LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardheblutë me ndryshime, publikohen formacionet në ndeshjen Tirana-Besëlidhja

24 Qershor 2020, 14:23, Sport CNA
Bardheblutë me ndryshime, publikohen formacionet në ndeshjen

Tirana do të luajë në transfertë me Besëlidhjen ditën e sotme, në ndeshjen e kthim për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë vijnë të qetë në këtë takim, pasi në ndeshjen e parë në kryeqytet morën në fitore me shifrat e thella 5-1.

Pritet një ndeshja pa shumë histori, me ekipin e Egbo që tashmë mund të quhet edhe i kaluar në gjysmë-finale. Pritet të jetë një ndeshje e bukur, me të dyja skuadrat që do të luajnë hapur, edhe për faktin se gjithçka për kalimin në fazën tjetër është mbyllur.

Besëlidhja, pas humbjes në ndeshjen e parë, do të kërkojë të tregoj një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e sotme, ashtu siç bëri edhe me Partizanin në fazën e kaluar.

Egabo ka vendosur që shumë nga titullarët t?i lejë pushim, duke parë se ka një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat në fundjavë.

FORMACIONET ZYRTARE:

BESËLIDHJA: Vukasinoviç, Fetaj, Dibra, Moçi, Pergjoni, Hepaj, Çokiç, Bushi, Hajdari, Hoxha, Gjorgjeviç. Trajner: Elvis Plori

TIRANA: Bakaj, Çelhaka, Sidibe, Osmani, Ismailgeci, Stafa, Karabeci, Morina, Hasani, Halili, Dunga. Trajner: Emanuel Egbo

PANORAMASORT.AL

Lajmet e fundit nga