LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha ashpërson tonet/ "Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare, Thaçi e Veseli me kauzën e lirisë"

24 Qershor 2020, 19:06, Politikë CNA
Basha ashpërson tonet/ "Asgjë nuk e përdhos dot luftën

Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha ka ashpërsuar pas aktakuzës së ngritur ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Basha deklaron në rrjetet sociale se Thaçi dhe Veseli do t?i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë.

Kreu i demokratëve thotë se asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës.

?Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë.

Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë. Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor?, shkruan Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga