Connect with Us

Zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç shpall fitoren!

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç shpall fitoren!

Publikuar

-

Në Serbi, sipas rezultateve paraprake, Partia Përparimtare e udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç, shënoi fitore të thellë në zgjedhjet e së dielës, që janë të parat në Evropë që nga mbylljet e shkaktuara nga koronavirusi tre muaj më parë.

Komisioni i Zgjedhjeve tha se sipas rezultateve paraprake kjo parti ka fituar 63,35 për qind të votave. Në vendin e dytë është Partia Socialiste e Serbisë, me 10.67 për qind të votave. Ndërsa në vendin e tretë Aleanca Patriotike serbe e një ish lojtari të vaterpolos, Aleksandër Shapiç, i cili mori rreth 4 për qind të votave.

Presidenti serb shpalli fitoren e tij duke theksuar se ishte “jashtëzakonisht bindëse”.
Të dhënat ende të paplota flasin për një pjesëmarrje më të ultë të votuesve sesa në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2016.

Një pjesë e partive opozitare bojkotoi zgjedhjet duke vlerësuar se ato nuk mund të jenë të lira apo të drejta si rezultat i kontrollit të fortë të presidentit Aleksandër Vuçiç mbi median. Pas shpalljes së rezultateve paraprake ata thanë se presidenti Vuçiç e shkatërroi jetën politike në Serbi.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Evropian me seli në Beograd, Sllobodan Zeçeviç, i tha agjencisë së lajmeve Reuters që “nëse marrim parasysh numrin e votave (te fituara nga partia e Vuçiçit) … ne po shkojmë drejt sistemit të Koresë së Veriut apo Kinës”.

Por, presidenti serb tha se “sonte kemi fituar besimin e madh të qytetarëve, më i madhi ndonjëherë në Serbi, në kushte kur pak besuan, dhe ne kemi marrë një paralajmërim të madh nga njerëzit se duhet të jemi edhe më të përgjegjshëm dhe të arrijmë rezultatet më të mira të mundshme”, tha ai, duke shprehu bindjen se përqindja e fitores do të jetë më e lartë pas numërimit të votave të hedhura në Kosovë, ku është votuar në komunat me shumicë serbe.

LEXO EDHE:  “Doli nga Serbia, por nuk e ndaluam”/ Vuçiç zbulon detaje nga arratisja e Gruevskit

Që nga përfundimi i luftës, autoritetet në Kosovë kanë lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë dhe edhe kësaj radhe misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë grumbulloi votat për t’i dërguar në Serbi për numërim.
Votimet e serbëve të Kosovës nxitën debatet e zakonshme në raste të tilla ndërmjet pushtetit që thekson se kjo është një praktikë e zbatuar edhe në të kaluarën dhe një pjese të opozitës e cila thotë se mbajtja e zgjedhjeve serbe ishte shkelje mbi sovranitetin e Kosovës, të cilin Serbia nuk e njeh.

Udhëheqësit e të dyja vendeve pritet të takohen të shtunën e javës tjetër në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për bisedimet e paqes, Richard Grenell, ndërsa gjatë korrikut priten raunde të reja bisedimesh me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në përpjekje për të arritur një marrëveshje normalizimi që është kusht për proceset integruese për të dyja palët.

Analistët thonë se qeveria e re serbe do të përballet me trysninë në rritje të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për të njohur pavarësinë e Kosovës, gjë që shihet si thelbësore për qëndrueshmërinë rajonale.

Në zgjedhjet e se dielës për herë të parë pesë parti shqiptare nga Lugina e Preshevës, morën pjesë në një listë të përbashkët.
Sipas rezultateve paraprake Alternativa demokratike shqiptare – Lugina e Bashkuar, fitoi rreth 1 për qind të votave dhe shpreson të ketë të paktën 3 vende në parlamentin serb./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

Ditët e fundit është vërejtur se shifrat e të infektuarve në Itali kanë ardhur sërish në rritje.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 29,003 raste të reja me koronavirus, nga 232,711 testime të bëra.

Mediat e shtetit fqinj, duke iu referuar min istrisë së Shëndetësisë, raportojnë se që nga fillimi i pandemisë, pragu i 1.5 milionë infeksioneve (1,509,875) është tejkaluar .

Që nga dita e djeshme kanë humbur jetën 822 persona, ndërsa në total numri i viktimave ka shkuar në 52,850.

LEXO EDHE:  Kënga Magjike/ Pse Eneda Tarifa fitoi mbi Fifin

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës jep paralajmërimin e fortë/ "Me këtë klimë opozita nuk do të futet në zgjedhje"

Në kujdes intensive janë vetëm 2 persona më pak sesa dje, ndërsa në spitalet Covid po trajtohen  275 pacientë më pak se një ditë më parë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vizitat e ndërsjella/ Përplasje Kosovë – Serbi

Publikuar

-

Nga

Vizitat e ndërsjella/ Përplasje Kosovë – Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u bëri thirrje palëve që të respektojnë marrëveshjen për vizitat e ndërsjella zyrtare, ndërsa tërhoqi vërejtjen së mosrespektimi i saj dëmton përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Ai i bëri këto komente në një letër dërguar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, pasi që ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj tha se nuk do të lejohen vizitat e zyrtarëve serbë, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, derisa nuk kërkon ndjesë për gjenocidin kundër popullatës së Kosovës”.

Javën e kaluar ministrja Haradinaj nuk dha leje për një vizitë të një delegacioni serb në Kosovë ndërsa ritheksoi se “nuk ka leje për ju për vizita në Kosovë përderisa nuk kërkoni falje për gjenocidin e kryer ndaj popullit tonë, dhe përderisa nuk vihen para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit e atij gjenocidi”.

Reagimi i saj pasoi vizitën e presidentit serb Vuçiç në një spital në Batajnicë afër Beogradit, ku është gjetur një varrezë masive me trupat e 744 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Varreza të tilla janë gjetur në disa zona në Serbi kur forcat serbe kishin dërguar trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në kuadër të operacioneve për fshehjen e gjurmëve të mizorive të tyre në Kosovë.

Javën e kaluar në Kizhevak në jugperëndim të Serbisë është gjetur një vazrrezë e dyshuar ku besohet se ka trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Ministrja Haradinaj kishte kërkuar të vizitojë zonën.

LEXO EDHE:  Edi Rama deklaroi 71 vota për Qeverinë/ Kush janë renegatët?

LEXO EDHE:  Zbardhet plani B i Ramës nëse i hiqet mandati Prengës/ Drejt Parlamentit kryebashkiaku i Mirditës

“Ata donin të dërgonin Ministren e Punëve të Jashtme, e cila donte ta bënte një shfaqje politike në komunën e Rashkës. Ne u thamë atyre se, kjo ishte absolutisht e papërshtatshme për momentin. Meqenëse na dërguan një letër, ne u dërguam atyre një letër. Nuk kemi asgjë për të fshehur”, tha ndërkaq presidenti serb Vuçiç.

I dërguari evropian, Laçak, në letrën dërguar kryeministrit të Kosovës thekson se mosrespektimi i marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, “dërgon një sinjal shumë negativ për besueshmërinë e Kosovës si palë në procesin e bisedimeve” dhe dëmtojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri Hoti tha të enjten se ka marrë letrën e zotit Lajçak, ndërsa nënvizoi se Kosova respekton marrëveshjet dhe është në favor të lëvizjes së lirë. “Çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë ë situatës nëpër të cilën po kalojmë”, tha ai.

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbeten të tensionuara. Beogradi refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 por është përfshirë në një proces të gjatë bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimet evropiane./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Masat ndaj koronavirusit/ Greqia zgjat sërish izolimin mbarëkombëtar

Publikuar

-

Nga

Masat ndaj koronavirusit/ Greqia zgjat sërish izolimin mbarëkombëtar

Greqia do të zgjasë masën e izolimit mbarëkombëtarë, për një javë, deri më 7 dhjetor, teksa rastet me koronavirusin e ri vazhdojnë të rriten, thanë zyrtarët qeveritarë.

Rritja e rasteve të reja me sëmundjen COVID-19 në Greqi po ndodh që prej muajit tetor, që ka detyruar qeverinë që të shpallë izolim mbarëkombëtar për të dytën herë që prej fillimit të pandemisë, transmeton Reuters.

Greqia deri më tani ka regjistruar 97,288 raste me koronavirus dhe 1,902 viktima. Pjesa veriore e vendit është goditur më së keqi, ku edhe spitalet janë të stërmbushura me pacientë.

Pavarësisht “indikacioneve të para” se numri i rasteve ditore po ulet, Greqia do të jetë në gjendje të planifikojë rikthimin në normalitet kur sistemi i saj shëndetësor të mos ketë fluks të madh të pacientëve, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Petsas.

LEXO EDHE:  “Opozita është shumë e fortë”/ Paloka: Sado të vjedhë Rama, nuk do t’i mjaftojë

LEXO EDHE:  Zbardhet plani B i Ramës nëse i hiqet mandati Prengës/ Drejt Parlamentit kryebashkiaku i Mirditës

“Tash për tash, ne do t’i zgjasim masat kufizuese që janë vendosur kundër pandemisë, deri të hënën e 7 dhjetorit”, tha ai./ REL

LEXO TE PLOTE