LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bayerni nis lëvizjet në merkato, ja lojtarët që pritet të largohen nga ekipi

23 Qershor 2020, 14:12, Sport CNA
Bayerni nis lëvizjet në merkato, ja lojtarët që pritet

Korentin Toliso, Havi Martinez dhe Lukas Hernandez mund të jenë lojtarët e parë që do të largohen nga Bajern Mynihu. Për dy të parët largimi është thuajse i sigurt, mbetet për t?u vlerësuar vetëm situata e Lukas Hernandezit.

Francezi që erdhi për 80 milionë euro nga Atletiko e Madridit ende nuk ka bindur pasi ka vuajtur shumë dëmtimet. Flik kërkon lojtarë që ofrojnë siguri dhe për këtë arsye Hernandez mund të sakrifikohet.

Deri tani kjo gjë nuk ka ardhur dhe për këtë arsye po mendohet të mbahet Zherom Boateng edhe për të paktën dy vite të tjera, derisa bavarezët të kenë piketuar një lojtar tjetër.

Ndërkohë, në dyshim janë edhe Kingslei Koman me Ivan Perisiç. Francezi mund të rikthehet te Parisi, ndërsa kroati te Interi, edhe pse trajneri Antonio Konte ua ka bërë të qartë drejtuesve se nuk kërkon ta mbajë lojtarin.

Lajmet e fundit nga