Connect with Us

500 mijë euro për inceneratorin që nuk ekziston/ PD: Si po abuzohet me paratë e qytetarëve

Politikë

500 mijë euro për inceneratorin që nuk ekziston/ PD: Si po abuzohet me paratë e qytetarëve

Publikuar

-

I kritikoi programin/ Teliti sqaron Ahmetajn: Jemi pro Rindërtimit, kundër abuzimit!

Shefi i kabinetit të PD, Dorian Teliti ka reaguar lidhur me koncesionin e inceneratorit të Fierot.

Teliti thotë se kryeministri në largim “kap ça t’kapësh” i pagoi dje 500 mijë euro inceneratorit që nuk ekziston në Fier.

Sipas tij, vendimi për të vazhduar pagesat miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë është kriminal.

Teliti thekon se e gjithë kjo vjedhje dhe abuzim po ndodh kur ekonomia është realisht në recesionin me te madh te 30 viteve te fundit, kur të ardhurat ne arken e shtetit janë në pikën e tyre më të ulët dhe kur borxhi publik vazhdon të rritet me ritme marramendëse.

“Me Edi Ramën në krye të qeverisë, abuzimi me paratë e shqiptarëve nuk ka të ndalur. Gjithçka është për klientët, asgjë për qytetarët.
Inceneratorët janë modeli më korruptiv i kësaj qeverie. Janë shembulli sesi ata punojnë për të mbushur xhepat e tyre dhe të disa klientëve, me të cilët pasurohen.
Qeveria i ka paguar vetes dhe bandës së tij tek inceneratori i Fierit rreth 500 mijë euro vetëm dje. Janë gjysëm milioni euro për 5 njerëz, ndërkohë që për qytetarët nuk ka më asnjë ndihmë tjetër. Për vete marrin 500 mijë euro me një dorë, qytetarëve në ditën e tyre më të keqe i pagoi mesatarisht nga 10 euro dhe as nuk ka ndërmend të shtijë asnjë qindarkë më shumë.
Vendimi për të vazhduar pagesat miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë është kriminal.
Deri tani, për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës janë paguar 9.1 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.
Çfarë përfitojnë qytetarët prej tyre? Asgjë!
E gjithë kjo vjedhje dhe abuzim po ndodh kur ekonomia është realisht në recesionin me te madh te 30 viteve te fundit, kur të ardhurat ne arken e shtetit janë në pikën e tyre më të ulët dhe kur borxhi publik vazhdon të rritet me ritme marramendëse.
Vetëm ditën e djeshme 1568 familje nuk patën mundësi të merrnin pagesën 40 mijë lekëshe, pasi paratë e tyre shkuan në xhepat e Inceneratorit të Fierit, duke e paguar këtë të fundit me 510 mijë euro nga paratë e taksapaguesve.
Duke i paguar vetes në një dorë gjysëm milioni euro për inceneratorin që nuk ekziston, qeveria ka marrë vulën e turpit të “kap ça t’kapësh” disa muaj përpara largimit.
Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri që theu çdo rekord për falimentimin e bizneseve, për mbylljen e dhjetëra mijëra vendeve të punës, si kryeministri që ka abuzuar miliona e miliona euro dhe pasuri të tjera, duke u rritur taksat shqiptarëve,
Me Edi Ramën ka vetëm varfërim, prandaj ne duhet ta ndryshojmë këtë gjendje për t’i dhënë vendit një qeveri që nuk punon për pasurimin e kryeministrit dhe të një grushti pushtetarësh, oligarkësh e kriminelësh, por për mirëqenien e shqiptarëve” tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  “Rama ka një pushtet monist”/ Bushati: Basha e Monika nuk kanë shpresë

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj tregon, se si mund të shpëtojë PD-ja nga Basha

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

LEXO EDHE:  Veliaj, kundërshtar apo zagar i Ramës?!

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Mediu flet për negociatat me Bashën

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shehi zbulon “skemën”/ Si po i vjedh PS të dhënat personale të qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Dashamir Shehi zbulon “skemën”/ Si po i vjedh PS të dhënat personale të qytetarëve

Një skandal të paprecedentë e ka cilësuar Dashamir Shehi, vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë përmes platformës elektronike qeveritare e-Albania.

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, kandidati i opozitës për deputet, Dashamir Shehi, theksoi se jemi përballë një paligjshmërie, që vë në rrezik demokracinë, teksa zbuloi skemën e vjedhjes së të dhënave.

Sipas Shehit, zyrtarët e lartë të drejtësisë dhe kompanitë ia dorëzojnë të dhënat personale të qytetarëve Partisë Socialiste, të cilët pretendon se i kërcënojnë qytetarët dhe tentojnë t’i marrin votën me presion.

Ai theksoi se zyrtarët duhet të zbatojnë ligjin dhe kërkoi të nisen hetimet për vjedhjen e të dhënave nga institucionet shtetërore.

Sot e dje, kemi informacion për vjedhjen e të dhënave përmes e-Albania dhe zyrave të shtetit që duhet të mbrojë informacionet tona. Kompanitë ja dorëzojnë Partisë Socialiste të dhënat tona, ky është një akt i shëmtuar. Të dhënat personale merren nga zyrat  e shtetit, mund të bëhen dhe krime me këto të dhëna, kush mban përgjegjësi. Edi Rama s’ka më shpresë, ai dhe shpura e tij duan të kontrollojnë çdo votë. Janë të përfshirë në këtë skandal drejtorë, të shtetit, vullnetarë, që dalin me listë në dorë për të çertifikuar këto të dhëna.

Duan të identifikojë të dhënat e rivalëve, në mënyrë që të tentojnë t’i blejnë, t’i dhunojë. Kjo kalon përtej zgjedhjeve, është  bërë “Big Brother”, shkelje ligji e rëndë, duhet të merren hetues e prokurorë. Shumë prej këtyre prokurorëve klaisifikohen si socialistë nga këto të dhëna. Në radhë të parë është shkelje ligji, imoralitet, rrezik për demokracinë. Nëse kjo punë intesifikohet, s’ka më jetë private. Ka njerëz me halle që nuk përballen dot me presionin politik. Përpara disa halleve koha ka treguar ka treguar se shqiptarët e shesin votën.

Ky skandal tregon fundin e Edi Ramës, qytetarët të reagojnë, Rama po dhunon privacinë tonë. Do ftoja një kategori që bëjnë shkrime për demokracinë, intelektualët të reagojnë. Të marrin të dhënat në mënyrë të fshehtë, si të quajnë, çfarë mendon, përdoren teknologji moderne për të vjedhur  të dhënat. Zotërinjtë e drejtësisë figurojnë se janë mbështetës të PS-së, unë besoj se ata do respektojnë ligjin. Ata figurojnë si tifozë të Edi Ramës. Qytetarë, bëhuni vigjilentë për lirinë tuaj!”, theksoi Shehi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE