LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Zbulohet dokumenti. Kandidati i Metës për KLSH, militant i Ramës

23 Qershor 2020, 18:18, Politikë CNA
Ekskluzive/ Zbulohet dokumenti. Kandidati i Metës për KLSH, militant i

Në fillim të muajit qershor, presidenti i Republikës Ilir Meta propozoi emrin e Arben Shehut për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pas disa muajsh ?lufte? të heshtur për këtë post, me propozime nga Presidenti dhe rrëzime nga socialistët, sot u zgjidh ngërçi për kreun e KLSH-së pasi Komisioni i Ekonomisë pranoi kandidaturën.

Mirëpo, CNA.al ka zbuluar dokumentin që vërteton se kandidati i Metës për kreun e KLSH-së është militant i kryeministrit Edi Rama.

Siç shihet edhe në dokumentin e mëposhtëm, Arben Shehu mban kartën e anëtarësisë në Partinë Socialiste që drejtohet nga kryeministri Rama. CNA.al mëson se Shehu e ka marrë teserën si socialist që në vitin 2006.

Kujtojmë se Kreu i Shtetit deklaroi pak javë më parë se ishte kërkuar Arben Shehut që të mos i bindet asnjë urdhri apo akti që mund të cënojë institucionin e KLSH-së, por nuk dihet sa do të zbatohet kjo.

Ndërkohë, pritet që emërimi i Arben Shehut në krye të KLSH-së të votohet në Parlament./ CNA.al

Propozimi për kreun e KLSH-së/ Meta tregon ?porositë? që i dha Arben Shehut

Lajmet e fundit nga