Connect with Us

Tenderat korruptivë 60 mln dollarë në Zimbabve/ Gert Bogdani nuk pranon të flasë

Politikë

Tenderat korruptivë 60 mln dollarë në Zimbabve/ Gert Bogdani nuk pranon të flasë

Publikuar

-

Tenderat korruptivë 60 mln dollarë në Zimbabve/ Gert Bogdani nuk pranon të flasë

Prej disa ditësh, në mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtatre ka qarkulluar lajmi i skandalit të dy tenderave në fushën e Shëndetësisë në Zimbabve.

Agjensia afrikane e lajmeve “Zimlive” ka raportuar se në qendër të dy tenderave korruptivë qëndron biznesmeni shqiptar Ilir Dedja, i identifikuar nga media e huaj si Mirel Mërtiri apo ndryshe Klodian Mërtiri.

Por një foto e publikuar pikërisht nga kjo media, tregon edhe përfshirjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili shfaqet krah Dedjas dhe presidentit të Zimbabve Emmerson Mnangagva.

Kush është Mirel Mërtiri, njeriu i inceneratorëve, ortaku i Ben Blushit, i dënuar nga gjykatat
Klodian (alias Mirel Mërtiri) ose Ilir Dedja, i dyti nga e majta, në rreth. I pari nga e djathta, ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani, në takim me Presidentin e Zimbabve, Emmerson Manngagva.

Mendohet se Bogdani ka shkuar në Zimbabve si përfaqësues i kryetarit të Republikës së Re Lulzim Basha, pasi vetëm dy ditë pas shpërthimit të skandalit ky i fundit u shfaq në publik në shoqërinë  e Bogdanit.

Për këtë çështje nuk ka folur as Basha dhe as ish-deputeti i PD-së, madje ky i fundit ka mohuar të flasë.

LEXO EDHE:  Progres- Raporti/ “Plasin” akuzat PS-PD

Bogdani është pyetur sot nga Tv Klan lidhur me skandalin dhe tha se nuk e njihte Ilir Dedjen, ndërsa për foton nuk pranoi të bënte asnjë koment.

Ndërkohë, kujtojmë se për këtë aferë është arrestuar ministri i Shëndetësisë së Zimbabvesë, Obadiah Moyo dhe përfaqësuesi vendor i Mërtirit, Dalish Nguvaya, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar lidhjet e tij me Kollins Mnangagva, djalin e Presidentit Emmerson Mnangagva, për të fituar në mënyrë të dyshimtë tenderin 60 milionë dollarësh./ CNA.al

Skandali i tenderave të Klodian Mërtirit/ Arrestohet ministri i Shëndetësisë në Zimbabve

Inceneratorët, koncesioni korruptiv që fillon tek Ilir Meta, shkon tek Edi Rama dhe përfundon tek Lulzim Basha

Foto fakt/ Basha pranon publikisht përfshirjen në aferën e inceneratorëve

Gerti Bogdani, garancia e Lulzim Bashës tek koncesioni i inceneratorëve

Pse Basha nuk çon në SPAK dosjen e inceneratorëve?!

Skandali 60 mln USD në Zimbabve/ Si u përfshi Klodian Mërtiri në dy tenderat korruptivë

Skandali 60 mln USD në Zimbabve zbulon fytyrën e Klodian Mërtirit, njeriut-hije të inceneratorëve

“Mashtrimi” 60 mln USD/ Klodian Mërtiri i inceneratorëve “në shënjestër” të autoriteteve ndërkombëtare

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mbrojtja/ Shqipëria dhe Izraeli së shpejti marrëveshje të re bashkëpunimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shqipëria dhe Izraeli do të nënshkruajnë një marrëveshje të re bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Në vijim të vizitës së tij disa ditore në Izrael, ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, u prit në një takim zyrtar nga ministri i Mbrojtjes së Izraelit, z. Benjamin Gantz, me të cilin diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Ministri Peleshi bëri një përshkrim të përgjithshëm të synimeve që ka vendi ynë për të ndërtuar dhe çuar në një nivel konkurrues kapacitetet në fushën e inovacionit teknologjik, duke ndjekur edhe modelin e Izraelit, si një nga pesë vendet lider të botë në këtë aspekt.

LEXO EDHE:  Kujdes! Monika kafshon dhe vret

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Luli i vërtetë dhe Basha që fabrikuan kundërshtarët e Ramës



Gjatë takimit, z.Peleshi shprehu vlerësimin e tij për Izraelin si një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s në rajonin MENA (Middle East and Northern Africa)  si edhe për politikën konstruktive të ndjekur në Forumin e Dialogut të Mesdheut.

Ministri Peleshi falenderoi homologun Gantz për vendimin historik të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Shteti i Izraelit,  që u pasua edhe me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e ambasadave përkatëse./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga dhuna në familje tek goditja e grupeve kriminale/ Gledis Nano zbardh situatën kriminale në vend

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë, për situatën kriminale gjatë vitit 2021 dhe masat e marra nga Policia e Shtetit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjatë fjalës së tij Gledis Nano ka theksuar se në lidhje me situatën e kriminalitetit në vend, krimet kundër personit zënë 9%, krimet kundër pronës19%,veprat penale të korrupsionit 3%, veprat në fushën ekonomike-financiare 10%, veprat në fushën e narkotikëve 9%, trafiqet 3%, dhuna në familje 4%, veprat në fushën e qarkullimit rrugor 16% dhe të tjera 25%.

Po ashtu ai ka deklaruar se gjatë këtij viti janë evidentuar gjithsej 27763 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 24452 ose 88.1% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë evidentuar 1549 ose 5.5% vepra penale më shumë.

Më tej, ai vuri theksin tek dhuna në familje, duke cilësuar si mjaft shqetësuese situatën.

“ vazhdon të mbetet shqetësues fenomeni i dhunës në familje.

Gjatë këtij viti janë evidentuar 1337 vepra penale të dhunës në familje. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 48 ose 3.7% vepra penale më shumë.

Gjatë 10 mujorit janë trajtuar me kërkesë-padi “Për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes”, 2754 raste të dhunës në familje. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 370 ose 13.4% raste më shumë.

Theksojmë se nga vrasjet e ndodhur këtë viti, 16 prej tyre janë për shkak të dhunës në familje.”-tha ndër të tjera Gledis Nano.

Raportimi i plotë:

Në përgjigje të interesimit të anëtarëve të nderuar të këtij Komisionit dhe në funksion të ushtrimit të përgjegjësive për kontrollin e ligjshmërisë dhe të veprimtarisë së Policisë së Shtetit, më lejoni t’ju informoj për punën e bërë nga ana e Policisë së Shtetit, në drejtim të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në vend për këtë periudhë dhe veçanërisht me ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit.

Në qendër të vëmendjes të Policisë së Shtetit, për këtë vit, ka qenë puna për realizimin e prioriteteve dhe objektivave strategjike të përcaktuara në politikat prioritare në fushën e rendit e të sigurisë, Programin Vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për vitin 2021, si dhe në dokumente të tjera të rëndësishme si në Planin Kombëtar të Integrimit Evropian dhe në strategjitë e tjera sektoriale dhe ndërsektoriale.

Gjatë këtij viti, nëpërmjet intensifikimit të punës në të gjitha strukturat e Policisë se Shtetit është bërë i mundur:

-Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i marrëdhënieve me agjencitë e tjera ligjzbatuese, partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat e specializuara në luftën kundër krimit.

-Forcimi i kontrollit kufitar dhe përmirësimi i shërbimit në pikat e kalimit kufitar, si kusht për të garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Në fushën e menaxhimit të kufirit janë bërë përmirësime të dukshme si në ngritjen e kapaciteteve institucionale ashtu edhe dhe në pritjen e menaxhimin e flukseve migratore. Në zbatim të marrëveshjes me FRONTEX, gjatë vitit 2021, është forcuar më tej bashkëpunimi operacional, duke shënuar rezultate konkrete në drejtim të parandalimit dhe goditjes së aktiviteteve kriminale ndërkufitare, etj. Këto rezultate dhe ky progres janë vlerësuar maksimalisht edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

-Intensifikimi i masave policore për të goditur që në embrion fenomenin e kultivimit të bimëve narkotike, duke rritur kapacitetet parandaluese, por dhe goditëse ndaj rrjeteve të trafikimit, si dhe forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim.

-Përmirësimi i sistemit të qarkullimit dhe kontrollit rrugor për krijimin e një kulture evropiane të lëvizjes. Sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve, modifikimi i normave të sjelljes, duke përshtatur masat administrative me sjelljet në rrugë, në lidhje me shpejtësinë, alkoolin, përdorimin e celularit, si dhe normave ekzistuese të transportit publik me dinamikat e reja të këtij transporti. Kohët e fundit, në dispozicion të Policisë Rrugore janë vendosur mjete e pajisje të teknologjisë së lartë.

-Vijimi i procesit të implementimit të Policimit në Komunitet, si një filozofi që angazhon në partneritet dhe në mënyrë proaktive Policinë dhe Komunitetin, për të adresuar krimin dhe sjelljen antishoqërore.

-Lehtësimi i procedurave dhe rritja e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, me standarde bashkëkohore, duke parandaluar edhe fenomenin e korrupsionit në nivele të ndryshme.

-Përmirësimi i infrastrukturës dhe i logjistikës, si dhe përdorimi i teknologjive bashkëkohore, ngritja e kapaciteteve njerëzore, rritja e standardit të shërbimit, duke rritur kështu besimin tek qytetarët dhe përmirësuar imazhin.

Paraprakisht më lejoni t’ju bëj me dije se gjatë muajit tetor, që korrespondon edhe me kohën e marrjes së detyrës nga ana ime, kemi zhvilluar analizat e strukturave të Policisë së Shtetit, në qendër dhe bazë, ku ndërmjet të tjerave është bërë bilanci i punës së deritanishme dhe janë përcaktuar objektivat ku duhet të përqendrohemi në të ardhmen, për të mundësuar realizimin e prioriteteve dhe objektivave në fushën e ruajtjes së rendit dhe të parandalimit e të goditjes së kriminalitetit. Nga këto analiza rezultoi se, si rezultat i masave dhe aktiviteteve të kryera, si dhe gjykuar nga trendi i deritanishëm i treguesve të punës, është plotësisht i mundshëm realizimi i prioriteteve dhe objektivave të vendosura në dokumentet tanë strategjik dhe në Programin Vjetor të Punës.

Para se t’u informoj për situatën e kriminalitetit në lidhje edhe me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit, dua t’u informoj fillimisht për disa tregues të situatës së kriminalitetit në vendin tonë për këtë vit, deri më 31.10.2021:

Gjatë këtij viti janë evidentuar gjithsej 27763 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 24452 ose 88.1% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë evidentuar 1549 ose 5.5% vepra penale më shumë.

Ka rënie të veprave penale kundër personit me 10.7% dhe ato kundër pronës me 6.1%. Ka rritje të goditjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe konkretisht veprat penale të korrupsionit me 30.7%, në fushën e krimeve ekonomike – financiare me 20.7 %, në fushën e pastrimit të parave me 8.5%, në fushën e terrorizmit me 5.5%, në fushën e krimeve kompjuterike me 144.3%, në fushën e narkotikëve me 48.6%, në fushën e trafiqeve të paligjshme me 1.5%, grupe të strukturuara dhe organizata kriminale me 143.7%. Gjithashtu ka pasur rritje të veprave penale të dhunës në familje me 3.7% dhe në fushën e qarkullimit rrugor me 8.8%.

Përsa i përket peshës që zënë këto vepra penale në tërësinë e kriminalitetit, gjendja paraqitet: krimet kundër personit zënë 9%, krimet kundër pronës19%,veprat penale të korrupsionit 3%, veprat në fushën ekonomike-financiare 10%, veprat në fushën e narkotikëve 9%, trafiqet 3%, dhuna në familje 4%, veprat në fushën e qarkullimit rrugor 16% dhe të tjera 25%.

Veprat Penale Numri %
Kr. Kundër Personit 2293 9 %
Kr. Kundër Pasurisë 4930 19 %
Korrupsioni 884 3%
Kr. Ek – Financiare 3021 10%
Pastrimi i Parave 407 1%
Terrorizmi 19 0%
Kr. Kompjuterike 435 1%
Narkotikët 2762 9 %
Trafiqet 969 3%
Të tjera 7391 25 %
Dhuna në familje 1337 4 %
Qarkullimi Rrugor 4825 16 %
Gr.Str/OrgKr. 39 0%
TOTAL 29312 100 %

 

Veprat penale sipas tendencave:

 1. Vepra penale kundër personit

-Evidentuar gjithsej 2293 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 2160 ose 94.2% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë 276 ose 10.7% më pak, vepra penale kundër personit.

2. Vepra penale kundër pasurisë

-Evidentuar gjithsej 4930 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 3119 ose 63.3% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë 323 ose 6.1% më pak, vepra penale kundër pasurisë. Shënohet rënie e vjedhjeve me armë, vjedhjeve me dhunë dhe vjedhjeve të banesave.

3. Vepra penale në fushën kunder korrupsionit Evidentuar gjithsej 884 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 848, ose 95.9% e tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 208 ose 30.7% vepra penale më shumë.

4. Vepra penale në fushën ekonomiko-financiare

-Evidentuar gjithsej 3021 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 2838 ose 93.9% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 505 ose 20.7% vepra penale më shumë.

5. Vepra penale në fushën e pastrimit të parave

-Evidentuar gjithsej 407 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 400, ose 98.3% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 32 ose 8.5% vepra penale më shumë.

6. Vepra penale në fushën kundër akteve terroriste

-Evidentuar gjithsej 19 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 16 ose 84.2% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 1 ose 5,5 % vepra penale më shumë.

7. Vepra penale në fushën e krimeve kompjuterike

-Evidentuar gjithsej 435 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 291 ose 66.9% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 257ose 144.3% vepra penale më shumë që shënon një nga fushat me rritjen më të madhe të krahasuar me një vit më parë.

8. Vepra penale në fushën e narkotikëve

-Evidentuar gjithsej 2762 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 2326, ose 84% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 904 ose 48.6% vepra penale më shumë.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Luli i vërtetë dhe Basha që fabrikuan kundërshtarët e Ramës

LEXO EDHE:  Kujdes! Monika kafshon dhe vret

Janë sekuestruar:

-1 kg heroinë (+36.7 kg krahasuar me 2020).

-1 kg kokainë (+602.2 kg krahasuar me 2020).

-7 kg marijuanë (-1495.2 kg krahasuar me 2020).



Janë asgjësuar 164765 bimë narkotike kanabis ose 18.5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

-9% e totalit të bimëve narkotike janë identifikuar me informacion policor.

-35% janë identifikuar nga kontrolli i territorit,

-56% janë identifikuar nga monitorimi ajror, prej të cilave: 8% nga monitorimi ajror me helikopter dhe 48% nga monitorimi ajror i Guardia Di Financia.

 9. Vepra penale në fushën e trafiqeve të paligjshme

-Evidentuar gjithsej 969 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 948, ose 97.8% e tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 15 ose 1.5% vepra penale më shumë.

10. Vepra penale të tjera

-Evidentuar gjithsej 7391 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 7091, ose 95.9% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 237 ose 3.1% vepra penale më pak.

11. Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

-Evidentuar gjithsej 4825 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 4584 ose 95% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 392 ose 8.8% vepra penale më shumë.

 12. Vepra penale të referuara për grup i strukturuar/organizatë kriminale

-Evidentuar gjithsej 39 vepra penale (nenet 333, 333/a,334), nga të cilat janë zbuluar 18, ose 46.1% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 23 ose 143.7% vepra penale më shumë.

ASETE TË SEKUESTRUARA NGA VEPRIMTARIA KRIMINALE:

– Janë sekuestruar asete për pastrim parash 41 raste, në vlerën 31,216,758 Euro.

-Asete kriminale të sekuestruara nga hetime penale dhe pasurore sipas “Ligjit Antimafia”, janë 11 raste ku janë sekuestruar pasuri të luajtshme, të paluajtshme etj, të cilat janë përllogaritur në vlerën prej 14,484,841 Euro, kundrejt 7 rasteve dhe 4,832,032 Euro asete të sekuestruara gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2020.

-Janë referuar 368 hetime pasurore, nga 107 hetime për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

-Janë kryer 6592 verifikime pasurore për asetet kriminale, nga 6076 verifikime në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

GRUPE KRIMINALE TË GODITURA:

Janë goditur gjithsej 40 grupe kriminale, 4 grupe ose 11% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

OPERACIONE POLICORE:

Janë zhvilluar gjithsej 419 operacione policore, 78 prej të cilave në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar. Zhvilluar 60 operacione ose 16.7% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

PERSONA NË KËRKIM:

Janë shpallur në kërkim 3123 persona. Janë anuluar nga kërkimi 2965 persona, nga të cilët 1646 persona janë kapur nga policia. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë kapur nga policia 119 persona ose 7.8% më shumë.

Ndërkohë, vazhdon të mbetet shqetësues fenomeni i dhunës në familje.

-Gjatë këtij viti janë evidentuar 1337 vepra penale të dhunës në familje. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 48 ose 3.7% vepra penale më shumë.

-Gjatë 10 mujorit janë trajtuar me kërkesë-padi “Për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes”, 2754 raste të dhunës në familje. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 370 ose 13.4% raste më shumë.

-Theksojmë se nga vrasjet e ndodhur këtë viti, 16 prej tyre janë për shkak të dhunës në familje.

Këtë vit janë evidentuar 893 të mitur të dëmtuar ose viktima nga vepra të ndryshme penale ku ka një rritje me 27 të mitur nga viti i kaluar. Pjesa më e madhe e të miturve janë të dëmtuar nga vepra penale në fushën e sigurisë rrugore, gjithsej 331. Nga dhuna në familje janë të dëmtuar 175 të mitur ose 19.5% e të miturve të dëmtuar nga veprat penale. Nga krimet seksuale rezultojnë të dëmtuar 67 të mitur, ose 7.5% e totalit të të miturve të dëmtuar duke shënuar rënie nga viti i kaluar ku ishin 76 të mitur të dëmtuar nga krimet seksuale.

Nga këto ngjarje veçojmë ngjarjen e ndodhur në datë 16.11.2021, në fshatin Grecalli, të Bashkisë Fier, për të cilin ju informojmë se:

-Më datë 16.11.2021, në Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi Klodian Çalamani, sepse për motive të dobëta, në banesën e tij në fshatin Grecalli, ka vrarë me sende të forta shtetasin e mitur me iniciale, M.V, 8 vjeç, të cilin e kishte groposur në oborrin e banesës së tij. Policia e Shtetit ka arritur të dokumentojë në një kohë të shpejtë ngjarjen duke vënë para përgjegjësisë edhe autorin e dyshuar. Autori i dyshuar rezulton i evidentuar nga Policia e Shtetit si person me precedent kriminal pasi Gjykata e kishte dënuar me 4 vite burg për veprën penale, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 110/2,90/2 dhe 25 të K. Penal. Është liruar nga IEVP Rrogozhinë më datën 06.08.2009 me plotësim të kohës së vuajtjes së dënimit. Për këtë shtetas ka pasur të dhëna policore se ka aktivitet kriminal në drejtim të vjedhjeve të banesave, bagëtive e shpendëve në fshat, informacione të cilat kanë qenë në fazën e verifikimeve. Për autorin pas përfundimit të dënimit të mësipërm, nuk ka pasur informacione, të dhëna apo kallëzime si person i dyshuar për vepra penale në fushën e abuzimeve seksuale e dhunës në familje.

Shqetësues gjithashtu vazhdon të mbetet edhe përfshirja e të miturve në veprimtari kriminale. Janë evidentuar 1604 të mitur të dyshuar si autorë të veprave penale nga 1358 që ishin vitin e kaluar. Numri më i lartë i të miturve të dyshuar si autorë paraqitet në tendencat kriminale me rrezikshmëri të ulët shoqërore si “Vjedhje” (40%), “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” (19.4%), ndërsa për vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore numri i të miturve të dyshuar autorë është relativisht i ulët.

Duke e vlerësuar kriminalitetin në radhët e të miturve dhe ndaj tyre në radhë të parë si një problem të rëndësishëm social, strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit janë angazhuar në projekte të ndryshme për mbështetjen e tyre për edukim dhe integrim, duke bashkëpunuar për këtë qëllim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, me shkollat, shoqërinë civile dhe donatorë të ndryshëm.

Në qendër të vëmendjes ka qenë edhe parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe  goditja e veprimtarisë kriminale të personave me tendencë krimet e rënda kundër personit kryesisht atyre me tendencë “Vrasjen”. Gjatë këtij viti, deri në datë 23.11.2021, kanë ndodhur 56 vrasje, ndërsa në të njëjtën periudhë gjatë vitit 2020 dhe 2019 kanë ndodhur respektivisht 44 dhe 52 vrasje.

Dua të sqaroj se për të gjitha ngjarjet, vrasjet e ndodhura deri më tani, pa autorë, nga Policia e Shtetit po punohet intensivisht për zbulimin, dokumentimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre.

Disa nga masat e marra për ketë qëllim janë:

1. Ngritja e grupeve të përbashkëta të punës midis strukturave vendore të hetimit dhe disa drejtorive qendrore në DPPSH, ku përfshihen specialistë të fushave të ndryshme për hetimin e krimeve.

2. Analizimi, shqyrtimi dhe verifikimi i informacioneve policore/të dhënave të tjera dhe provave materiale të sekuestruara, që administrohen deri tani në lidhje me këto krime.

3. Intensifikimi i punës për marrjen, administrimin dhe analizimin e informacioneve policore/të dhënave të tjera të cilat do të sigurohen nga strukturat vendore e qendrore në vazhdimësi për autoret e mundshëm të këtyre krimeve.

4. Aktivizimi i gjithë burimeve të informacionit në dispozicion të Policisë së Shtetit për të marrë informacion në lidhje me autorët e mundshëm dhe rrethanat e tjera të rëndësishme që do t’i shërbejnë hetimit të këtyre ngjarjeve.

5. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i veprimeve me Prokurorinë dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese si SHISH etj, për hetimin dhe shkëmbimin e informacioneve për ngjarjet e mësipërme.

6. Bashkëpunimi me strukturat homologe të vendeve të tjera, në rastet kur viktimat apo autorët e dyshuar, janë të evidentuar me precedent kriminal në këto vende.

7. Referimi në vazhdimësi i informacioneve/të dhënave të tjera me interes që dalin gjatë hetimit, grumbullohen e administrohen për këto ngjarje dhe aplikimi i mjeteve e metodave speciale të hetimit për dokumentimin, zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të këtyre ngjarjeve.

8. Meqenëse 30% e vrasjeve të ndodhura për këtë vit kanë për shkak dhunën në familje, janë marrë masa dhe lënë porosi në vazhdimësi, për evidentimin dhe trajtimin me seriozitetin maksimal të këtyre rasteve, me qellim që ato të mos degradojnë deri në ngjarje të rënda kriminale.

9. Strukturat vendore të policisë, aktualisht janë duke përditësuar listat me emrat dhe të dhëna konkrete dhe mbajtur në kontroll persona me precedent kriminal, me tendencën abuzime seksuale me të mitur dhe dhunë në familje me pasoja të rënda. Në këtë kuadër jemi duke kërkuar metoda, rrugë, forma e mënyra të reja për të cilat, në vazhdimësi do na duhet ndihma juaj me qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor në luftën kundër këtij fenomeni negativ, tashmë prezent dhe shumë shqetësues për shoqërinë tonë.

10. Çdo ditë në drejtoritë vendore dhe çdo javë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, zhvillohen analiza të veçanta për këto krime për të parë ecurinë e zbulimit dhe dokumentimit të autorësisë së tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Doganier me dokumenta false/ Zbulohet skandali në Doganën e Korçës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ashtu si çdo javë është shfaqur para mediave, duke folur për rastet që ka në duar Njësia Antikorrupsion.

Deri më tani pranë kësaj Njësie janë kallëzuar raste korrupsioni në Kadastrën e Durrësit apo edhe në Doganën e Korçës.

“Rasti ka të bëjë me doganën e Korçës, ku një nëpunës ka arritur që të bëhet pjesë e doganës përmes dokumenteve të falsifikuara, krahas tij ne kemi kallëzuqar në prokurori edhe një noter public”, ka thënë Manja



Më tej Manja është ndalur me detaje tek rastet e korrupsionit në kadastrën e Durrësit dhe në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Tiranë.

“Në kadastrën e Durrësit ka përfunduar hetimi dhe në zyrat e tjera vendore dhe njësia Antikorrupsion ka raste që po heton. Dy rastet e para kanë të bëjnë me lejet e legalizimit duke mos respektuar kërkesat e ligjit, rasti i tretë është më flagrant, pasi është printuar leja e ndërtimit dhe i është dhënë. Data e dhënies së lejes, ka një datë të caktuar dhe një javë më pas ka dokument me një tjetër datë, dhe kjo është e kuptueshme se cilat janë interesat që të çojnë drejt shkeljes së ligjit. Rasti i fundit ka të bëjë me drejtorinë e Transportit Rrugor, ku kemi kallëzuar rastin në prokurorinë e Tiranës”, ka njoftuar Manja./CNA.al

LEXO TE PLOTE