LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reperi i revoltuar/ "Sot shet b*tha dhe arma"

22 Qershor 2020, 08:24, Lifestyle CNA
Reperi i revoltuar/ "Sot shet b*tha dhe arma"

Big Basta është një nga reperët që ka patur shumë sukses në karrierën e tij muzikore. Ndonëse prej vitesh jeton në Zelandën e Re dhe i ka munguar për pak kohë muzikës ai ka treguar realitetin e hidhur në të cilën ndodhet muzika sot.  Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai është shprehur se i vjen turp që në ditët e sotme ka kaq pak këngë me mesazhe. Por ai fajëson të gjithë këngëtarët e epokës së tij pasi sipas tij nuk kanë luftuar mjaftueshëm për brezin e sotëm.

“Me duket vetja shume i vjeter nese vetem kritikoj brezin e ri, por sinqerisht me vjen turp se sa pak kenge ka sot me mesazhe pozitive per rinine. Por faji s’esht i tyre, eshte i joni, se mesa duket s’paskemi luftuar mjaftueshem per brezin e sotem. E paskemi pasur mendjen t’kapim ndonje koncert e t’bejme ndonje reggaeton a ndonje tallava, per hir te lekut, kompromis per lekun. Pikerisht kete ju mesuam. Derisa erdhi nje virus dhe e pame sa te pa rendesishem ishim ne edhe leku perpara njeriut te thjeshte, esencial per jeten me punen qe ben. Hodhi poshte cdo mbivleresim qe kishim per veten bazuar ne komentet tuaja.. Prandaj nuk investuam mjaftueshem, te pakten te fitonim te drejtat e autorit dhe te edukonim mediat te paguajne per sa here luajne kenget. Vetem ashtu do filtrohej dhe edukohej tregu, dhe gjithashtu do kishte me teper sens puna juaj sot, do shiste mesazhi dhe vlera dhe jo bytha dhe arma. Por mos harroni, e drejta e autorit mund te jete humbur nga ne(edhe pse une gjithmone personalisht do luftoj) , ama sa jeni ne kohe, fitojeni dhe beni cmos ta keni. Pronesia intelektuale eshte nje nder pikat themelore ne karten e te drejtave te njeriut…”, shkruan Big Basta në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga