LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë do ndodhë me dasmat?/ Manastirliu tregon aktivitet që do mbahen akoma të mbyllura

23 Qershor 2020, 19:35, Sociale CNA
Çfarë do ndodhë me dasmat?/ Manastirliu tregon aktivitet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tregoi se pavarësisht se gjendja e fatkeqësisë natyrore mund të hiqet, disa biznese dhe aktivitete do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Manastirliu tha se të mbyllura do të vijojnë të jenë klubet e natës, këndet e lojërave me ambiente të mbyllura, pishinat, kinematë dhe teatrot.

?Heqja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të thotë se nuk ka rikthim mbrapa në mbylljen dhe kufizimin e lëvizjes, por kjo nuk do të thotë se gjendja e pandemisë ka përfunduar. Ndaj qëndrojnë të gjitha masat në kuadër të gjendjes së epidemisë, që janë vendosur për të mos lejuar përhapjen. Kufizimet që mbeten në fuqi janë ato që lidhen me aktivitete që kanë risk të lartë, klubet e natës, këndet e lojërave me ambiente të mbyllura dhe pishinat. Gjithashtu kinematë dhe teatrot nuk do të hapen?, u shpreh ajo në Euronews Albania.

Teksa u pyet për dasmat, ministrja deklaroi se edhe ata do të vijojnë të jenë të mbyllura pavarësisht se ishte parashikuar se do të lejoheshin pas 23 qershorit.

Socialistja pretendon se grumbullimet familjare janë rrezik për infektimin në zinxhir./ CNA.al

Lajmet e fundit nga