Connect with Us

Sherr mes të rinjve në Korçë/ Plagoset me thikë një person

Politikë

Sherr mes të rinjve në Korçë/ Plagoset me thikë një person

Publikuar

-

Sherr mes të rinjve në Korçë/ Plagoset me thikë një person

Një konflikt ka ndodhur rreth orës 21:20 në lagjen numër 2 në Korçë.

Mësohet se një person është plagosur me thikë nga i riu me iniciale R. D. dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç.

Bëhet fjalë për shtetasin M.R, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Në datën 23.06.2020, rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2,  gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës shtetasi M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Policia, qytetareve: Mos sulmoni kryeministrin Mustafa

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rotacioni si zgjidhje e pamjaftueshme për Luli Bashën

Publikuar

-

Nga

Rotacioni si zgjidhje e pamjaftueshme për Luli Bashën

Prej disa kohësh ka filluar të ketë lëvizje në Republikën e re, ku Luli Basha ka filuar të dalë në terren dhe të artikulojë një teori, sipas të cilit rotacioni është i pandalshëm, pjesë e propagandës dhe strategjisë së këshilltarëve të tij mediatikë.

Në fakt në Shqipëri, nuk duhet të diskutojmë rotacionin. Një palë politike tetë vite në pushtet, është më shumë se e konsumuar. Por, rotacioni nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë me versionin, ai që është në opozitë vjen në pushtet, se kalbet tjetri.

Lulzim Basha në shtatë vite opozitë, ka pasur të njëjtën fytyrë. Nga njëra anë gjoja sulmonte qeverinë dhe nga ana tjetër, janë përfitimet që i ofronte Edi Rama dhe biznesmenët afër tij.

Nuk ka ndryshuar asgjë nga Basha, ai thjeshtë shëtiti në shtatë vite opozitë. Thjeshtë bëri sikur ishte opozitar, por në fakt ishte vegla e Edi Ramës, në krye të Republikës së re dhe sot thotë nuk e ndal dot kush rotacionin.

Luli Basha i emëruar nga Berisha në krye të PD-së,  më pas “dashuria” e Edi Ramës në opozitë, pretendon rotacionin duke bërë turizëm opozitar në shtatë vite, dhe kjo është shpresa e rotacionit.

Rotacioni politik me të emëruarin në krye të opozitës dhe ortakun e kryeministrit në detyrë, do të ishte një katastrofë për Shqipërinë. Sepse do të krijonte një standart ku një personazh politik, mjafton të durojë tetë vite në opozitë, të ndajë pushtet dhe para me kryeministrin e vendit dhe pas tetë vitesh mund të tentojë ta rrëzojë atë duke i garantuar të ardhmen dhe të njëjtat benefite, siç kishte kryeministri në detyrë.

LEXO EDHE:  Oficeri zbulon kush janë “Rojtarët” e Policisë Shqiptare/ Të inkriminuarit bëjnë dosje për Ardi Veliun

LEXO EDHE:  Policia aksion "blic" në Elbasan/ Bastisen dy biznese

Pra, thjeshtë ndërrojnë rolet.

Berisha emëroi Lulin, ky i fundit hëngri, piu dhe shëtiti tetë vite në opozitë dhe tani pretendon të bëhet kryeministër sepse duhet rotacioni.

Dhe pastaj do presim të shohim sesi Edi Rama do emërojë Lali Erin, i cili do të rrijë ca kohë si kryetar bashkie në Tiranë dhe pastaj për shkak të rotacionit politik do bëhet kryeministër pa asnjë sakrificë dhe do t’ia dorëzojë pushtetin në tavolinë Luli Basha, siç ia dorëzoi Edi Rama.

Për çfarë do të votojnë atëherë shqiptarët? Që palët politike t’ia lëshojnë njëri-tjetrit pushtetin, për të mbuluar gjëmat dhe bëmat e tyre?

Rotacioni duhet të bëhet për shkak të alternativës, për shkak të vlerave, të një ekipi përfaqësues dhe të një lideri që inspiron zgjedhësit dhe tek ai të shihet ndryshimi.

Luli Basha nuk është as inspirues, as alternativë. Është thjeshtë ortaku i Edi Ramës dhe garancia e kryeministrit në detyrë kur të dalë në opozitë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ligjet” miratuan hapjen e listave/ PD tregon qëllimin e vetëm të ndryshimit

Publikuar

-

Nga

"Ligjet" miratuan hapjen e listave/ PD tregon qëllimin e vetëm i ndryshimit

Partia Demokratike ka reaguar pas miratimit në Komisionin e Ligjeve dhe Legjislacionit të ndryshimeve në Kushtetutë, që hapin listat dhe ndalojnë koalicionet parazgjedhore.

Për PD-në, kjo është vetëm një hapje e pjesshme e listave duke rrëzuar alibinë e Edi Ramës, pasi qëllimi i tij është vetëm heqja e koalicioneve parazgjedhore.

“Bie alibia, Rama nuk hap listat, por heq vetëm koalicionet parazgjedhore. Është zbardhur sot drafti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve, ku PS ka bërë ndryshimet e saj në draftin e opozitës parlamentare. Në draftin e miratuar përcaktohet se listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që 1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshueshme nga partia.

Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore” – thuhet në draftin e miratuar. Kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëhere 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, (pra lista gati fituese është e mbyllur), ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim.

LEXO EDHE:  Goditen 6 raste të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve/Sekuestrohen 1772 kg drogë

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës akuza policisë/ I rrahin e i dhunojnë, por s’i lënë as të qajnë

Pra, nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atehere 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët. Praktikisht pjesën fituese të listës e cakton partia dhe jo qytetarët. Kjo rrëzon alibinë e Edi Ramës se do të hapte listën, duke dalë zbuluar që qëllimi i vetëm i ndryshimit është heqja e koalicioneve parazgjedhore” deklaron PD-ja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lleshaj i kthehet Metës për ligjin e Vettingut në polici/ Është për të ardhur keq

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta, që ktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për Vetingun në Polici, Gardë e SHÇBA, e argumentin se favorionte drejtuesit dhe ishte i varur nga politika.

I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka shqyrtuar aktin, duke iu përgjigjur Metës me kundër-argumente, duke thënë mes të tjerash se Kreu i Shtetit ka goditur thelbin dhe frymën e ligjit.

“Është për të ardhur keq që Presidenti ka shquar edhe disa nuanca elektorale tek ligji i miratuar. Në thelb çfarë ndryshimesh sjell ky ligj? Vetëm një element. Ligji rifut në funksion Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit (KJV), i cili ka mbyllur aktivitetin për shkak se ligji i ka vënë një afat qershorin e këtij viti. Aktualisht KJV është pezulluar, i ngrirë, për arsye se i ka ikur afati ligjor për të ushtruar mandatin. Çfarë kërkojmë? Parlamenti tashmë ka kërkuar që ky Komision të vazhdojë ta mbyllë misionin e tij. Nuk i kemi vënë një afat pikërisht për të shmangur një nevojë për të ardhur prapë në Kuvend.
S’i kemi vënë një afat kohor, por ama ka një mandat të qartë, sepse ka një numër të kufizuar, të qartë drejtuesish të Policisë, Gardës dhe të SHÇBA për të kryer procesin. Janë rreth 250 persona, të cilët do t’i nënshtrohen këtij procesi me parimin e fundit automatikisht mbyllet edhe procesi i Vetingut nga Komisioni i Jashtëm. Pastaj procesi i vlerësimit të përhershëm ose vlerësimit periodik, do të kryhet nga SHÇBA, ashtu siç do të kryhet ky proces edhe për pjesën e mbetur, të pjesës së poshtme të hierarkisë.
Është shqetësuese në fakt se Presidenti shquan nuanca elektorale. Këtu duhet vërtet fantazi e tepruar, e jashtëzakonshme për të parë ndonjë lidhje midis zgjatjes së afatit ose vënies në funksion të procesit të Vetingut në Polici me zgjedhjet elektorale. Kjo është diçka që del jashtë fuqive përfytyruese tona dhe i mbetet Presidentit, që të thotë se ku i sheh ai rreziqet elektorale nga Vetingu në polici. Ne, përkundrazi, besojmë që sa më e pastër të bëhet Policia, Garda dhe SHÇBA, aq më të mira bëhen kushtet që këto institucione të kryejnë me integritet dhe përgjegjësi ligjore punën e tyre.
Është për të ardhur keq gjithashtu që Presidenti në shumë pasazhe të dokumentit që ka sjellë, përdor termin “ngjan me”, “duket se”, “ka mundësi që”. Janë shprehje të një karakteri shumë evaziv, që në gjykimin tim nuk e kanë vendin në një dokument të këtij niveli presidencial. “Ngjan me”… edhe unë mund të ngjaj me dikë tjetër, por nuk jam ai tjetri. Ndërkohë që këtu përdoren si argumente”, është shprehur Lleshaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE