Connect with Us

Mos u besoni sondazheve/ Presidenca populiste mund ta çojë Trumpin drejt fitores në nëntor

Blog

Mos u besoni sondazheve/ Presidenca populiste mund ta çojë Trumpin drejt fitores në nëntor

Publikuar

-

Trump: Nuk dua shtyrjen e zgjedhjeve, nuk dua as zgjedhje të parregullta

Nga Joshua H.Sandman “The Hill”

Sondazhet aktuale tregojnë se presidenti Donald Trump, renditet pas ish-zëvendëspresidentit Xho Bajden në garën presidenciale të këtij viti. Por sondazhet e tanishme, nuk janë në fakt një matës i saktë apo parashikues i rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit.

Tek e fundit, nëse të gjitha të dhënat e sondazheve deri ditën e zgjedhjeve në vitin 2016 do të ishin të sakta, Hilari Klinton do të ishte sot presidente e vendit. Sondazhi është një art, po aq sa edhe një shkencë. Vlerësimi i të dhënave të papërpunuara të një sondazhi, varet nga perceptimi – apo nga keqkuptimet – e atyre që e kryejnë sondazhin.

Forca e qëndrueshme e Donald Trumpit, buron nga të qenit një president populist. Kandidatët dhe liderët populistë si Trump, kanë mbështetjen e qytetarëve të thjeshtë që besojnë se interesat dhe shqetësimet e tyre nuk janë adresuar nga qeveria, institucionet ekonomike dhe sociale të establishmentit.

Trump u zotua të jetë zëri i burrave dhe grave amerikane të lënë në harresë. Mesazhet dhe veprimet e tij populiste, i drejtohen kryesisht bazës së tij elektorale, “të harruarve”, shtresës së paarsimuar dhe klasës punëtore (sidomos në qytetet e vogla dhe zonat rurale), të krishterëve ungjillorë dhe konservatorëve socialë dhe kulturorë, por edhe republikanëve konservatorë.

Dhe kjo gjë po funksionon. Një sondazh i përbashkët NBC/Wall Street Journal, i realizuar pak javë më parë, zbuloi se vlerësimi i përgjithshëm për Trumpin mbetet në nivelin 46 për qind. Mbështetja ndaj tij në mesin e të moderuarve ishte modeste, 36 për qind. Por midis republikanëve, ajo ishte 89 për qind.

Numrat e përgjithshëm të një sondazhi, nuk e tregojnë historinë e plotë të mbështetjes nga  baza elektorale e Trump. Pjesa më e madhe e fokusit populist të presidentit, është e motivuar nga ajo që ai beson se janë çështjet e lëna pas dore nga establishmenti kulturor dhe ai politik amerikan:familja, besimi fetar, liria dhe flamuri – patriotizmi, dhe vënia në plan të parë e shqetësimeve që ka sot vendi.

Të metat e karakterit të presidentit Trump dhe sjellja e tij shpeshherë agresive, ishin të njohura edhe para zgjedhjeve të vitit 2016. Por votuesit nuk e shpërndanë votën e tyre. Muajt e fundit ka pasur dështime serioze të lidershipit në raport me pandeminë dhe në frontin e padrejtësisë raciale.

Por ndryshimi i qëndrimeve dhe politikës publike, po bën që zgjedhjet e nëntorit të duken të largëta si një përjetësi. Leximi që unë i bëj Kolegjit Zgjedhor, e vendos ende Trumpin në një pozitë shumë konkurruese, në mos fituese. Kolegji Zgjedhor anon nga republikanët.

Shtetet shumë konservatore në Jug, Jugperëndim, apo ato në Mesperëndim votojnë zakonisht për republikanët, pavarësisht se kush është kandidati për president. Ndërkohë Bregu Perëndimor dhe Shtetet Verilindore, votojnë tradicionalisht për demokratët.

Kjo ndarje, bën që një grup shtetesh të jenë fushëbeteja e vërtetë e zgjedhjeve të këtij viti, përfshirë Arizonën, Miçiganin, Pensilvaninë dhe Uiskonsinin, të cilat do të përcaktojnë edhe rezultatin e zgjedhjeve. Edhe Ohajo, Ajoua, Florida dhe Karolina e Veriut janë të diskutueshme.

Por deri në ditën e zgjedhjeve, përbërja konservatore e shumicës së këtyre shteteve, dhe një ekonomi në përmirësim, do t’i kthejë këto shtete aktualisht të diskutueshme sërish në bastione të republikanëve. Ndërkohë Trump ka avantazhe të mëdha në fushatë. Ai, si shumë udhëheqës populistë, është një mjeshtër i krijimit të narrativave dhe përkufizimeve negative ndaj kundërshtarëve.

Deh ai përdor në një mënyrë shumë efektive mediat sociale dhe tubimet elektorale për t’i promovuar këto narrativa. Trump e ka përkufizuar Bajdenin si një “Xho të përgjumur”, dhe si dikush që e ka humbur ritmin e garës. Gjithashtu, presidenti e ka përkufizuar Bajdenin si shumë të afërt me Kinën dhe të korruptuar, bashkë me djalin e tij, Hanter.

Trump i akuzon demokratët si mbështetës të socializmit dhe përçarës të familjes, besimit dhe atdhetarizmit. Ai krenohet se para pandemisë, Amerika kishte “ekonominë më të mirë që ka pasur ndonjëherë”, dhe pretendon se do ta riprodhojë atë sukses edhe në mandatin e tij të dytë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi, cili do jetë ndikimi ekonomik dhe politik i tij në Kinë

Postimet e tij luftarake në Twitter, teoritë e komplotit dhe sulmet ndaj kundërshtarëve i vendosin këta të fundit në pozita mbrojtëse, teksa përpiqen që t’i shpjegojnë ato. Bajden është një kandidat që ka të meta të konsiderueshme. Ai sapo ka dalë nga një vetë-karantinim, që e nxori në pah paaftësinë e tij për të artikuluar si duhet në publik, apo për të komunikuar në mënyrë efektive përmes teknologjisë dhe mediave sociale.

Incidentet e Tara Ried dhe Hanter Bajden – pavarësisht nga vërtetësia e tyre – do të vazhdojnë ta dëmtojnë figurën e tij. Bajden nuk u paraqit mirë në debatet brenda-partiake për fitimin e nominimit zyrtar nga Partia Demokratike. Ai ishte shpesh konfuz dhe i paqartë.

Trump është një debatues më i fuqishëm dhe luftarak, dhe sigurisht që do ta mundë Bajdenin në përballjet televizive. Sondazhet tregojnë se votuesit e rinj progresive, por dhe protestuesit në rrugë duan të ndryshojnë sistemin, por jo të votojnë por një kandidat të establishmentit si Bajden.

Shumë prej tyre, të pa frymëzuar nga Bajden, ka të ngjarë të mos shkojnë të votojnë në nëntor. Në thelb, Partia Demokratike nuk ka ndërtuar një koalicion fitues. Demokratët kanë nevojë të madhe për një mbështetje më të madhe elektorale nga votuesit e pa arsimuar dhe nga klasa e mesme.

Ata janë shndërruar në një parti politike liberale post-ekonomike, teksa janë bërë mbështetës të thekur të liberalizmit social dhe kulturor, me fokus në çështje të tilla si të drejtat e abortit, ngrohja globale dhe mjedisi. Ndërkohë në frontin ekonomik, demokratët mbështesin globalizimin për të fuqizuar të varfrit në vendet në zhvillim, dhe favorizojnë ekonominë digjitale.

Ata ofrojnë gjithashtu programe sociale, për të kompensuar ata që mund të gjejnë punë në një ekonomi të pagave të ulëta dhe përfitimeve të vogla. Kjo agjendë u krijua nga elita e arsimuar që shkëlqeu në një mjedis meritokracie. Por ajo nuk reflekton interesat e klasës punëtore dhe as synimet e shtresës së mesme, që e vë theksin në dinjitetin e punës me paga me të cilat mund të sigurohet jetesa.

Ajo nuk është një formulë që do të tërheqë votat e tyre. Meritokracia e liberalët demokratëve, e ka humbur kontaktin me shtresën punëtore dhe atë të mesme. Duke u bazuar tek modeli i një kandidati karizmatik dhe transformues si Barak Obama – dhe Bajden nuk zotëron asgjë nga këto aftësi – demokratët kanë nevojë për një plan të fortë ekonomik bazuar në rilindjen e bazës së prodhimit.

Tragjedia e një Amerike e varur nga furnizuesit e huaj – madje edhe për pajisjet e saj mjekësore, maskat dhe veshjet mbrojtëse – është një arsye e mjaftueshme për të rindërtuar kapacitetin tonë prodhues. Drejtësia raciale, do të kërkojë gjithashtu mundësi më të mëdha për punësim, me paga të mjaftueshme për qytetarët e pakicave.

Bajden është zotuar të zgjedhë një grua si zëvendëspresidente, dhe pikërisht një nga rivalet në garën brenda-partiake. Preferenca është për një grua afro-amerikane. Me siguri që ai do që të përfitojë nga një përzgjedhje e tillë. Por studimet kanë treguar se shumica e votuesve shprehen me votë kryesisht për kandidatin presidencial.

Ndërkaq, Bajden dhe demokratët kanë nevojë për më shumë sesa shpresë, që lodhja e Trump dhe kaosi dhe trazirat e vazhdueshme të presidencës së tij, do të distancojnë prej tij mjaftueshëm votues, që t’u japin atyre presidencën.

Por kjo gjë nuk do të mjaftojë. Demokratët duhet të zgjerojnë bazën e tyre të mbështetësve. Deri në zgjedhjet e nëntorit ka ende shumë kohë. Dhe deri atëherë, këndvështrimi i sotëm i zymtë mbi Trumpin, mund të jetë një perspektivë e zymtë për Bajdenin.

Shënim: Joshua Sandman, është profesor i shkencave politike në Universitetin Nju Hejvën. Ai studion prej gjysmë shekulli presidencat amerikane./ Përshtatur nga CNA.ala

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Aplikacionet për gjurmimin e kontakteve/ A ka prova se po ndihmojnë në frenimin e Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Gjatë valës së parë të Covid-19, studiuesit në Universitetin e Oksfordit, ndërtuan një model kompjuterik që tregonte se nëse 56 për qind e qytetarëve britanikë do të shkarkonte dhe përdorte një aplikacion për gjurmimin e kontakteve (bashkë me respektimin e masave të tjera të kontrollit), kjo mund t’i jepte fund epidemisë në vend.

Me aplikacionin që ishte i disponueshëm vetëm që nga shtatori, është shumë herët të thuhet se si po funksionon ky sistem gjurmimi. Por edhe bazuar në përvojën e deritanishme të vendeve të tjera, aplikacionet e të cilëve po përdoren prej disa muajsh, ka ende shumë pak prova se ato mund të bëjnë diferencën në luftimin e Covid-19.

Këshilli i Evropës ka ngritur pikëpyetjen, që duke pasur parasysh mungesën e provave, premtimet e bëra në lidhje me këto aplikacione “a ja vlen marrja parasysh e rreziqeve të parashikueshme sociale dhe ligjore”. Pavarësisht parashikimeve se midis 67.5-85.5 për qind e përdoruesve të mundshëm do t’i shkarkonin këto aplikacione, nivelet e shkarkimeve në mbarë botën të aplikacioneve për gjurmimin e kontakteve, deri më tani kanë qenë të ulëta, duke arritur afërsisht vetëm në nivelin 20 për qind.

Në Gjermani norma ka qenë rreth 21 për qind, në Itali 14 për qind, në Francë vetëm 3 për qind. Islanda dhe Singapori, që ishin ndër të parët që nisën të përdorin një aplikacion të tillë, kanë normat më të larta të shkarkimit deri më tani me 40 për qind.

Në terma më të gjerë, nëse vetëm 20 për qind e popullsisë është përdoruese aktive e aplikacioneve të tilla, atëherë ka vetëm një mundësi prej 4 për qind që ai të hyjë në kontakt me një përdorues tjetër aplikacionesh. Nëse norma e shkarkimit arrin në 40 për qind, shanset që të takoni një tjetër përdorues aktiv të aplikacionit janë 16 për qind.

Kjo gjithashtu funksionon me supozimin se përdoruesit kanë të njëjtin aplikacion ose të ndryshëm, por që mund të funksionojnë bashkë. Por aplikacionet mund të mos kenë nevojë për nivele të larta shkarkimi për të pasur njëfarë ndikimin në frenimin e përhapjes së pandemisë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Çfarë ndodh nëse nuk do të funksionojë asnjë ilaç kundër tij?

LEXO EDHE:  El Chapo do të ekstradohet në SHBA

Një raport i dytë nga studiuesit e Oksfordit, sugjeroi se një sistem i gjurmimit të kontakteve që përfshinte njoftimet digjitale por edhe manuale, mund të zvogëlojë infeksionet me 4-12 për qind, dhe vdekjet me 2 -15 për qind, dhe kjo vetëm nëse aplikacioni përdoret nga 15 për qind e popullsisë.

Ministria e Shëndetësisë e Singaporit, pohon se atje ku më parë ekipeve të gjurmimit të kontakteve, u duheshin 4 ditë për të identifikuar dhe karantinuar një kontakt të ngushtë të një të sëmuri me Covid, aplikacioni u jep mundësi ta bëjnë atë brenda 2 ditësh.

Por në botën reale, shkarkimi i aplikacionit nuk është i njëjtë me përdorimin e tij, ose më e rëndësishmja:reagimi ndaj paralajmërimeve për t’u vetë-izoluar, ndodh nëse aplikacioni ju tregon se keni qenë në kontakt me një person të infektuar.

Një studim i porositur nga qeveria britanike me më shumë se 30.000 njerëz ,tregoi se vetëm 18 për qind e njerëzve ranë dakord të vetë-izoloheshin, kur dikush që punonte për sistemin manual të gjurmimit të kontaktit, i telefononte dhe u shpjegonte arsyen.

Dhe shifrat e reagimit ndaj një mesazh të automatizuar në telefonat e njerëzve, ka të ngjarë të jenë edhe më të ulëta. Po pse aplikacionet nuk patën një sukses më të dukshëm? Së pari, duket se ka një mungesë të besimit të publikut tek teknologjia, dhe mbi përdorimin që ajo i bën të dhënave personale.

Një problem tjetër është që vetëm zotëruesit e smartfonëve mund të përdorin aplikacionet. Duke pasur parasysh që në Britani, 61 për qind e të moshuarve mbi 65 vjeç nuk kanë qasje në një pajisje të lëvizshme të internetit, kjo do të thotë se grupi më i madh i rrezikuar nga koronavirusi, ka shumë më pak të ngjarë të jetë në gjendje të përfitojë nga aplikacionet për gjurmimin e kontakteve.

Një zgjidhje për këtë problem, mund të jetë përdorimi i teknologjisë alternative për të regjistruar kontaktet e njerëzve. Singapori ka prezantuar një pajisje që mund të mbahet në xhep ose çantë, dhe që përmban një teknologji që kryen të njëjtin funksion si një aplikacion gjurmimi. / The Conversation – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Biznesi i familjes Bajden, dhe lidhjet e saj me Kinën

Publikuar

-

Nga

Biznesi i familjes Bajden, dhe lidhjet e saj me Kinën

“The Wall Street Journal”

* Shumica e mediave po e injorojnë përmbajtjen e elektronike të gjetur në laptopin e Hanter Bajden, por kjo nuk do të thotë që ato nuk përbëjnë lajm. Xho Bajden ka detyrimin t’i përgjigjet pyetjeve rreth ndikimit të djalit të tij dhe bizneseve të tij, sidomos në lidhje me Kinën.

“The New York Post” botoi javën e kaluar përmbajtjen e materialeve në një laptop që supozohet se i përkiste Hanterit. Gazeta ka qenë transparente, duke thënë se e ka marrë kopjen e hard drive-it nga avokati i Donald Trump, Rudi Xhuliani, që nga ana e tij thotë se e ka marrë atë nga pronari i një dyqani për riparimin e kompjuterave në Delauer, ku kompjuteri u braktis në vitin 2019.

Xho Bajden e përqesh këtë çështje si një “fushatë shpifjesh”, ndërsa Kryetari demokrat i Komitetit të Inteligjencës në Kongres Adam Shif, nuk e quan atë si një provë, por një “dezinformim rus”. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Xhon Retklif, thotë se qeveria nuk ka të dhëna që e mbështesin pretendimin për një dezinformim.

Një laptop ndodhej në një servis kompjuterësh që nga prilli 2019. Ai përmban emrin e Hanter, dhe atë që duket të jetë firmat i tij. Pronari i servisit tha se kompjuteri dhe hard disku u sekuestruan nga FBI në dhjetorin e vitit të shkuar. Ndërsa shtabi i fushatës së Bajden, nuk ka thënë që posta elektronike është e rreme.

Email-et në lidhje me biznesin e Hanterit në Ukrainë janë raportuar gjerësisht në media. Por më intriguese është një e-mail i majit 2017, që përfshin një diskutim rreth “paketave të shpërblimit” për 6 persona, si pjesë e një marrëveshje biznesi me kompaninë e madhe energjetike kineze sot të shpërbërë, CEFC China Energy.

Kompania kineze, bëri bujë në mediat ndërkombëtare disa vjet më parë, kur qeveria amerikane akuzoi një organizatë të financuar nga CEFC për pastrim parash, dhe kur drejtori i saj ekzekutiv u ndalua nga autoritetet kineze. CNN raportoi në vitin 2018 se “në kulmin e saj”, CEFC ishte “e vështirë të dallohej” nga qeveria kineze.

Sipas postës elektronike, Xho dhe Hanter Bajden ishin në të njëjtën linjë në 2017, për të përfituar nga një marrëveshje me CEFC. Një e-mail duket se identifikon Hanter Bajdenin si “kryetar/zëvendëskryetar, në varësi të marrëveshjes me CEFC”.

Ai gjithashtu i referohet pagesave financiare në termat e “20” për “H”, dhe “10 të mbajtura nga “H” për djalin e madh?”. Fox News thotë se ka konfirmuar vërtetësinë e postës elektronike, me një nga marrësit e saj, dhe burimet thonë se “djali i madh” në këtë mesele është Xho Bajden.

LEXO EDHE:  Nga shpikja e bujqësisë tek interneti/ Ja vitet që e ndryshuan historinë e njerëzimit

LEXO EDHE:  Elbasan, prezantohet Qazim Sejdini, mungon Blushi

Një e-mail i gushtit të vitit 2017 nga “Robert Biden” (emri zyrtar i Hanter), thotë se marrëveshja fillestare ishte për 10 milion dollarë në vit, por që atëherë ishte bërë “shumë më interesante për mua dhe familjen time”, pasi përfshinte një pjesë të “kapitalit dhe fitimeve”. Stafi i Xho Bajden, thotë se kthimet e taksave, nuk tregojnë ndonjë përfshirje të familjes në investimet kineze.

Refreni i mediave të majta, është se edhe nëse këto komunikime elektronike janë të vërteta – në fakt familja Bajden nuk e mohon vërtetësinë e tyre – ato nuk arrijnë të provojnë se Xho Bajden ka shkelur ndonjë ligj. Por krimet nuk janë standardi minimal për sjelljen politike të një politikani.

Bajden ishte në vitin 2017 një qytetar i thjeshtë, por po konsideronte mundësinë e garimit për president. Një transaksion që do ta bënte atë – ose djalin e tij – partner me një kompani të lidhur me qeverinë kineze, ngre shumë pikëpyetje rreth gjykimit dhe mënyrës se si ai do ta sillej me Kinën si president i SHBA-së.

Xho Bajden duhet të qartësojë të gjitha dyshime mbi lidhjet e tij ekonomike me Kinën. Kjo është në interesin e tij politik. A është ai “djali i madh” në e-maile? Çfarë ndodhi me marrëveshjen? Kina do të jetë një nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme të Bajdenit, dhe dokumentet e pashpjegueshme nuk do të zhduken edhe nëse ai zgjidhet president.

Nëse republikanët mbajnë Senatin, është e sigurt që do të ketë më shumë investigim mbi këtë çështje. Ndoshta Xho Bajden mund të mos ketë qenë i përfshirë, dhe Hanter e ka përdorur emrin e babait të tij për të bizneset e veta.

Por është gjithashtu e mundur që Xho Bajden të ketë qenë në dijeni të biznesit të CEFC, dhe të ketë hezituar t’i thoshte të birit se nuk mund të përdorte emrin dhe pozicionin e babait të tij për punët private. Cilado qoftë e vërteta, publiku meriton të dijë të vërtetën./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Presidencialet e SHBA/ Pse sondazhet mund të kenë gabuar sërish

Publikuar

-

Nga

Presidencialet e SHBA/ Pse sondazhet mund të kenë gabuar sërish

Nga G.Murphy Donovan “American Thinker”

* Sondazhet dhe ekspertët e tyre, dolën bllof gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Në fakt, në zgjedhjet e fundit grupimi anti-Trump ishte aq universal, me anketuesit dhe gazetarët kryesore, sa që është e vështirë të besosh se nuk kishte një komplot për të dekurajuar votuesit e Trump.

Me zgjedhjet e radhës në prag, sondazhet duket se po rikthejnë në skenë një lloj dezha vy-je. Donald Trump po sulmohet nga të gjitha anët si “kalorësi i errët”. Por këtë vit ka disa prova të qarta, se përse sondazhet dhe media mund të jenë sërish në rrugë të gabuar, ose po i paraqesin keq shifrat.

Anketuesit bien dakord për një gjë:votuesit në zonat rurale janë mjaft të vështirë për t’u arritur për të kryer sondazhe me ta. Dhe shpjegimi është i vetëkuptueshme. Punonjësit amerikanë “jakë blu”, ose të “mjerët” siç etiketohen nga demokratët janë ende në punë.

Amerikanët e zonave urbane, punonjësit e qeverisë dhe shkollave ​​publike janë me leje me pagesë për shkak të epidemisë së Covid. Një në katër amerikanë, punon për qeverinë ose shkollat e të gjitha niveleve. Ata mund të mbi-përfaqësohen në sondazhe.

Votuesit e Bajdenit, kryesisht në zonat urbane, janë sërish në shtëpi; duke iu përgjigjur telefonit, dhe duke qenë të gatshëm të shtrembërojnë kurbën e sondazhit. Nëse karantinat në zonat urbane janë një komplot për të dëmtuar Trumpin, kjo mund të ketë një efekt të kundërt në kampuset universitare.

Të rinjtë e kësaj moshe, janë zakonisht me prirje liberale, por apatikë në raport me proceset zgjedhore. Me shkollën që ka një ndërprerje për një kohë pacaktuar, kampuset nuk do të kenë këtë vit shumë votues që mund t`a hedhin votën në favor të dyshes Bajden/Herris.

Ndërkohë që nga mesi i shekullit XX, afro-amerikanët kanë qenë të prirur të votonin për demokratët; si për ironi partia e skllavërisë. Diçka ka ndryshuar këtë vit. Zezakët po vetë-deklarohen si të pavarur në një numër të konsiderueshëm, një lajm ky jo i mirë për liberalët dhe demokratët.

Këtu nuk ndihmoi as qëndrimi mbrojtës i Bajdenit ndaj zezakëve. Ndërkohë, as shenjat e tjera nuk janë të mira. 27 republikanë zezakë po garojnë këtë vit për në Kongres. Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm amerikanësh të zakonshëm, sidomos ata që jetojnë afër qyteteve, nuk do të denjonin të tregonin hapur mbështetjen për Trump. Ata nuk mbajnë asnjë poster në oborrin e shtëpisë së tyre apo në parakolpin e makinës, pasi kjo do t’i vinte në shënjestër të banditëve liberalë, lëvizjes “Black Lives Matters” dhe aktivistëve të ANTIFA- që tashmë janë derdhur rrugëve të SHBA-së.

LEXO EDHE:  Betejës për Shtëpinë e Bardhë i mungon skena e madhe

LEXO EDHE:  Bob Uduord, stenografi i establishmentit në Uashington

Votuesit e ndrojtur të Trumpit, po ruajnë një profil të ulët, ndërsa “kultura e anulimit” po vijon të lulëzojë, pasi demokratët e dinë se trazirat në shtetet e tyre nuk do të shuhen shumë shpejt. Nuk ka ndonjë metrikë përveç votës, për të numëruar mbështetësit e heshtur të Trump.

Hakmarrja më e mirë është një fitore. Sondazhet politike amerikane, janë më të pandershmet në botë. Asnjëherë nuk na është thënë se sa telefonata duhet të bëhen për të marrë një përgjigje, dhe nuk ka as ndonjë mënyrë për të vlerësuar ndershmërinë e të anketuarve, demokratëve, republikanëve apo të pavarurve.

Kur nuk dimë numrin e atyre që refuzojnë të përgjigjen, dimë edhe më pak për apatinë apo armiqësinë e plotë ndaj vetë sondazheve. Faktet e harruara konsiderohen shumë rrallë. Censorët e mediave urbane, nga të cilat industria e sondazheve është një nëngrup, tani përfshijnë Komisionin e Debatit Presidencial dhe perandoritë dot.com.

“Big Brother” është qartësisht një demokrat urban. Është një bast shumë i sigurt, që të njëjtët njerëz që do të guxojnë të votojnë atë ditë Trumpin, mund të mos jenë të gatshëm të flasin, ose të jenë të sinqertë me një anketues urban. Në fakt, sondazhet popullore në mbarë vendin janë të kota, pasi një president zgjidhet shtet më shtet përmes Kolegjit Zgjedhor.

Demokracia e vërtetë funksionon sipas rregullave. Shumica e sondazheve kryesore, lidhen me një ose më shumë media. Mediat partiake po shesin profeci dhe jo ​​parashikime. Ndër shumë gjëra të tjera, në fillim të muajit tjetër është mençuria e turmave./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE