Connect with Us

Kush e udhëheq sot botën?

Blog

Kush e udhëheq sot botën?

Publikuar

-

Kush e udhëheq sot botën?

“The Economist”

Krizat mund të sjellin edhe qartësi. Në krizën financiare të vitit 2008-09, u krijua klubi i G20-ës i ekonomive më të mëdha të botës, duke reflektuar faktin sesi fuqia ekonomike ishte përhapur përtej G7-ës së botës së pasur.

Ajo që ka nxjerrë në pah pandemia e Covid-19, është mungesa e udhëheqjes globale. Këtë herë G20 ka bërë pak më shumë se sa një zotim retorik për të “bërë çfarëdo gjëje që duhet”, dhe mbështetur pezullimin e shlyerjes të borxheve nga vendet e varfra.

Amerika, që në të shkuarën ka drejtuar fushatat globale për të mposhtur sëmundjet e HIV/AIDS dhe Ebolës, është zhytur në konfliktet e saj të brendshme. Dhe Këshilli i Sigurimit i OKB, ka konfirmuar mosfunksionimin e tij. Pesë anëtarët e përhershëm të këshillit (P5), janë të ndarë midis 3 vendeve perëndimore nga njëra anë, dhe Rusisë dhe Kinës nga ana tjetër.

Shumë analistë, kanë nisur të dyshojnë se dyshja autoritare ka një pakt zyrtar me njëra-tjetrën. Rusia e ushtron shpesh të drejtën e vetos, ndonjëherë në krah të Kinës. Në vend se të hidhej në veprim kundër Covid-19, KS diskutoi për herë të parë mbi këtë krizë vetëm në muajin prill.

Franca dhe Rusia, kanë qenë të prirura që liderët e P5 të bëhen bashkë në vitin e përvjetorit të OKB, por e kanë parë të vështirë që ta realizojnë këtë gjë. Pandemia goditi pikërisht në kohën kur konkurrenca midis Amerikës dhe Kinës, superfuqitë dominuese dhe në zhvillim të botës, ishte tashmë intensive, dhe shtrihej nga tregtia dhe teknologjia, financat dhe deri tek dominimi rajonal në Azi.

Në Amerikë ka një perceptim bipartizan, që e sheh Kinën si një rivale që vjedh pronën intelektuale, përfiton nga hapja e Amerikës, dhe që synon t’i heqë kësaj të fundit drejtimin e botës. Nga ana e saj, Kina është gjithnjë e më e pacipë në përpjekjet e saj kundër Amerikës (apo çdo vendi që i bën rezistencë).

Çdo tërheqje e Amerikës nga udhëheqja globale, është një mundësi që Kina të fitojë terren. Ndërsa SHBA-ja ka pezulluar fondet që jep për OBSH, Kina ka premtuar 2 miliardë dollarë për këtë institucion për ta luftuar pandeminë. Presidenti Xi Jinping e portretizon Kinën si një kampione të multilateralizmit, dhe po flet për të marrë “një rol aktiv në drejtimin e reformës së sistemit të qeverisjes globale”.

Kina ka ndërtuar kanale të ndikimit jashtë institucioneve që projektoi dikur Amerika. Ajo ka themeluar Bankën Aziatike të Investimeve të Infrastrukturës, duke shkelur në ‘territorin’ e Bankës Botërore. Ka udhëhequr BRICS (aleanca e saj me Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Afrikën e Jugut) dhe Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait, një grupim prej 8 vendesh që përfshin Rusinë dhe vendet e Azisë Qendrore, si dhe Indinë e Pakistanin.

Pastaj është edhe Nisma e Brezit dhe Rrugës e presidentit Xi, që parashikon ndërtimin e një infrastrukturë gjithëpërfshirëse. Ndërkohë, Kina e ka rritur metodikisht ndikimin e saj mbi institucionet ekzistuese, sidomos në OKB.

Ajo e ka shtuar mbështetjen e saj financiare, duke u bërë kontributorja e dytë më e madhe pas SHBA-së, si për buxhetet e përgjithshme, ashtu edhe për misionet paqeruajtëse. Ajo është bërë më kërkuese. “Dhjetë vjet më parë, Kina ishte shumë e matur, duke pretenduar se ishte thjesht një vend në zhvillim. Tani kinezët janë të papërmbajtshëm, dhe duan të drejtojnë sistemin e qeverisjes globale”- thotë një diplomat evropian në OKB.

Kinezët drejtojnë sot 4 nga 15 agjencitë e specializuara të OKB-së, përfshirë Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë me seli në Romë, dhe Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit me qendër në Gjenevë. Ndërkohë amerikanët drejtojnë vetëm një nga organizatat e OKB-së.

Zyrtarët kinezë, mundohen të futin në dokumentet zyrtare referenca të favorshme për vendin e tyre, dhe një gjuhë miqësore ndaj interpretimit që i bëjnë të drejtave të njeriut, duke e vënë theksin tek sovraniteti dhe zhvillimin kombëtar (“respekti i ndërsjellë, dhe bashkëpunimi ku të gjithë janë të fituar).

Në prapaskenë Kina përdor çdo lloj mjeti që ka në dispozicion, për të shmangur kritikat për shtypjen e minoriteteve në Xinjiang ose Tibet. Ndërkohë janë shtuar fitoret e vogla të Kinës, shpesh në dokumente të paqarta dhe forume që nuk bien shumë në syrin e publikut.

Për shembull në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh, Perëndimi dhe miqtë e tij llogarisin normalisht 9 vota të nevojshme për të miratuar shumë nga vendimet që synohen. Por në marsin e 2018-ës, një propozim i mbështetur nga amerikanët që Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, të raportonte në një seancë zyrtare mbi abuzimet në Siri u hodh poshtë pas presionit të Kinës, falë të cilit Bregu i Fildishtë ndryshoi qëndrim minutën e fundit.

Synimi mund të mos jetë zëvendësimi i Amerikës si një superfuqi që bart barrën e problemeve në të gjithë botën. Më shumë gjasa, Kina dëshiron thjesht një rrugë të pakufizuar për një zhvillim të mëtejshëm. “Republika Popullore e Kombeve të Bashkuara”, një raport i vitit të kaluar nga Qendra për një Siguri të Re Amerikane (CNAS), arriti në përfundimin se Kina po “e bënte botën të sigurt për autokracitë”.

Për një kohë të gjatë, Amerika i kushtoi pak vëmendje, por tani po ndryshon qasje. Në janar të këtij viti, Departamenti i Shtetit caktoi enkas diplomatin Mark Lambert, me detyrën e të kundërshtimit të “ndikimit të keq” të Kinës dhe të tjerëve në OKB. Në mars, përpjekjet e tij arritën të hedhin poshtë ofertën e Kinës për të marrë drejtimin e agjencisë së pestë në OKB, Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale me seli në Gjenevë.

Lëvizje të tilla, reflektojnë të paktën një pranim nga administrata amerikane, se institucionet shumëpalëshe kanë ende rëndësi. Ndërsa Trump nuk e quan më NATO-n “të vjetruar”, siç tha para se të ngjitej në pushtet, ai mund ta shfrytëzojë ende OKB.

LEXO EDHE:  Xhonson, Klinton, Nikson dhe tani Trump/ Historia e presidentëve që iu nënshtruan “impeachment”-it

Ai s’do të ishte presidenti i parë amerikan që beson se sado të bezdisshme që janë forumet ndërkombëtare, ato mbeten gjithsesi ende të vlefshme, pasi mund të përballojnë një pjesë të barrës që ka një superfuqi. Por qasja e tij transaksionale ka zemëruar aleatët, dhe ka lëkundur seriozisht besimin e tyre në udhëheqjen amerikane.

Për pasojë, “fuqitë e mesme” kanë kërkuar mënyra të tjera për të mbrojtur rendin liberal. Një projekt i paraqitur vitin e kaluar nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë në parlamentin kombëtar, identifikoi parandalimin e erozionit të së drejtës ndërkombëtare dhe sistemeve shumëpalëshe si një “interes parësor të politikës së jashtme”.

Në Nju Jork, Franca dhe Gjermania krijuan një Aleancë të Multilateralizmit, me synim krijimin e koalicioneve të larmishme, që merren me probleme nga lajmet e rreme dhe përdorimi i përgjegjshëm i hapësirës në internet, deri tek barazia gjinore dhe forcimi i institucioneve ndërkombëtare.

Koalicione të tilla janë përhapur shumë. Pasi Trump braktisi Partneritetin e Trans-Paqësorit, një marrëveshje e tregtisë së lirë, Australia, Japonia dhe 9 vende të tjera u përpoqën të ecin vetë përpara. BE-ja dhe Japonia nënshkruan mes tyre një marrëveshje tregtare që përfshin një të tretën e PBB-së botërore.

Në aspektin e mbrojtjes, presidenti francez Emanuel Makron ka bërë bashkë 13 vende të tjera në një Nismë Evropiane të Ndërhyrjes, dhe është gjithnjë e më i interesuar për “autonominë strategjike” të Evropës. Vendet aziatike, të shqetësuara nga agresiviteti në rritje i Kinës, dhe të pasigurta për angazhimin e Amerikës ndaj tyre, janë duke thelluar lidhjet me kontinentin e vjetër.

Në sipërmarrje të tilla “minilateraliste” apo “plurilateraliste”, qeveritë kombëtare nuk janë aktorët e vetme. Në skenë janë edhe shtetet e rajonit, organizatat joqeveritare dhe liderët e biznesit. Në reagimin ndaj Covid-19, fondacioni “Bill & Melinda Gates”, një gjigant i filantropisë, po merr një rol më të spikatur se sa shumë qeveri.

Disa shtete amerikane, kanë qenë shumë të angazhuara që kur Trumpi u tërhoq nga Marrëveshja e Parisit. Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Xherri Braun, organizoi në vitin 2018 një samit global të veprimit kundër ndryshimeve klimatike.

Majkëll Fullilëv i Institutit Loui në Australi, sugjeron që vendet që kanë të njëjtën mendësi të formojnë një “koalicion të përgjegjësve”. Meqë disa fuqi të mesme, si Tajvani dhe Koreja e Jugut, kanë spikatur me reagimin e tyre efektiv ndaj pandemisë, ai gjithashtu propozon krijimin e “koalicioneve të shteteve kompetente”.

Përplasjet e mëtejshme mes fuqive të mëdha mbi Covid-19, mund ta bëjnë më të ngutshëm një aleancë të fuqive të mesme. Por mos mbani shumë shpresa mbi të, thotë Kori Sheik e Institutit “American Enterprise”. Pa një fuqi dominuese që dikton një agjendë, dhe siguron një pjesë të fondeve, është shumë e vështirë që bashkëpunimi midis vendeve më të vogla të arrijë ndonjë gjë të madhe.

Nëse fuqitë e mesme janë aktive, po kështu ndodh edhe me ato më të vogla. Kur bëhen bashkë, edhe ato mund të kenë ndikim. Nën statutin e saj, OKB-ja “bazohet në parimin e barazisë sovrane të gjithë anëtarëve të saj”, ndaj secili prej 193 vendeve në Asamblenë e Përgjithshme ka një votë.

India (me 1.4 miliardë njerëz), ka vetëm 1 votë ashtu si Tuvalu (me vetëm 12 mijë banorë) . G-77, i formuar në vitin 1964 dhe që tani ka 134 anëtarë, mbron interesat e vendeve në zhvillim. Sot është më pak homogjen se dikur, por mund të ketë ende ndikim, për shembull mbi zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm, dhe të tërheqë vëmendje (si për shembull zgjedhja e Palestinës si kryetare e grupit vitin e kaluar).

Aleanca e Shteteve të Ishujve të Vegjël, ndihmoi në vendosjen në agjendën zyrtare të çështjes së ndryshimit të klimës. Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Samanta Pauer, gjatë mandatit të dytë të Obamës, u detyrua të vizitojë homologët e saj nga çdo vend anëtar në misionet e tyre në Nju Jork:ajo i takoi të gjithë, përveç përfaqësuesit të Koresë së Veriut.

Me vetëm 6 ambasada në mbarë botën, pesha diplomatike e shtetit të Shën Vinsentit në Karaibe (me vetëm 111 mijë banorë) është e vogël, por një shembull i mirë i ndikimit të një vendi të vogël. Një nga ambasadat e këtij shteti ndodhet në Tajpei:pra është ndër pak vende që e njohin zyrtarisht Tajvanin.

Misioni diplomatik në Nju Jork është duke u zgjeruar, pasi Shën Vinsenti mban aktualisht një nga dhjetë vendet jo të përhershme në Këshillin 15-anëtarësh të Sigurimit. “Parimi bazë i të gjitha shteteve të vogla, është respektimi i ligjit ndërkombëtar”-thotë Inga Ronda King, ambasadore e Shën Vinsentit.

Selia e Këshillit të Sigurimit, i jep asaj një shans që të ngrejë shqetësimet thelbësore (sidomos ndryshimet klimatike dhe marrëdhëniet me Afrikën), dhe duke qenë një vend i vogël, duhet që ta bëjë këtë me shumë diplomaci. / The Economist – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Si pastrohen paratë e mafias përmes tregut global të artit

Publikuar

-

Nga

Si pastrohen paratë e mafias përmes tregut global të artit

Nga Maria Berlinguer “La Stampa”

Romë – Xhakino Kampolo, mbreti i lojës së pokerit në kompjuter në Itali, e donte artin. Midis 300 milionë eurove asete të konfiskuara prej tij, ishin rreth 100 vepra arti shumë të vlefshme:piktura nga Salvador Dali, Xhorxho Morandi, Renato Gutuzo, Matia Petri dhe Xhorxho de Çiriko.

Koleksione veprash arti me vlerë dhjetëra miliona euro u konfiskuan gjithashtu nga Nikola Skiavone, djali i Françesko Skiavones, bosit të klanit mafioz Kazalezi brenda organizatës kriminal Kamorra me qendër në Napoli; dhe nga Xhianfranko Bekina, tregtar arti; tek Mateo Mesina Denaro, shefi i Kosa Nostras siçiliane.

Sigurisht, le të mos harrojmë 2 pikturat në vaj të Van Gogut – Kongregacioni i Kishës së Reformuar në Nunen dhe Pamje nga Deti në Sheveningen – të cilat u vodhën në vitin 2002 nga Muzeu Van Gog në Amsterdam, dhe u gjetën më vonë nga policia në Kastelamare di Stabia, Napoli, në një vilë në pronësi të bosit të trafikut të drogës Rafaele Imperiale.

Dhe më pas janë investimet e Ndrangetës, mafias kalabreze, në pikturat e shekullit 17 në Lombardi, dhe koleksionet e Xhenaro Mokbel dhe Masimo Karminati, figura aktive në Romë, dhe që janë në qendër të dokumentarit të suksesshëm “Ndiq pikturat” nga Françeska Sironi, Alberto Gotardo dhe Paolo Fantauci.

Por a janë vërtet kriminelët dhe bosët e mafias kaq të apasionuar pas artit? Vështirë të imagjinohet. Me shumë gjasa, kjo dukuri është një shenjë e asaj se sa tregu i artit është bërë një mjet fenomenal i pastrimit të parave dhe investimeve për krimin e organizuar.

Është një sektor që lejon pastrimin e parave të pista në një mënyrë të sigurt, dhe me një mbrojtje të garantuar nga zhvlerësimi me kalimin e kohës. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me pastrimin. Veprat artistike ofrojnë sigurinë e një investimi, që nuk do të pësojë gjë nga inflacioni, duke pasur nga ana tjetër një rikthim të garantuar të investimit, me kusht që paratë të investohen në kryevepra të destinuara ta ruajnë me siguri vlerën e tyre, pavarësisht kalimit të kohës.

Tregu global i veprave të artit vlen midis 58-60 miliardë euro. Ai ka pësuar një bum në të gjithë botën, dhe është 2-fishuar 10 vitet e fundit, dhe nuk po tregon asnjë shenjë rënie. Dhe jo vetëm falë atyre kryeveprave, por edhe për shkak të rritjes eksponenciale të çmimeve të veprave nga artistët e rinj, me disa që mund të arrijnë një çmim prej 100 milionë dollarësh.

Një anomali e mirëfilltë, sipas ekspertëve të sektorit. Dekadën e shkuar, galeritë dhe shtëpitë e ankandeve kanë mundur të thyejnë rekord pas rekordi, duke arritur të shesin veprat e artistëve, që kaluan nga gjysmë anonimati tek suksesi global. Është një sektor që ka përfituar nga mungesa absolute e rregullave.

Por jo çdo gjë që shkëlqen është ar, pasi koleksionistët e apasionuar nuk janë të vetmit që simulojnë zgjerimin e madh të këtij tregu. Kjo e fundit vjen dhe nga lehtësia me të cilën mafiozët kanë qenë deri tani në gjendje ta përdorin këtë “flluskë tregtare”, për të ricikluar paratë e tyre të paligjshme.

LEXO EDHE:  Ja pse Brexit mund ta forcojë dhe jo dobësojë Perëndimin

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Çfarë ndodh nëse nuk do të funksionojë asnjë ilaç kundër tij?

“Është një fluks parash që vjen mbi të gjitha nga tregtia e drogës”- thotë gjenerali Alesandro Barbera, komandant i SCICO, shërbimi qendror hetimor mbi krimin e organizuar në “Guardia di Finanza”. Rreth 18 miliardë euro (ose 1 për qind e PBB-së së Italisë), është vlera kolosale e pasurive të patundshme dhe mallrave të konfiskuara nga autoritetet financiare italiane nga kriminelët midis viteve 2015-2019.

Sekuestrimet konfirmojnë rëndësinë e asaj që shihet si një zgjedhje strategjike e mafias për të investuar në pasuri të sigurta:kryesisht diamante, metale të çmuara, piktura dhe objekte arkeologjike me vlera të mëdha. Dhe këto thesare nuk janë të gjitha të vjedhura.

Shumica janë blerë ligjërisht në tregun e artit, kryesisht në ankande. “Për klanet mafioze, pasuritë e sigurta si vepra arti janë të dëshirueshme, pasi janë të përshtatshme. Është një biznes me degë në të gjithë botën, shumë i vështirë për t’u gjurmuar. Ne e gjejmë veten përballë një Janusi me dy fytyra, dhe duhen teknika më të sofistikuara hetimore për të zbuluar se ku fshihen fondet e paligjshme, dhe për të gjurmuar të gjitha transfertat e parave”- totë Barbera.

Ai shton:”Kur je përballë një organizate mafioze që operon në tregun e artit, nuk ke dhe aq nevojë për kasapë, se sa për hetues me mendësi biznesi, që dinë të lexojnë pasqyrat financiare”. Gjnerali thotë se për një bos të mafias, pasja e një pikture ose një skulpture nga një artist i madh, nuk është thjesht një skemë e pastrimit të parave, por ajo i jep prestigj dhe reputacion.

Me kalimin e viteve, klanet kanë përsosur metodat e fshehjes së gjurmëve të parave që vijnë nga droga, gjobat dhe trafiqet e ndryshme. ”Krimi i organizuar, ka interes të investojë në mallra që mund të ndihmojnë në fshehjen e vlerës së tyre neto”- thotë Federiko De Raho, prokuror i Antimafias.

Sipas tij, në qindra raste pikturat, skulpturat dhe afresket, garantojnë transferime parash nga një grup mafioz në tjetrin, duke qenë të mbrojtur nga çdo rrezik. Vepra artistike mbetet aty ku ruhet – mbase në një port të lirë apo një zonë pa taksa, e paarritshme për të gjithë – dhe kalon nga një blerës tek tjetri.

Dhe ky është një nga kufijtë e rinj tek të cilët po përqendrohet vëmendja, nga hetuesit dhe ligjvënësit. Ndërkohë, Direktiva e Pestë e Bashkimit Evropian mbi pastrimin e parave u imponon operatorëve të sektorit të artit të njëjtat rregullore të transparencës që aktualisht zbatohen për bankat, noterët dhe llogaritarët. Ky është një hap i parë drejt transparencës./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Vdekja misterioze e Edgar Alan Po, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të Amerikës dhe mbarë botës

Publikuar

-

Nga

Ai ishte një nga shkrimtarët e parë të mëdhenj të lindur në Amerikë, një mjeshtër i thrillerit dhe misterit. Vdekja e tij është mbetet ende sot një mister, teksa secila nga legjendat dhe thashethemet, janë njëra më e kobshme se tjetra.

Po lindi në vitin 1806 në Boston, dhe u përball që në vitet e para me tragjedi. Të dy prindërit ishin aktorë, por ai nuk i njohu dot. Dejvid Po Xhunior, ishte një alkoolist që e braktisi familjen shumë shpejt pasi lindi Edgar, ndërsa e ëma, Eliza Po, vdiq kur ai ishte vetëm 3-vjeç.

Vogëlushi u dërgua të jetonte në Riçmond, Virxhinia, në familjen e tregtarit të duhanit Xhon Alan dhe gruas e tij, të cilët i dhanë edhe emrin zyrtar Edgar Alan Po. Ai konfliktohej shpesh të atin adoptiv, duke u detyruar ta braktiste gjimnazin, për shkak të refuzimit të Xhonit për të paguar borxhet në bixhoz të të riut Edgar.

Pas mbarimit të ushtrisë në akademinë West Point, Po u zhvendos me banim në Baltimora, në atë kohë një qytet i dorës së tretë. Grabitësit e varreve dhe skllavëria, do të ishin frymëzimin i përsosur për njeriun që përfundimisht do të bëhej shpikës i horrorit amerikan.

Karriera e Po si kritik letrar dhe shkrimtar, ishte relativisht e shkurtër, por shumë e arrirë. Ai qëndroi herë pas here në Nju Jork, Riçmond dhe Filadelfia, dhe shkroi për disa nga revistat më të mëdha të kohës. Në vitin 1845, botoi kryeveprën e tij më të madhe, poezinë “Korbi”, dhe krijoi zhanrin e misterit në vitin 1841 me tregimet e tij rreth August Dypin, një detektiv imagjinar francez.

Jeta e tij personale ishte disi më e trazuar. U martua me kushërirën e tij 13-vjeçare, Virxhinia Klam, edhe pse ai pohoi se nuk e kishte konsumuar kurrë martesën para vdekjes së saj 12 vjet më vonë. Dhe ishte një konsumator i madh i pijeve alkoolike, të paktën sipas disave.

Gjërat po shkonin mirë për Po në tetorin e vitit 1849. Ai ishte një shkrimtar i famshëm, dhe ishte gati të martohej me dashurinë e tij të parë, Elmira Shelton, pas një udhëtimi të shkurtër nga Riçmond në Filadelfia, dhe më pas në Nju Jork. Po u rikthye në Baltimora, përpara se zhdukej për gati një javë.

Ai u gjet më 3 tetor në një gjendje delirante jashtë tavernës ”Gunner’s Hall” nga një burrë me emrin Zhozef Uoker, që e njohu shkrimtarin e famshëm. Ai e pyeti nëse njihte dikë që mund ta kontaktonte, dhe Po përmendi një redaktor me emrin Zhozef Snodgras.

Uoker i shkroi Snodgras një letër ku i kërkonte ndihmë. Nga aty, Po u dërgua në Spitalin “Washington College”, dhe në atë moment gjërat u bënë të mjegullta si për pacientin ashtu edhe për librat e historisë.

Po u shtrua në një dhomë pa dritare me vetëm një mjek shoqërues, dr.Xhon Moran, për ta vëzhguar gjatë ditëve të fundit të jetës. Java që ai kaloi në atë gjendje, gjendja histerike dhe e rëndë në të cilën u gjet, dhe pabesueshmëria e dëshmitarëve të momenteve të tij të fundit, që të gjitha këto kontribuuan për një shekull e gjysmë spekulime.

Po vdiq më 7 tetor, ndërsa thuhet se fjalët e tij të fundit ishin:”O Zot, ndihmoje shpirtin tim të ngratë!”. Teoritë në lidhje me vdekjen e shkrimtarit, filluan të shfaqen gati menjëherë pasi u bë publik lajmi. Nuk ka asnjë të dhënë të mbetur që nga ajo kohë për shtrimin në spital.

LEXO EDHE:  Ja pse Brexit mund ta forcojë dhe jo dobësojë Perëndimin

LEXO EDHE:  Dhjetë keqkuptime mbi Gripin Spanjoll të 1918-ës, pandeminë më të madhe të historisë

Por u tha se Po vdiq nga “bllokimit të trurit”, një term elegant që përdorej shpesh në atë kohë për mbidozat e alkoolit ose ilaçeve. Por ekziston dyshimi rreth shkakut të vdekjes së tij, si për shkak të trajtimit mjekësor, ashtu edhe për motivet e njerëzve të përfshirë në atë ngjarje.

Sipas shumë dëshmive, Po nuk ishte i fiksuar pas pijeve alkoolike. Të gjithë ata që e njihnin, nuk e mbanin mend si një pijetar të madh. Ai pinte rrallë, por kur e bënte këtë katandisej si mos më keq. Vdekja e gruas së tij nga tuberkulozi e zhyti në një dëshpërim të madh, dhe gjente ngushëllim vetëm tek alkooli.

Por në fund ia doli të shërohej nga varësia. Snodgras shkruan se kur e gjeti Po në një lokal në Baltimora, shkrimtari ishte tërësisht i dehur, dhe mund të nxirrte nga goja vetëm murmuritje. Ndërkohë Grisuold, që kishte pasur një marrëdhënie të vështirë me Po, e përdori pozicionin e tij si përmbarues i pasurisë së tij për të shkruar një biografi mizore dhe shpifëse, që sugjeronte se shkrimtari legjendar ishte njeri një i varur nga opiumi dhe pijanec.

Xhon Moran e kundërshtoi atë, dhe bëri të pamundurën për të sqaruar rrethanat që kishin të bënin me vdekjen e Po. Ai tha se Po nuk ishte i dehur kur u paraqit në spital. Ka shumë teori të tjera në lidhje me vdekjen e shkrimtarit. Pra, nëse Po nuk kishte pirë shumë, atëherë çfarë e vrau?

Ne mund të mos marrim vesh kurrë, pasi nuk pati asnjë autopsi, dhe asnjë dëshmi të plotë të asaj kohe. Por ka pasur disa teori mbi fatin e tij tragjik, disa më të besueshme se të tjerat. Disa kanë spekuluar se Po vdiq nga sëmundja e tërbimit, simptomat e së cilës përputhen me sjelljen e tij delirante.

Në vitin 1996, një studiues dhe profesor në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Merilendit, dr. Majkëll Benitez, fitoi vëmendjen me këtë teori, e cila u shqyrtua në një konferencë mjekësore. I bazuar pjesërisht në rrëfimet e Moran mbi kohën e qëndrimit të Po në spital, Benitez tregoi se përçartja e Po kishte shumë luhatje, me periudha kthjelltësie midis 2 gjendjeve të pandërgjegjshme.

Moran vuri gjithashtu në dukje se Po ngurronte të pinte ujë, për të cilin Benitez tha se përputhej gjithashtu me simptomat e tërbimit. Megjithatë, Moran ishte një dëshmitar jo i besueshëm, pasi krahasimet e tregimeve të tij të ndryshme zbulojnë mjaft mospërputhje, pjesërisht pasi ai i shkroi ato shumë vite më vonë.

Një teori tjetër është se ai vdiq nga një grip që kaloi në pneumoni. Teori të tjera përfshijnë helmimin me monoksid karboni apo metalet e rënda. Dhe së fundmi është edhe teoria se ai u rrah për vdekje, edhe pse kjo e fundit tingëllon më shumë si një nga historitë e vetë Edgar Alan Po./ biography.com–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Horoskopi i ditës, 24 tetor 2020

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 24 tetor 2020

Dashi

Mundohuni të jeni të duruar në dashuri, por dijeni që Hëna nuk është në favorin tuaj. Në frontin e punës, mendoni edhe për disa projekte të reja dhe interesante!

Demi

Bëni kujdes me të lindurit nën shenjën e Ujorit, është një ditë e nënshtruar për ndjenjat. Në frontin e punës, mendoni dhe merrni kohën tuaj për të bërë një zgjedhje të rëndësishme. Mos u trembni!

Binjakët

Ka ardhur koha të flisni për dashurinë me thjeshtësi. Sa i përket punës, nga fundi i muajit diçka po lëviz. Lajmet vijnë së shpejti!

Gaforrja

Mos u tregoni argumentues dhe përpiquni të flisni duke e bërë të qartë ndjenjën për dashurinë. Në frontin e biznesit, nuk është koha më e mirë për të bërë zgjedhje që marrin shumë para larg. Një kontratë ose marrëveshje mund të ketë nevojë të rishikohet.

Luani

Sot pak turbulencë në dashuri, përpiquni të jeni të durueshëm. Në frontin e biznesit, kushtojini vëmendje investimeve. Fundi i vitit do t’ju shtyjë të kurseni.

Virgjëresha

Ditë pozitive për dashurinë: një histori interesante mund të lindë papritmas. Në frontin e punës, mundësi të mira.

Peshorja

Hëna është një lajm i favorshëm, i shkëlqyeshëm për dashurinë sot. Në frontin e punës, duhet të zgjidhni disa probleme, por mos u shqetësoni: fundi i muajit do të jetë më mirë!

LEXO EDHE:  Pse gratë e kërkojnë zakonisht më shpesh divorcin sesa burrat?

LEXO EDHE:  Xhonson, Klinton, Nikson dhe tani Trump/ Historia e presidentëve që iu nënshtruan “impeachment”-it

Akrepi

Probleme të vogla në dashuri me ata që kanë lindur nën shenjën e Demit dhe Luanit. Në frontin e punës, ju keni ende disa pengesa për të kapërcyer, por situata e përgjithshme është pozitive.

Shigjetari

Ju keni një dëshirë të madhe për të dashuruar. Marrëdhënie interesante me të lindurit nën shenjën e Ujorit. Në frontin e punës, nëse keni bërë ndonjë kërkesë, përgjigjet vijnë me ngadalë: kjo mund t’ju bëjë shumë nervoz!

Bricjapi

Ju i keni dhënë partnerit tuaj kohë për të sqaruar, tani doni një përgjigje. Në frontin e punës, situata është interesante për ata që punojnë.

Ujori

Dita nervoze: kini kujdes nga marrëdhëniet e gjata. Në frontin e punës, nëse ka pasur përplasje në të kaluarën, sot nuk është e lehtë të bësh paqe!

Peshqit

Afërdita nga data 28 do të jetë e favorshme dhe ky është një lajm i shkëlqyeshëm për ndjenjat. Sa për punën, ka nga ata që ende dyshojnë për një projekt të ri.

LEXO TE PLOTE