Connect with Us

“Qeveria rrëmben edhe shezlongët”/ Ish-deputeti: Ky është abuzim i pastër me pushtetin

Politikë

“Qeveria rrëmben edhe shezlongët”/ Ish-deputeti: Ky është abuzim i pastër me pushtetin

Publikuar

-

Si po e privatizon qeveria Tiranën përmes Rindërtimit?

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë, e cila ka vendosur që ndryshe nga vitet e tjera që operatorët turistikë merrnin leje nga Bashkia për të përdorur hapesirat ranore për aktivitet, tashmë duhet të aplikojnë në Tiranë.

Sipas Igli Carës, ky është abuzim, pasi nuk mundet që qeveria të marrë kompetencat e pushtetit lokal me VKM.

Ish-deputeti thekson se me këtë VKM, qeveria po rrëmben edhe shezloget.

“Qeveria rrëmben edhe shezlongët .

Keto ditë, në prag të sezonit turistik një nga çështjet që diskutohet në nivel lokal është edhe aplikimi i operatorëve turistike pranë Ministrise së Turizmit dhe Mjedisit, përmes e – Albania për marrjen në perdorim të stacioneve të plazheve private, bazuar në VKM nr. 424 datë 27.05 .2020.
Thënë më thjeshtë, për të marre leje, për të përdorur hapesirat ranore për aktivitet, të gjithë operatorët në Shqipëri duhet të aplikojnë në Tiranë, ndryshe nga praktika e viteve më parë ku aplikohej në nivel lokal (bashkie apo komune) dhe leja jepej nga pushteti lokal, në përputhje të plotë me Kushtetutën, Pjesa e Gjashtë, Neni 113, pika 1.

Qe Qeveria të nxjerrë Vendime dhe pushteti lokal t’i zbatojë është mese normale, por të marrësh kompetencat e pushtetit lokal me VKM është abuzim i pastër me pushtetin.
Ajo çka dua te evidentoj është që VKM është e saktë deri në kriteret që përcakton, por nuk mundet që të tejkalojë kompetencat dhe të shkojë deri në vendimmarrje të qeverisë për personat fizikë a juridikë që e “meritojnë ” të pajisen me leje të përdorimit privat të plazhit, kjo përmes KMTS (Komiteti Menaxhimit të Sezonit Turistik dhe GTSHA – Grupi Teknik i Shqyrtimit të Aplikimeve).”-shkruan Igli Cara.

Më tej, ai thekson se është qesharake të mendosh që këto dy njësi qeverisjeje në Tiranë qenkan shpëtimtarët e situatës, qenkan të vetmit mbrojtës të bregdetit shqiptar dhe qindra specialistë me përvojë të pushtetit të tyre lokal qenkan të paaftë dhe abuzues.

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA-së e shqetësuar për vonesat e reformës në drejtësi

“Nëse do t’i referohemi Durrësit, prej afro 20 vitesh lejet për plazhet private i ka dhënë Bashkia Socialiste, i ka dhënë miku i kryeministrit, Vangjush Dako. Kemi pasur debate, akuza e mosdakortesi të forta për mënyrën e menaxhimit, raportin plazh publik / privat dhe klientelizmin lokal të Dakos, por në asnjë rast nuk është menduar të propozohet nga demokratët një Ligj i tillë antikushtetues, për të drejtën që ka pushteti lokal për të administruar pronat e tij. Kurre.

Pushtetet në demokraci janë të ndara, për këtë shërben Demokracia e Kushtetuta. Por, në pushtetin e Ramës nuk ka më as shtet, as demokraci dhe aq më pak Kushtetutë.
Në këtë vend nuk ka më rregulla loje, por gjithcka është transformuar në “Topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj vetë”
Abuzim, arrogancë, represion, këto janë fjalët që tregojnë më mirë pushtetin e Ramës. Pasi zhvati shqiptaret përmes koncesioneve dhe ndarjes së Shqipërisë në parcela për bizneset e tij, futi duart në drejtèsi, mori pushtetet lokale, etj. etj. ai perseri nuk ndalet. Merr edhe ate pushtet qe eshte i mbrojtur me ligj pavaresisht se e kane perfaqesuesit e Rilindjes se tij.”-shkruan ish-deputeti.

Sipas tij, E- Albania është kthyer në një portë ku duhet trokitur për çdo gjë.

Më tej, ai ironizon qeverinë, ndërsa shkruan se “nuk është çudi që edhe martesat e lindjet e fëmijëve do t’i kalojë me leje përmes portalit te tij, nëse do e lejojmë të ketë një mandat të tretë.”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

ILD kërkon masë displinore ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj/ KLGJ  vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Reagon KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mërkurën të pranojë kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për shqyrtimin në seancë dëgjimore të kërkesës për vendosjen e një mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Hektor Sinanaj.

Sipas ILD-së në vitin 2017 dhe 2018, ndaj magjistratit janë bërë dy ankesa – nga institucioni financiar NOA sha dhe Bannka Kombëtare Tregare, për refuzimin e urdhërave të ekzekutimit të kredive në kundërshtim me ligjin.

Kërkesa e ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor është depozituar në KLGJ me 30 korrik. Sipas ILD-së nga hetimi janë indetifikuar 7 raste kur gjyqtari nuk ka lëshuar urdhëra ekzekutimi në favor të insitucionit financiar NOA dhe në 2 raste ndaj BKT-së.

Gjyqtari Hektori Sinanj ka në karrierë 20 vjeçare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë ku është emëruar në vitin 2000.

Në relacionin e paraqitur përpara KLGJ, ILD thekson së gjyqtari Hektor Sinanaj ka shqyrtuar 7 kërkesa për urdhër ekzekutimi nga shoqëria financiare NOA Sha, të cilat i ka refuzuar me argumentin se kontrata e kredimarrjes nuk është firmosur përpara noterit dhe nuk përbën titull ekezkutiv. Tre nga kërkesat janë apeluar në Gjykatën e Apelit Vlorës, e cila e ka përmbysur vendimmarjen e magjistratit Sinanaj.

LEXO EDHE:  Samiti i Ohrit/ Ja çfarë diskutoi Zaev me Ramën e Vuçiç në takimin 120 minutësh

Sipas Reportere.al, i njëjti gjyqtar ka shqyrtuar tre kërkesa për urdhër ekzekutimi nga Banka Kombëtare Tregtare, duke refuzuar dy prej tyre me arsyetimin së nuk përbëjnë titull ekzekutiv. Të dy vendimet janë apeluar dhe janë përmbysuar nga Gjykata e Apelit Vlorë.

LEXO EDHE:  Bardhi i cakton afatet kryeministrit/ “Pres informacion kur do ta votojë paktin e 5 Qershorit”

Sipas ILD-së vendimet e Sinanajt se kontratat e kredisë nuk përbëjnë titull ekzekutiv janë hedhur poshtë në të gjitha rastet nga Gjykata e Apelit Vlorë, nga dy trupa të ndryshme gjyqësore, çfarë sipas Inspektoriatit tregon se interpretimi i ligjit nga ana e tij ka qenë i gabuar.

Pavarësisht se Inspektoriati ka indetifikuar 12 raste me shkelje të dyshuara procedurale nga magjistrati, ILD ka kërkuar vetëm vlerësimin e 5 prej tyre në procedim, për shkak se për të tjerat ka kaluar afati 5-vjeçar i parashkrimit.

Unanimisht KLGJ vendosi që seanca dëgjimore për shqyrtimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj të mbahet me 16 shtator në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndihma nga BE për shuarjen e zjarreve/ Meta: Mirënjohje për solidaritetin në momente kritike

Publikuar

-

Nga

Terrori në Velipojë/ Meta apel Policisë: Po vihet në rrezik jeta dhe shëndeti i dhjetëra qytetarëve, merrni masat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish përsa i përket situatës së zjarreve që kanë përfshirë Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohjen për solidaritetin dhe ndihmën që kanë marrë nga BE në këto momente kritike për vendin tonë.

I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.

Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike! 🇦🇱🇪🇺”, shprehet presidenti Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shkarkuar nga Kuvendi/ Meta hakmerret, nis turin e kthimit të ligjeve

Publikuar

-

Nga

Meta ngre shqetësimin e zbrazjes së Shqipërisë/ ‘Një fatkeqësi kombëtare! Të merren masa sa nuk është vonë’

Brenda dy ditësh, Presidenti Ilir Meta ka rikthyer dy ligje pas në Kuvend.  Dje, ktheu ligjin për të huajt dhe sot njofton se ka kthyer Ligjin për buxhetin.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar, kthimin në Kuvend të ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim.

Sipas Metës, akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Ky ndryshim i ligjit bazë, sipas arsyetimit të nismëtarëve, është sjellë si domosdoshmëri me qëllim adresimin e çështjes:

–  së ofrimit të fleksibilitetit të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, si dhe

– të ofrimit të kredibilitetit të qëndrueshmërisë së financave publike.

 Por në realitet, Akti Normativ i miratuar nuk influencon në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm çështjet e synuara nga Qeveria. Përkundrazi, kjo vendimmarrje ka një fushë veprimi dhe ndikimi më të gjerë për arsye se:

 Së pari, nëpërmjet ndryshimeve të miratura në Aktin Normativ nuk preken vetem parimet qe lidhen me qëndrueshmërinë e borxhit, si dhe të kufirit të defiçitit buxhetor, por nuk arrihen të zbatohen të gjitha parimet e parashikuara në nenin 4/1 të Ligjit Organik te Buxhetit (LOB), pikërisht të përdorimit të të ardhurave nga privatizimi për uljen e borxhit publik, si dhe parimin e displinimit të ndryshimit të ligjeve fiskale.

 Së dyti, ndryshimet e miratuara do të sjellin rrezikun real të lartë të rritjes së mëtejshme të borxhit publik, dhe të mos respektimit të disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike.

 Duke patur në konsideratë edhe raportet zyrtare të institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat operojnë, asistojnë dhe monitorojnë vendimmarrjet ekonomike si, FMN e Banka Botërore, lidhur me masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria me qëllim rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit nga pasojat e tërmetit të nëntorit të vitit 2019 dhe të Covid-19, vendi ynë kuotohet pikërisht në vendet e fundit, me një nivel shumë më të ulët të mbështetjes fiskale krahasuar me vendet e rajonit.

 Qëndrimi i Presidentit të Republikës për vendimmarrje më cilësore dhe rialokimet e fondeve me qëllim krijimin dhe përballimin e pasojave ekonomike të prodhuara nga fatkeqësitë natyrore kanë qenë të adresuara në mënyrë të përsëritur si në adresë të Qeverisë, por edhe Kuvendit.

 Lidhur me argumentin se ndryshimet e miratuara me Aktin Normativ ofrojnë  fleksibilitet të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, në realitet, Akti Normativ nëpërmjet ndryshimeve të miratuara, sjell efektin e drejtpërdrejtë në rritjen e shpenzimeve publike kryesisht nëpërmjet rritjes së investimeve si “stimul për nxitjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA-së e shqetësuar për vonesat e reformës në drejtësi

LEXO EDHE:  Thirrja urgjente e Nishanit për Ramën e Bashën/Opozita shqiptare jep vendimin

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 01 korrik 2021, ka miratuar ndër të tjera edhe ligjin nr. 86/2021 “Për miratimin e Aktit Normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE