LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Suprizat e motit/ Ja si pritet të jenë temperaturat nesër

23 Qershor 2020, 14:15, Sociale CNA
Suprizat e motit/ Ja si pritet të jenë temperaturat nesër

Dita e sotme është shoqëruar me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Në mesditë përgjatë ultësirës perëndimore kanë nisur kthjellimet ndërsa vranësirat mbeten përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se deri në orët e vona të pasdites këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Ndryshe nga sot dita e nesërme pritet të nisë me kthjellime në një pjesë të madhe të vendit dhe nga orët e mesditës do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura, përjashtuar vijën bregdetare.

Vranësirat në relievet kodrinore-malore do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive, dhe lokalisht në formë rrebeshesh shoqëruar me breshër.

Temperaturat në vlerat minimale parashikohe nga 15ºC në relievet malore deri në 19ºC në ato të ulta. Temperaturat në vlerat e mesditës pritet të pësojnë rritje dhe parashikohen nga 25ºC në relievet malore deri në 32ºC në ato të ulta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga