Connect with Us

 “Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese në rend të ditës”/ Blushi i Metës, i përgjigjet gazetares së DW

Politikë

 “Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese në rend të ditës”/ Blushi i Metës, i përgjigjet gazetares së DW

Publikuar

-

Nuk u paraqit në Komision/ Blushi justifikon Metën: S’mund të anulonte axhendën e sotme

Zëdhënësi i Presidencës, tedi Blushi ka reaguar në lidhje me një shkrim të publikuar në DË, ku ndër të tjera thuhet se Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është në krye të listës prej 15 kushtesh, që disa vende të BE kanë kërkuar nga Shqipëria, para fillimit “de facto” të negociatave të anëtarësimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se në shkrimin në fjalë, nuk gjejnë vend konstatimet e qarta dhe rekomandimet specifike që Komisioni i Venecias ka bërë mbi procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu ai publikon edhe disa nga konkluzionet e opinionit të Venecias, për të cilat thotë se është mirë që të njohen nga opinioni.

“Shpreh keqardhjen që në shkrimin “Tiranë: Funksionimi i Gjykatës Kushtetutese në rend të ditës” me autore kolegen e respektuar Ani Ruci për DW, datë 23 qershor 2020, nuk gjejnë vend konstatimet e qarta dhe rekomandimet specifike që Komisioni i Venecias ka bërë mbi procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Duke ripërsëritur qëndrimin e palëkundur të Presidentit të Republikës SH.T.Z Ilir Meta se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi jetike për kthimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri, ashtu sikundër është edhe zbatimi kushtetues i reformës në drejtësi, besoj se është e domosdoshme që opinioni publik të njihet me analizën dhe konkluzionet e Komisionit të Venecias në mënyrë të drejtëpërdrejtë, jashtë çdo interpretimi politik.

Konkretisht, Komisioni i Venecias ka theksuar se:

1. Roli i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) ishte vendimtar në procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese.

2. Shkaktar i incidentit procedurial në procesin e emërimeve të gjyqtarëve kushtetues ishte Kryetari i KED.

III. Transparenca është thelbësore jo vetëm për besueshmërinë e procesit të emërimeve por edhe për vetë Gjykatën Kushtetuese. KED minoi transparencën e procesit përmes vendimeve antikushtetuese.

1. Veprimet e Presidentit ruajtën kushtetutshmërinë e të gjithë procesit të emërimeve. Emërimi i mëvonshëm i kandidatit të dytë të Presidentit është i justifikueshëm, pasi qëllimi i mekanizmit zhbllokues nuk ishte i zbatueshëm, për sa kohë nuk kishte as mosveprim dhe as vullnet dashakeq nga ana e Presidentit. Refuzimi i Presidentit për të pranuar betimin e kandidates që pretendonte emërimin automatik ishte i arsyeshëm.

2. Ligji i miratuar në Parlament për ndryshimin e procedurës së betimit përpara Presidentit të Republikës është antikushtetues. Betimi përpara Presidentit shënon jo vetëm nisjen e detyrës së gjyqtarit por edhe konfirmon legjitimitetin e këtij mandati kushtetutes. Ndryshimi i kësaj procedure mund të bëhet vetëm përmes ndryshimit të Kushtetutës me një dispozitë të formuluar qartë dhe vetëm për rastet e qarta të abuzimit. Në rastin aktual Komisioni i Venecias nuk konstaton në asnjë moment abuzim me detyrën.

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi, beteja e heshtur Rama – Meta

3. Ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi jetike për Shqipërinë veçanërisht për kushtetutshmërinë e çështjeve që lidhen me interesin publik. Dialogu dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë thelbësore për një konsensus të gjerë. Respektimi i mandatit dhe kompetencave të institucioneve shtetërore është kyç.”-shkruan Tedi Blushi.

Më tej, ai thekson se të gjitha këto janë pikë për pikë konkluzione të Komisionit të Venecias mbi procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të cituara si më poshtë, dhe nuk janë as komente të Presidentit dhe as të ndonjë komentuesi dashamirës.

Tedi Blushi shkruan edhe në lidhje me nismën e mazhorancës për shkarkimin e Metës, ndërsa thekson se “Sa i përket shqetësimit në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës, sjell gjithashtu në vëmendje se mazhoranca aktuale ka kërkuar dy herë mendimin e Komisionit të Venecias për këtë çështje, me pretendimin e shkeljes së rëndë të Kushtetutës. Në të dyja herët Komisioni i Venecias është shprehur qartë se pretendimet e Kuvendit nuk kanë bazë për të çuar në shkarkimin e Presidentit. Madje Komisioni ka paralajmëruar mazhorancën që në rast se i shkon deri në fund këtij qëllimi politik do të duhet të vendosë “nëse në fund të fundit kjo do t’i shërbente apo do t’a asgjesonte qëllimin e kontrollit dhe balancës në një situatë kur Parlamenti dhe të gjitha bashkitë dominohen nga një parti. ”

Ndërsa në lidhje me 15 kushtet e Bashkimit Europian, Tedi Blushi thekson se sipas tij ka qenë pikërisht Presidenti Meta, që edhe në këtë rast, ka kërkuar bashkëpunim gjithëpërfshirës, dhe në mungesë të këtij bashkëpunimi ka paralajmëruar me shqetësim shtimin e kushteve, duke këmbëngulur se nga Shqipëria pritet përparim konkret dhe i vërtetë.

“Si gazetare e “DW”, ju keni zbuluar vetë qëndrimin e qartë që edhe Gjermania, vendi që do të marrë së afërmi Presidencën e Bashkimit Europian, ka mbajtur në raport me pritshmëritë e këtij procesi, me rëndësi strategjike për Shqipërinë.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta qëndron përherë i gatshëm t’ju sqarojë drejtpërdrejt çdo çështje, e veçanërisht faktet që përbëjnë interes të veçantë publik.”-përfundon postimin e tij zëdhënësi i Presidencës./ CNA.al

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese në rend të ditës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha del sërish bllof/ Justifikohet me amerikanët dhe gënjen demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD Lulzim Basha pas përjashtimit anti-statutorë të ish liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, ka tentuar të justifikohet, duke gjetur si alibi, amerikanët.

Në një deklaratë sot për mediat Basha është shprehur se “Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.”

Me këtë deklaratë Basha e ka zhytur akoma më shumë veten e tij në “batakun” ku ka rënë duke thelluar më tej mosbesimin e demokratëve.

LEXO EDHE:  Rama “flakë për flakë” me Metën/ Ju do i ktheni shqiptarët nga rruga me kallamin magjik!

LEXO EDHE:  Video/ Debati Premçi-Blushi në Opinion për Rrugën e Kombit

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë vendim që të përjashtohet Berisha nga Grupi Parlamentar.

Çështja është tek vendimet anti-statuore dhe abuzimet e Lulzim Bashës.

Kuvendi do të shqyrtojë abuzimet e skandalet e Lulit, jo vendimet e SHBA, që në fakt nuk janë për përjashtime siç gënjen Luli./CNA.al

Basha shënon “autogol”/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  



Nevoja për Opozitë

Krimi që fsheh Lulzim Basha

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha nuk e nxori me shkelma nga zyra/ Çlirim Gjata ia thotë troç Bashës: Kryetar pa parti

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, kundër statutit të Partisë Demnokratike.

Nga ana tjetër Berisha, ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet, duke respektuar statutin dhe të gjitha rregullat e PD-së.

Çlirim Gjata ka tha se nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD.



Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.  Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në ABC Neës.

Sipas Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’ do të ketë më PD,

“Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, ka thënë më tej Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagojnë ish-krerët e PD, Korçë/ Berisha i mirëpritur, Basha të dorëhiqet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish drejtuesit e Partisë Demokratike në Korçë, janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

  Gjergji Papa

Ish kreu i PD në Korçë, Gjergji Papa ka thënë për CNA.al se doktor Berisha është mirëpritur në Korçë.

Unë ruaj një marrëdhënie të shkëlqyer miqësore me të. Besoj se do të vijë në Korçë dhe unë do jem prezent në takimin e tij” ka thënë Papa.

Papa theksoi se do të marrë pjesë në takimin e Berishës në “Foltoren me demokratët”, duke shtuar  se e ka mik Berishën dhe se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

Edhe, Agron Azillari, i cili ka drejtuar PD në Korçë përgjatë viteve  2005 -2009

                      Agron Azisllari

kundërshton ashpër vendimin e  Lulzim, ndërsa deklaron për CNA.al se do të marr pjesë në takimin e liderit historic të PD , Sali Berisha, ‘Foltore me demokratët”.

“Jam me lëvizjen e z.Berisha dhe do marr pjesë në takimin që do të organizohet në Korçë. Shkak për të dalë kundër Lulit, është fakti i  vendimmarrjes duke anashkaluar rrugën institucionale, Kryesinë apo Këshillin kombëtar.etj, ka thënë Azillari për CNA.al.



Ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se shkelja e statutit nga ana e Lulzim Bashës ka qenë e vazhdueshme.

LEXO EDHE:  Propozimi i Metës për KLSH/ Ja si përgjigjet Rama

LEXO EDHE:  Propozimi i Metës për KLSH/ Ja si përgjigjet Rama

Edhe ish-drejtuesi tjetër i PD në Korçë, Andrea Mano, i cili u dorëhoq pas rezultatit katastrofik të 25 Prillit, tha se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

                           Andrea Mano

Mendimi im është që Basha duhet të japë dorëhqjen dhe të ikë nga posti i kryetarit”, ka thënë ai.

Qartazi ish-krerët lokalë në Korçë në 16 vitet e fundit janë pozicionuar në krah të Berishës dhe kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Në fakt artikulimi i Andrea Manos për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetari i PD, është artikuluar disa kohë më parë kur ky dhe një grup anëtarësh të kryesisë kanë dhënë dorëheqjen duke e lënë degë lokale pa kryetar dhe pa kryesi, pas përplasjeve të shumta që ndodhën në degët lokalë.

CNA.al ka kontaktuar dhe me disa drejtues të tjerë lokalë, anëtarë kryesie, sekretarë dhe nënkryetarë të degës të gjithë kanë thënë se do të jenë prezentë në takimin që do të zhvillojë ish-kryeministri Berisha në Korçë dhe shpresojnë që ky të takim të ndodh sa më shpejt dhe se do të jetë një nga takimet më të shkëlqyera që Berisha do të zhvillojë në të gjithë vendin./CNA.al

LEXO TE PLOTE