Connect with Us

“Asnjë shtet nuk ia del i vetëm”/ OBSH: Pandemia nuk mposhtet më një botë të ndarë

Shëndeti

“Asnjë shtet nuk ia del i vetëm”/ OBSH: Pandemia nuk mposhtet më një botë të ndarë

Publikuar

-

“Asnjë shtet nuk ia del i vetëm”/ OBSH: Pandemia nuk mposhtet më një botë të ndarë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se “kërcënimi më i madh me të cilin përballemi tani nuk është vetë koronavirusi, por mungesa e solidaritetit dhe udhëheqjes globale”.

“Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi me një botë të ndarë. Politizimi i pandemisë e ka përkeqësuar situatën. Asnjë nga ne nuk është i sigurt deri sa të gjithë të jemi të sigurt. Asnjë organizatë dhe asnjë shtet nuk mund ta luftojë i vetëm këtë pandemi. Vetëm, duke punuar bashkë mund ta kapërcejmë këtë kërcënim global. Kërcënimi më i madh me të cilim përballemi tani nuk është vetë virusi, por mungesa e solidaritetit dhe lidershipit global”, tha ai gjatë një video konference për media.

LEXO EDHE:  Ja pse një pandemi tjetër e frikshme, mund të prekë së shpejti botën

Në të gjithë botën, më shumë se 9 milionë njerëz janë konfirmuar si të infektuar nga koronavirusi dhe më shumë se 471,000 kanë humbur jetën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Më 29 maj, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Uashingtoni i ka përfunduar marrëdhëniet e tij me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Trump tha se OBSH-ja, agjenci e Kombeve të Bashkuara, ka dështuar t’i bëjë reformat “e kërkuara dhe shumë të nevojshme”, pas shqetësimeve të SHBA-së për mënyrën se si e ka trajtuar pandeminë e koronavirusit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

OSHEE kthehet në vatër infeksioni/ Punonjësja infekton dy persona të tjerë

Publikuar

-

Nga

OSHEE kthehet në vatër infeksioni/ Punonjësja infekton dy persona të tjerë

Tre raste të reja me Covid-19, janë konfiruar sot në Përmetit.

Mësohet se ata janë djali dhe babai i arkëtares së OSHEE, e konfirmuar për Covid-19 pak ditë më parë.

Ndërkohë pozitiv me koronavirus ka rezultuar edhe një tjetër arkëtare punonjëse e OSHEE së këtij qyteti.

Kujtojmë që sot në vendin tonë  u konfirmuan 82 raste të reja me COVIS-19./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Ja pse një pandemi tjetër e frikshme, mund të prekë së shpejti botën

LEXO EDHE:  “Katër trajtime premtuese kundër COVID-19”/ OBSH: Do të testohen në shkallë globale

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Infektohen me Covid, 4 familjaret e një epidemiologu/ Mjeku në gjendje të rëndë, niset me urgjencë drejt Infektivit

Publikuar

-

Nga

OSHEE kthehet në vatër infeksioni/ Punonjësja infekton dy persona të tjerë

Pesë raste të reja të prekur nga Covid-19, janë regjistruar në Dibër, mes të cilëve është edhe një mjek epidemiolog dhe katër familjarë të tij.

Mësohet se mjeku, emri i të cilit nuk bëhet me dije ende, ndodhet në gjendje të rëndë dhe po sillet me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë.

LEXO EDHE:  Fshehën situatën në Kinë?/ Trump i hap “luftë” OBSH-së

LEXO EDHE:  Ja pse një pandemi tjetër e frikshme, mund të prekë së shpejti botën

Kujtojmë se ditën e sotme kemi patur 82 raste të reja me COVID 19, një shifër tejet alarmante.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu ngre tonet/ Zbatoni rregullat! Situata tek Infektivi tepër serioze, 3 të rinj të intubuar!

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ngritur tonet dhe ka bërë apel të fortë nga foltorja e Kuvendit për qytetarët.

Ajo bëri thirrje për marrjen seriozisht të virusit dhe zbatimin e masave kundër Covid.
Ministrja bëri me dije se në Spitalin Infektiv situata është serioze dhe 6 prej pacientëve të shtruar janë të intubuar. Sipas saj, tre prej tyre janë mosha të reja, 45, 46 dhe 49 vjeç.

LEXO EDHE:  Ja pse një pandemi tjetër e frikshme, mund të prekë së shpejti botën

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit/ Sa të vlefshme janë maskat?

“Kush e konsideron lojë këtë virus të rrezikshmë na rrezikon të gjithëve. Rrezikon shëndetin e të gjithë shqiptarëve! Duhet marrë me seriozitet sepse situata është shumë serioze. Janë vetëm 7 vite e pak që është investuar në sistemin shëndetësore dhe nuk mund të përballojmë atë që mund të vijë nga neglizhenca, nga moszbatimi i protokolleve të sigurisë”, tha Manastirliu./

LEXO TE PLOTE