po i përdorin ato si lobistët e tyre në Uashington. Këto elita po i identifikojnë interesat e tyre me interesat e PKK.

Bizneset amerikane janë bërë avokatët dhe lobistet e Pekinit. Partia Komuniste Kineze, përdor të njëjtën taktikë në të gjithë botën. Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, kanë korporata globale që janë të etura të “pijnë” në “lumin” e parave që ofron PKK.

Bashkimi Evropian dhe Gjermania, kanë qëndruar kryesisht të heshtura ndërsa Pekini po shtyp Hong Kongun. Diplomatët në Bruksel dhe Berlin, janë vënë nën kontrollin e korporatave që nuk duan të prishin biznesin e tyre me Pekinin. Mos e harroni këtë herën

tjetër kur të dëgjoni prej tyre fjalinë:”Ne nuk mund të punojmë vetëm, por me aleatët tanë”, referuar kjo Kinës. PKK është shumë e aftë në lidhjen e aleancave.

Ajo shfrytëzon dobësitë e shënjestrave të tij, për t’i bërë ato pjesë të kauzës së saj. Biznesmenëve u pëlqejnë paratë, ndaj Pekini u ofron mundësi tregtare shumë fitimprurëse. Politikanët kanë nevojë për para, prandaj PKK ka donatorë të fushatës për t’i diktuar vullnetin e saj drejtuesve tanë politikë.

Krijuesit e politikave, duhet të besojnë se ata janë mendimtarë të mëdhenj dhe ideorë strategjikë, ndaj PKK e maskon agjendën e saj nacionaliste në gjuhën e “globalizimit”, “globalizmit” dhe “një të ardhmeje post-nacionale”. Gazetarët janë të ndjeshëm ndaj mendimit të grupit dhe mençurisë konvencionale.

Ata vetë-censurohen në pasigurinë e tyre intelektuale, dhe përfitojnë nga burimet e tyre të fuqishme në Wall Street dhe Washington, ndaj PKK-ja i shfrytëzon këto dobësi. Ajo korrupton gjithçka dhe çdokënd që ka ndikim në kulturën, ekonominë dhe qeverinë tonë./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

E çuditshme por e vërtetë/ Karantina ka bërë më të lumtura shumë familje

Publikuar

-

Nga

E çuditshme por e vërtetë/ Karantina ka bërë më të lumtura shumë familje

Disa njerëz mund të mos bien dakord, por një studim i ri sugjeron se mbyllja e imponuar në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka forcuar marrëdhëniet e shumë prindërve me fëmijët e tyre.

Studimi, i publikuar nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Ekonomike në Universitetin Eseks në Britaninë e Madhe, zbuloi se rreth një e katërta e prindërve, raportojnë përmirësim të  marrëdhënieve me fëmijët e tyre, që kur qeveria britanike miratoi politikën e saj të qëndrimit në shtëpi.

Më pak se 5 për qind e të anketuarve, thanë se raportet me fëmijët ishin përkeqësuar. Rezultatet bazohen në hulumtimet për studimin e Kuptimit të Shoqërisë gjatë Covid-19, një studim kombëtar përfaqësues që mblodhi të dhëna nga 5.500 prindër.

Studimet e mëparshme të institutit, kanë raportuar se nënat po kryejnë një sasi disproporcionale punësh shtesë, përfshirë në kujdesin për fëmijët, që normalisht në atë periudhë do të duhej të ishin në shkollë. Por gjetjet e reja, sugjerojnë se kjo nuk ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet e tyre me fëmijët.

“Shumë nga studimet e fundit, kanë nxjerrë në pah barrën ekonomike dhe të kujdesit në rritje fëmijët nga ana e grave”- thotë profesore Briena Perelli-Harris nga Qendra ESRC për Ndryshimin e Popullsisë në Universitetin e Sauthemptonit, që e drejtoi studimin së bashku me Sandra Ualzenbah nga Universiteti Eseks.

Ajo tha se një studim i muajit prill mbi pasojat e Covid-19, tregoi se nënat kalonin mesatarisht 9 orë më shumë në javë gjatë karantinës për kujdesin e fëmijëve dhe shkollimin e tyre në kushtet e shtëpisë, krahasuar me baballarët.

“E megjithatë, gati një e treta e grave duket se po përfitojnë nga masat kufizuese, si një kohë për t’u afruar me fëmijët e tyre. Vetëm 5 për qind e tyre, raportuan se marrëdhëniet e tyre ishin përkeqësuar. Duket se përkundër presioneve të pabarabarta të shkollimit në shtëpi dhe punëve të shtëpisë, nënat raportuan më shumë sesa baballarët një përmirësim në marrëdhëniet e tyre”- thotë Perelli-Harris.

LEXO EDHE:  Trump nuk ndalet/ Duam të hyjmë në Kinë, të hetojmë shpërthimin e koronavirusit

LEXO EDHE:  Nuk zbatoi urdhrin e Donald Trump/Si e pësoi Prokurorja e Përgjithshme e SHBA

Shumë prindër, thanë se kishin marrëdhënie më të ngushta me fëmijët e tyre, pasi kishin ndihmuar në shkollimin e tyre në kushtet e shtëpisë. Gati 40 për qind e prindërve, që i reduktuan orët e tyre të punës për t’u kujdesur për fëmijët, thanë se marrëdhëniet mes tyre ishin përmirësuar.

Vetëm 6 për qind, pohuan se marrëdhëniet e tyre ishin përkeqësuar. Por, disa prindër kanë hasur më shumë vështirësi se të tjerët. Më pak nëna beqare, raportuan një përmirësim në marrëdhëniet me fëmijët e tyre, dhe më shumë pohuan se ato ishin përkeqësuar.

Rreth 10 për qind e prindërve që thanë se e kishin të vështirë të përballeshin me situatën e re, apo që mendonin se e ardhmja e tyre financiare do të përkeqësohej, ka më shumë të ngjarë të thonë se marrëdhëniet me fëmijët e tyre ishin përkeqësuar, ndërsa 27 për qind thanë se marrëdhëniet e tyre ishin përmirësuar.

“Vëzhgimi ka treguar se puna nga shtëpia dhe ndihma në kryerjen e detyrave të shkollës në shtëpi, duket se përmirëson marrëdhëniet prindër-fëmijë”- deklaron Perelli-Harris. Por ajo thekson se ata që kanë mundësi të punojnë nga shtëpia, kanë shumë të ngjarë të kenë të ardhura dhe arsim më të lartë. Në përgjithësi, gati një e treta e atyre që ndodhen në situata më të vështira, raportojnë gjithsesi se marrëdhëniet e tyre me fëmijët ishin përmirësuar./ The Guardian-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga i pastrehë në yll kinemaje/ Historia tragjike, por dhe frymëzuese e Silvester Stalones

Publikuar

-

Nga

Nga i pastrehë në yll kinemaje/ Historia tragjike, por dhe frymëzuese e Silvester Stalones

Të thuash që Silvester Stalone ka pasur një jetë të vështirë, do të ishte një nënvlerësim i madh. Nga të gjitha rrëfimet frymëzuese të artistëve me famë botërore, e tija është sigurisht e më e spikatur. Shumë njerëz e njohin Stalonen përmes filmit “Rocky”, historinë e një boksieri amator që përpiqet të mbijetojë në rrugët e Filadelfias.

Për të siguruar jetesën, Balboa punon si mbledhës borxhesh për llogari të një gangsteri të zonës, dhe ndeshet në nivele amatore për shuma të vogla parash. Më në fund, shfrytëzon shansin e madh, dhe arrin të bëhet kampion bote i peshave. Ky film ka në fakt shumë elementë autobiografikë.

Jeta për Stalonen ishte një luftë e vërtetë që kur lindi. Problemet gjatë lindjes, u shoqëruan me një gabim të mjekut gjinekolog, që i shkaktuar një paralizë të pjesshme të fytyrës në anë e majtë, duke përfshirë pjesë të mjekrës, buzës dhe gjuhës.

Për pasojë, Stalone mbeti me pamjen e tij hungëritësh, dhe fliste me vështirësi. Duke u rritur në një zonë të Nju Jorkut të njohur si “Hell’s Kitchen”, Stalone ishte dëshmitar i zënkave të vazhdueshme në shtëpi midis nënës dhe babait të tij.

Kur u largua nga shtëpia, paragjykohej vazhdimisht për shkak të pamjes së tij të çuditshme, dhe vështirësisë në të folur. U përjashtua shumë herë nga shkolla, si rezultat i notave të dobëta, përleshjeve të shpeshta me bashkëmoshatarët, dhe problemeve me sjelljen.

Problemet e vazhdueshme financiare, sollën edhe dëbimin nga shtëpia ku banonte me qira.

I pastrehë për mbi 3 javë, aktori ishte i dëshpëruar për para, dhe pikërisht në atë kohë ai pranoi një rol në një film pornografik. Për punën e tij, u pagua vetëm 200 dollarë në 3 ditë xhirime.

Siç kujton më vonë Stalone:”Isha i detyruar ose të luaja në atë film ose të vidhja dikë, pasi nuk kisha rrugë tjetër”. Më pas Stalone vendosi të bëhet aktor profesionist. Por pavarësisht audicioneve të shumta që dha, u përball në fillim me refuzime të shumta.

Në këto kushte, Stalone mendoi të hynte në botën e kinemasë si skenarist. Sërish u refuzua. I mbetur pa asnjë të ardhur, e shiti i dëshpëruar për 50 dollarë qenin e tij të dashur. Jeta e tij vazhdoi të ishte e mjerueshme. Pasi shëtiste gjithë ditën nëpër rrugëve të ngrira të Nju Jorkut, mbrëmjeve shkonte në një bibliotekë të zonës për t’u ngrohur disi.

Duke shfletuar libra të ndryshëm në raftet e bibliotekës, ai gjeti edhe një herë frymëzimin për të shkruar një tjetër skenar. Për të përsosur stilin e tij, Stalone lexoi vepra të ndryshme të shumë autorëve të famshëm. Nëpërmjet tyre, ai gjeti edhe një herë motivimin e nevojshëm për t’ia dalë, pavarësisht rrethanave të vështira ku gjendej.

LEXO EDHE:  Cisterna iraniane/ Greqia kalon në anën e SHBA

LEXO EDHE:  Nuk zbatoi urdhrin e Donald Trump/Si e pësoi Prokurorja e Përgjithshme e SHBA

Në 1975, pasi pa ndeshjen e boksit mes Muhamed Ali dhe Çak Uepner, Stalone filloi të krijojë idenë e një skenari filmi. Ai e shkroi për 3 ditë skenarin për filmin “Rocky”. Ua propozoi atë shumë producentëve. Por për muaj më radhë sërish u refuzua.

Më në fund gjeti një regjisor që e përqafoi idenë e tij, Robert Çertof. Por studioja që e pranoi skenarin “United Artists”, këmbëngulte të gjente një aktor tashmë të njohur për të luajtur rolin e Roki Balboas. Por Stalone as nuk e çonte ndërmend, që dikush tjetër të luante në një rol të krijuar prej tij me aq shumë mund.

Pavarësisht ngurrimit të tyre të vazhdueshëm, regjisorët në fund ranë dakord që të ishte vetë Stalone ai që do të luante personazhin e Rokit. Kompania “United Artists”, ishte shumë mosbesuese dhe mori paraprakisht masa ndaj humbjeve të mundshme në shitjen e biletave. Por “Rocky” do të kishte në fakt shumë sukses, duke mbuluar të ardhurat zhgënjyese që pati filmi tjetër i kësaj kompanie, i dalë në të njëjtën kohë.

“Rocky” pati një buxhet i vogël prej 1 milionë dollarësh, çka e detyroi stafin të përshpejtonte prodhimin. Por kjo u bë më e vështirë nga dëmtimet fizike që pësoi Stalone dhe Karl Uedhërs (që luajti rolin e Apollo Kridit) gjatë një skene në ring. Përkundër këtyre pengesave, “Rocky” arriti të përfundojë xhirimet në vetëm 28 ditë.

Që në fundjavën e parë të premierës, filmi arkëtoi mbi 5 milionë dollarë fitime. Dhe kur u llogaritën arkëtimet në total disa javë më vonë, “Rocky” kishte prodhuar një fitim prej 117 milionë dollarësh vetëm në kinematë e Amerikës së Veriut.

Ndërkohë, në vendet të tjera fitimet llogariteshin mbi 107 milionë dollarë. Shitjet totale të biletave, garantuan një kthim prej mbi 11.000 për qind të investimit që kishte bërë studioja filmike. “Rocky” rezultoi të ishte filmi më fitime më të mëdha në SHBA për vitin 1976.

Stalone u nominua për aktorin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal në ceremoninë e 49-të të Academy Aëards. Sot, Silvester Stalone ka një pasuri prej mbi 400 milionë dollarësh, dhe është shfaqur në më shumë se 50 filma si aktor dhe procudent. “Askujt nuk i pëlqen të dështojë. Unë i mësova leksionet që më dha jeta. Ajo të jep dhunti të caktuara, dhe t’i duhet që t’i shfrytëzosh ato”- thotë aktori./ Powerofpositivity.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Shtatë luftërat, ku forcat guerile mposhtën ushtritë profesioniste

Publikuar

-

Nga

Ushtritë e mëdha profesioniste, nuk i fitojnë gjithmonë luftërat ku angazhohen. Ndonjëherë ato që fitojnë janë njësitë luftarake të parregullta; qofshin këto forca vullnetare apo specialistë të trajnuar me taktikat jo konvencionale të luftës. Ata përballen me armikun përmes taktikave të ndryshme të mashtrimit, duke ia dalë të kenë avantazh ndaj një armiku shumë më të përgatitur apo më të madh në numër.

Spanja dhe lindja e guerileve

Termi “luftë guerile” vjen nga Lufta Gadishullore e viteve 1807-1814. Perandori francez, Napoleon Bonaoparti përdori një kombinim të manovrave politike dhe ushtarake, për të vënë nën kontroll Spanjën, dhe për të vendosur në fronin e saj mbretëror vëllain e tij.

Po kjo gjë u kundërshtua nga shumë spanjollë, të cilët sulmuan forcat pushtuese, dhe i mbështetën britanikët kur ata nisën të përballen me Napoleonin në gadishullin Iberik.

Sulmet nga njësitet guerile ishin shpesh brutale, ashtu siç ishin edhe hakmarrjet ndaj tyre, që përfshinin masakrat e shumta të kryera nga ushtarët francezë. Fjala “guerile”, që në spanjisht do të thotë “luftë e vogël”, hyri në gjuhën angleze përmes trupave britanike që e dëgjuan atë shpesh në gadishull.

Revolucioni Haitian

Revolucioni Haitian i viteve 791-1804 ishte unik në llojin e vet. Ai pati sukses dhe nuk u nxit nga shtresa e mesme, por përkundrazi ishte një rebelim i madh i skllevërve. Banorët e Santa Domingos i dëbuan kolonistët francezë. Njësitet e rebelëve përbëheshin nga skllevër të çliruar.

Zemërimi i shkaktuar nga skllavëria, solli akte brutale nga të dy palët. Numri i të vdekurve ishte i jashtëzakonshëm. Pasi i dëbuan padronët e tyre kolonialë, rebelët themeluan kombin e Haitit. Ajo ngjarje i tronditi fuqitë e mëdha të Evropës.

Të Njëmijtët në Itali

Fushatat e Xhuzepe Garibaldit për të bashkuar Italinë, u zhvilluan përmes forcave të parregullta ushtarake. Garibaldi ishte një nacionalist që mbështetej tek vullnetarët atdhetarë, për të formuar ushtritë me të cilat realizoi revolucionin e shumëpritur.

Ekspedita e Të Njëmijtëve në Sicili e vitit 1860 ishte më e shquara nga ato fushata. Duke qenë 25 herë më pak në numër se sa armiku, këmishëkuqtë e Garibaldit arritën të mposhtin ushtritë profesioniste të Mbretërisë së Napolit në një seri betejash të vogla.

Duke sulmuar gjithmonë të parët, trupat e Garibaldit ngjallën panik tek napolitanët. Kur kërkuan armëpushim, këta të fundit ishin sërish 5 herë më të shumtë në numër, megjithëse siçilianët kishin kaluar në anën e Garibaldit. Pasi vuri nën kontroll Siçilinë, Garibaldi u hodh në pjesën kontinentale të vendit. Ai e pushtoi Mbretërinë e Napolit, duke hyrë në qytet hipur në një tren me një pjesë të vogël të ushtarëve të tij. Ai ia kishte dalë të bashkonte pjesën më të madhe të Italisë.

Lufta e Dytë Botërore

Lufta e Dytë Boere e viteve 1899-1902, nuk solli një fitore të trupave të parregullta. Por ajo kujtohet ende si një triumf i taktikave guerile. Lufta nisi me sukseset e njëpasnjëshme të Boerëve, të cilat e tronditën Perandorinë Britanike. Britanikët u kundërpërgjigjën, duke dërguar në koloninë e Afrikës së Jugut një ushtri profesioniste.

Trupat britanike marshuan përtej Republikës së Transvalit dhe Shtetit të Lirë të Oranzhit, duke i detyruar boerët që të tërhiqen. Më pas këta të fundit, nisën të përdorin taktikat guerile. Pushkatarët boerë i shkaktuan dëme të rënda britanikëve.

LEXO EDHE:  Uashington/Bisedohet për hapjen e ambasadës në Kubë

LEXO EDHE:  Cisterna iraniane/ Greqia kalon në anën e SHBA

Luftimet e vazhdueshme guerile, i detyruan britanikët të ndërtonin kampe përqendrimi dhe të rrethonin me tela me gjemba zona të mëdha nëpër shkretëtirë, për të kufizuar lëvizjen e boerëve. Edhe pse në fund britanikët fituan, ajo ishte një fitore e dhimbshme, dhe nga e cila mësuan shumë gjëra se si nuk duhej luftuar.

Afrika Lindore në Luftën e Parë Botërore

Britanikët u përballën me një situatë të ngjashme në Afrikën Lindore gjatë Luftës së Parë Botërore. Këtu, koloneli gjerman Paul Von Letov-Vorbek, e kuptoi se kishte shumë më pak trupa se armiku. Dhe në vend të një beteje frontale, ai e riorganizoi ushtrinë e tij duke përdorur pritat dhe sulmet guerile. Ai godiste dhe tërhiqej me shpejtësi.

Britanikët i ndoqën gjermanët këmba-këmbës duke përfituar nga numri i madh i trupave në dispozicion, përfshirë trupat e Afrikës së Jugut që kishin luftuar më parë kundër tyre. Gjenerali britanik Jan Smats, një veteran boer, drejtoi fushatën më të suksesshme kundër tij, duke përdorur manovrat dhe jo forcën brutale.

Gjatë 4 viteve të luftës, britanikët nuk ishin në gjendje të kapnin Letov-Vorbek. Bastisjet dhe vjedhjet e furnizimeve nga ana e gjermanëve, ishin vazhdimisht problematike për ushtrinë britanike.

Burma në Luftën e Dytë Botërore

Britanikët ndërruan rolet në Burma gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këtu, të nxitur nga sulmet e ushtrisë japoneze, ata adoptuan taktikat e luftës guerile. Ushtarakë të njohur si Hjuxh Sigrim dhe të tjerë, rekrutuan rrjete luftëtarësh guerilë nga Birmania, që e kundërshtonin pushtimin japonez.

Gjithashtu, britanikët trajnuan disa nga trupat e tyre për luftë guerile. Të udhëhequra me sukses nga Ordi Uingejt, këto forca u parashutuan prapa linjave të ushtrisë japoneze, për të sulmuar furnizimet dhe linjat e tyre të komunikimet. Uingejt zhvilloi një strategji të ndërtimit të bazave të vogla në xhunglën e kontrolluar nga Japonia, nga e cila mund të nisnin sulmet komando.

Lufta e Vietnamit

Vietnami u prek rëndë në shekullin XX nga dy luftëra, në të cilat forcat e parregullta mposhtën ushtritë e huaja të pajisura me mjetet më moderne të kohës. Në fillim nisi Lufta e Indo-Kinës (1950-1954), në të cilën vietnamezët mposhtën ushtrinë koloniale franceze.

Në betejën e Dien Bien Phu, vietnamezët përdorën biçikletat për të zhvendosur pajisjet dhe artilerinë e lehtë nëpër kodra. Në pamundësi për të përdorur tanket e tyre në një terren të dendur xhungle, dhe të shkëputur nga linjat e furnizimit, francezët u mundën.

Pastaj erdhi Lufta e Vietnamit (1955-1975). Sërish, vietnamezo-veriorët u mbështetën tek taktikat e luftës guerile, duke i zënë prita vietnamezëve të jugut dhe aleatëve të tyre amerikanë. Kurthet, mashtrimet dhe rrjetet e gjera të tuneleve nëntokësore, luajtën një rol të madh në atë luftë.

Megjithëse Amerika përdori në atë luftë të gjithë fuqinë e saj industriale atë të zjarrit, ajo nuk mundi t’i mposhtte dot taktikat guerile, dhe manovrimin strategjik të gjeneralit vietnamezo-verior Xhap. / War History – Bota.al

LEXO TE PLOTE