LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifrat e frikshme/ Koronavirusi shënon rekord të infektuarish në botë

22 Qershor 2020, 06:31, Lifestyle CNA
Shifrat e frikshme/ Koronavirusi shënon rekord të infektuarish në

Heqja e kufizimeve duket se ka shtuar numrin e personave të prekur nga koronavirusi në shumë vende të botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në një raport të fundit, bën të ditur se vihet re një rritje rekord e numrit të të infektuarve me koronavirus brenda një dite.

Në raportin e saj, OBSH thekson se në vendin e parë porsa i përket shifrave të larta të të infektuarve me koronavirus është Amerika Veriore dhe ajo Jugore.

The Guardian raporton se OBSH ka thënë se numri total i rasteve të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 183,020, dhe më shumë se gjysma ? 116,000  kanë qenë në territoret amerikane.

Në një raport më të detajuar, është kuptuar se Brazili ka raportuar më së shumti raste, 54,771, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të dytat, 36,617, dhe India e treta me 15,400 të infektuar.

Territoret amerikane kanë regjistruar më së shumti të vdekur po ashtu, 219,000, derisa Evropa renditet e dyta me 193,000 viktima, sipas OBSH-së.

Ndërkohë, të dhënat e  fundit tregojnë se në nivel global, numri total i të prekurve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, ka arritur në mbi 8.9 milion, përderisa mbi 466,000 prej tyre kanë vdekur.

Lajmet e fundit nga