Connect with Us

Bota në luftë me Covid/ Ngjarjet kryesore që ka shkaktuar sot pandemia e koronavirusit

Bota

Bota në luftë me Covid/ Ngjarjet kryesore që ka shkaktuar sot pandemia e koronavirusit

Publikuar

-

Bota në lufta me Covid/ Ngjarjet kryesore që ka shkaktuar sot pandemia e koronavirusit

Prej disa muajsh e gjithë bota është duke u përballur me pandeminë e koronavirusit.
Në gjithë globin ka ngjarje dhe zhvillime përsa i përket betejës me Covid-19. Më poshtë sjellim një përmbledhje të ngjarjeve kryesore të ditës së sotme përsa i përket situatës së krijuar nga Covid-19.

Sipas Universitetit Johns Hopkins , rastet e konfirmuara me koronavirus në mbarë globin kaluan 9 milionë.
• Arabia Saudite ka ndaluar vizitorët nga jashtë që të bëjnë pelegrinazhin vjetor islam – Haxhi – në Mekë dhe Medinë. Vetëm një numër i kufizuar i atyre që banojnë në mbretëri do të jenë në gjendje të marrin pjesë.
• Numri i vdekjeve të COVID-19 në SHBA ka kaluar 120,000 , me më shumë se 2.3 milion raste të konfirmuara. Infeksionet janë ende në rritje. Kalifornia, Teksasi dhe Florida janë më të prekurit, secila me më shumë se 100,000 raste.
• Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve të bëjnë gjithçka që mundin për të balancuar nevojat e njerëzve dhe ekonomive të tyre: “Nuk është një zgjedhje midis jetës dhe jetesës. Vendet mund t’i bëjnë të dyja.”

Greta Thunberg: Coronavirus tregon se ne mund të trajtojmë ndryshimin e klimës

Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg beson se reagimi i botës ndaj pandemisë COVID-19 dëshmon se mund të ndërmarrim veprime urgjente mbi ndryshimin e klimës.
Në një intervistë për BBC , ajo tha: “Kjo tregon se në një krizë, ju veproni dhe veproni me forcën e nevojshme”.

LEXO EDHE:  Akuzat për ekonominë/ Rama: Përmbahu zonja Tabaku, duhet shembull qytetarie

E reja, gjithashtu tha se ajo ishte e kënaqur kur shihte që politikanët në krizë kishin dëgjuar shkencëtarë dhe ekspertë duke i dhënë përparësi jetës së njeriut.

4 mënyra se si bota pas pandemisë mund të ndihmojë ekonominë rrethore

Pandemia globale na ka detyruar të përtërijmë dhe rivlerësojmë sesi prodhojmë, shpërndajmë, blejmë dhe konsumojmë, shkruan Mayuri Wijayasundara , pedagog në Universitetin Deakin.
“Këto tendenca, të ndikuara nga kufizimet tona të reja, duket se favorizojnë një ekonomi rrethore, e vetmja filozofi ekonomike që mund të kujdeset në mënyrë të qëndrueshme për nevojat e njerëzve në planin afatgjatë.”

Ja se si ekonomia rrethore mund të përfitojë nga rimëkëmbja e COVID-19

1. Paguaj për shërbimin: Sistemet e shërbimit të produkteve të dizajnuara për të shmangur kontaktin, ofrojnë fleksibilitet të shkëlqyeshëm për konsumatorët për të “lehtësuar ngarkesën” në botën e re të pasigurisë.
2. Vetë-kontrollim dhe konsum lokal: Aktiviteti i kufizuar përtej kufijve nënkupton mbështetje më të madhe në zinxhirët lokalë të furnizimit për të lejuar qarkullimin lokal të rrjedhave ushqyese.
3. Zinxhirët më të shkurtër të furnizimit: Ekonomia e riparimit dhe mikro-industritë lokale mund të vlerësohen për sigurimin e një furnizimi të besueshëm të produkteve brenda mundësive, krahasuar me një zinxhir të gjatë furnizimi që furnizon mallra më të lira.
4. Mbulimi i konsumit, bazuar në kufizimet e kapacitetit dhe përparësinë: COVID-19 ka gjasa të përgatisë qeveritë për të pasur një hierarki të aktiviteteve që i konsideron thelbësore për mbijetesë dhe vazhdimësi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Sondazhet nxjerrin fitues Joe Biden përballë Trumpit

Publikuar

-

Nga

Kandidati demokrat Joe Biden është në avantazh me 4 pikë përqindje përballë, Presidentin Trump, sipas një sondazhi të realizuar nga Hill-HarrisX.

Sipas shifrave të dala nga ky sondazh, 43 për qind e votuesve të regjistruar, thanë se do të mbështesin Biden për president nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ndërsa 39 për qind e votuesve në sondazhin 3-4 korrik thanë se do të votojnë për Trump.

LEXO EDHE:  U shpall “zonë e gjelbërt”/ Infektohet me Covid ekonomistja e Ujësjellësit në Berat

LEXO EDHE:  Bilanci i shifrave në Greqi/ 2.114 të infektuar nga koronavirusi dhe 98 viktima

Pesë përqind e votuesve thanë se preferojnë dikë tjetër, ndërsa një përqindje shtesë prej afro 5 për qind e votuesve thanë që nuk planifikojnë të votojnë në zgjedhje.

Anketa  zbulon se epërsia e Biden është ngushtuar me 10 pikë nga përplasja e muajit të kaluar, ku Trump po sumonte ish-Zëvendës Presidentin demokrat. /CNA.al

Sondazhet e ditëve të para të korrikut

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Njeriu i Merkel/ Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

Publikuar

-

Nga

Njeriu i Merkel/ Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Budestagun gjerman, Johann Wadephul ka shprehur keqardhjen se marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar ende.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Wadephul shton se aprovimi i reformës zgjedhore dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjykata e Lartë në SHBA vendos për taksat e presidentit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Lartë në SHBA vendos për taksat e presidentit

Gjykata e Lartë amerikane do të bëjë të njohura sot opinionet përfundimtare të mandatit të saj të tanishëm.

Vëmendja është përqendruar në tre çështje të cilat lidhen me kërkesat e disa komisioneve të Kongresit dhe të një prokurori të Nju Jorkut që presidenti Donald Trump të publikojë taksat dhe dokumente të tjera financiare.

Presidenti Trump, i cili nuk ka ndjekur praktikën e kandidatëve të tjerë presidencialë, duke refuzuar të bëjë publike dokumentet tatimore gjatë fushatës së vitit 2016, është përpjekur të bllokojë publikimin e dokumenteve të tij financiare.

Disa komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar të dhëna për këto dokumente nga dy banka, Capital One dhe Deutsche Bank, si dhe nga firma e kontabilitetit Mazars USA.

Çështja kryesore që po shqyrtojnë gjyqtarët ka të bëjë me ndarjen e pushteteve midis degëve të qeverisë federale dhe kompetencave të kongresit për të hetuar një president.

Avokati i zotit Trump, Patrick Strawbrige, tha gjatë argumentimit të çështjes në muajin maj se kërkesat për dokumentet financiare nuk i shërbenin ndonjë qëllimi me rëndësi dhe se ligjvënësit nuk duhet të kenë autoritet të pakufizuar për të hetuar një president.

Ndërkaq, disa gjykata të nivelit më të ulët Nju Jork dhe Uashington dhanë vendime kundër Presidentit Trump në çështjen e kërkesës për dokumentet financiare.

Gjyqtari Jon O. Newman i Gjykatës së Apelit për Qarkun e Dytë të Nju Jorkut shkruante:

“Interesat e komisionevetë Kongresit për të ushtruar funksionet e tyre kushtetuese dhe legjislative janë një interes publik shumë më i rëndësishëm se çfarëdo interesi tjetër …”.

Jay Sekulow, një tjetër avokat i zotit Trump, argumentoi para Gjykatës së Lartë në muajin maj se presidenti gëzon “imunitet të përkohshëm kushtetues” nga ndjekja penale gjatë kohës që shërben në detyrë dhe se prokurori i qarkut të Nju Jorkut nuk ka asnjë autoritet për të hetuar zotin Trump.

LEXO EDHE:  Pacientja e infektuar me Covid-19/ Dalin analizat për stafin mjekësor të Lezhës

LEXO EDHE:  Akuzat për ekonominë/ Rama: Përmbahu zonja Tabaku, duhet shembull qytetarie

Carey Dunne, këshilltar i përgjithshëm për prokurorin e qarkut të Manhatanit, tha se presidentët, ndërsa gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, ata nuk përjashtohen nga kërkesat që të dorëzojnë dokumente. Për më tepër tha zoti Dunne, të dhënat që kërkon zyra e tij i takojnë periudhës përpara mandatit të Presidentit Trump dhe nuk mbrohen nga privilegji ekzekutiv.

“Ekziston një rrezik që presidentët amerikanë dhe palë të treta pa dashje të dalin mbi ligjin”, tha ai.

Gjykata e Larta e ka trajtuar edhe në të kaluarën çështjen nëse një president në detyrë duhet të përmbushë një kërkesë ligjore për dokumente.

Në vitin 1973, gjykata vëndosi njëzëri kundër Presidentit Richard Nixon në çështjen që lidhej me dorëzimin e regjistrimeve audio të Shtëpisë së Badhë tek një prokuror special. Gjykatësit po ashtu morën një vendim të njëzëshëm kundër Presidentit Bill Clinton në vitin 1997, duke lejuar një proces gjyqësor në ngarkim të presidentit për ngacmim seksual.

Gjatë argumenteve me gojë në muajin maj, të nëntë gjyqtarët lanë shumë pak të kuptohet se çfarë ane do të mbajnë për çështjet e ngritura para tyre.

Përveç vendimit në favor të njërës ose tjetrës palë, gjyqtarët mund të vëndosin dërgimin mbrapsht të çështjeve për rishqyrtim nga një gjykatë më e ulët.

Ndërsa vendimet e gjykatës së ulët kundër zotit Trump erdhën mes procesit për shkarkimin e tij nga Dhoma e Përfaqësuesve nën akuzat për pengim të drejtësisë dhe abuzim pushteti, akuza për të cilat Senati e nxori të pafajshëm, vendimi i Gjykatës së Lartë vjen ndërsa vendi është vetëm pak muaj para se të vendosë nëse do të rizgjedhë zotin Trump për një mandat të dytë presidencial, apo rivalin e tij, ish Zëvendës Presidentin Joe Biden./VOA

LEXO TE PLOTE