LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shoqatat e transportit refuzojnë të fillojnë punën/ Paralajmërojnë protesta

23 Qershor 2020, 09:50, Sociale CNA
Shoqatat e transportit refuzojnë të fillojnë punën/

Pavarësisht njoftimit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se do të lejohet të rifillojë punën transporti publik, këta të fundit kanë paralajmëruar protesta deri në plotësim të kërkesave të tyre.

Shoqatat e Transportit Ndërqytetas dhe Urban refuzojnë të rihapen pa u ndryshuar protokolli i sigurisë dhe pa u plotësuar kërkesat që ata kanë.

Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas është shprehur se MSH ka hequr masat kufizuese ndërsa protokolli vijon të jetë në fuqi, duke shtuar se janë në pritje të një vendimi nga MIE.

?Është e pamundur që të filloj transporti pasi nuk respektohet protokolli?, është shprehur Sulejmani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga