LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Detaji që nuk dinim për Lulzim Bashën/ Çfarë po tenton propaganda e kunatit dhe Desadës

23 Qershor 2020, 13:12, Politikë CNA
Video-Detaji që nuk dinim për Lulzim Bashën/ Çfarë po

Propaganda e Republikës së re, ditët e fundit po shpërndan video me urdhër. Më e spikatura është kjo e sotmja ku mësuam edhe një detaj që nuk e dinim në lidhje me kryetarin e Republikës së re, Lulzim Basha.

Sikurse shikohet në videon më poshtë të shpërndarë nga Republika e re, kryeministër paska qënë Lulzim Basha dhe jo Sali Berisha.

Të paktën këtë po tenton të shesë para qytetarëve, Republika e re, e cila kërkon t?i atribuojë Lulzim Bashës çdo gjë të arritur gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, që nga anëtarësimi në NATO e deri te liberalizimi i vizave.

Por, propaganda e kunatit dhe Desadës, ka harruar të tregojë edhe disa detaje të tjera.

Në fakt kudo që ka qënë Lulzim Basha i ka shkaktuar vetëm kosto Partisë Demokratike, me skandalet në të cilat është përfshirë.

Kujtojmë këtu Rrugën e Kombit, kur Basha ishte ministër i Transporti. Në lidhje me këtë skandal, mbi kreun e Republikës së re, ?rëndon? akuza epër zhdukjen e 230 milion dollarëve.

Më tej në ministrinë e Jashtme, kujtojmë këtu marrëveshjen e ujërave me Greqinë.

Ndërsa kur ishte ministër i Brendshëm, ?bëma? e tij ishin përplasjet në protestën e 21 janarit, ku mbetën katër të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Të mos flasim këtu edhe për kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, kur vetëm fjeti gjumë, se gjë tjetër nuk ka bërë.

Prandaj, këto që propaganda e kunatit dhe Desadës kërkon ti shesë si vepra të Bashës, në të vërtetë janë akte dhe fakte që qeverisë Kryeminister Sali Berishen dhe ku Luli ishte më skandalozi e më problematiku.

Video që kërkon të tregojë se rruget europiane i kemi nga Luli, por e vërteta është se ai la vetëm skandale dhe pazare me Edi Ramën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga