LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ISHSH vendos 6 gjoba/ Pezullon një fasoneri që nuk respektonte protokollin

24 Qershor 2020, 15:12, Kronika CNA
ISHSH vendos 6 gjoba/ Pezullon një fasoneri që nuk respektonte

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer 1722 inspektime  dhe ka vendosur 6 gjoba në subjekte që janë kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Mësohet se është pezulluar 1 aktivitet, fasoneri dhe janë vendosur 6 masa administrative me gjobë, 2 nga të cilat në bar/kafe, 1 në market, në institucion financiar dhe në institucion Publik.

Kujtojmë se mbi 78 mijë subjekte janë kontrolluar dhe monitoruar në të gjithë vendin gjatë periudhës së epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjenës personale dhe përdormimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.

Nërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësorë do të vijojnë në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigurisë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga