LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Reforma Zgjedhore ende larg”/ Duka: Marrëveshja u arrit përmes presionit ndërkombëtar

22 Qershor 2020, 17:23, Politikë CNA
“Reforma Zgjedhore ende larg”/ Duka: Marrëveshja u arrit

Kreu i PPA-së, Agron Duka, i ftuar pasditen e sotme në Report Tv, ka folur mes të tjerave dhe për Reformën Zgjedhore. Duka u shpreh se marrëveshja u arrit përmes presionit ndërkombëtar.

?Reforma po mbahet peng nga shumica. U arrit marrëveshja përmes presionit ndërkombëtar edhe pse kemi zotime që këto të jenë të fundit, por shoh që jemi larg, pasi presioni ndërkombëtar vijon. PE na kondicionon për 15 kushte. Nëse do të arrihet që të realizohen kërkesat politike, mendoj që jeta mund të rikthehet në një farë normaliteti”.

Por a e shikon Duka marrëveshjen si pazarin e ri mes Ramës dhe Bashës?

“E njëjta punë është bërë gjithmonë, sa herë që partitë e mëdha kanë dashur të arrijnë dicka kanë nxjerrë si justifikim stabilitetin e vendit. Reforma do të ishte e plotë nëse do të kishim edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndoshta me lista të hapura. Një reformë kirurgjikale do të ishte kjo.

Komisionet zgjedhore janë motamo njëlloj, partitë e vogla nuk kanë. Marrëveshja ka disa anë pozitive  nëse do të shoqërohen me ato kushte. Mendoj se do të realizohet identifikimi biometrik, financimi i partive, apo probleme të tjera, nëse do të arrihen ato kushte.

Nëse gjithë këto pika realizohen mendoj se kemi arritur dicka duke pranuar një reformë më tepër për stabilitet se atë që duhet të bënte. Në cdo prononcim publik kam qenë një ndër ata që kam shtruar problemin e sistemit, pasi nuk mendoj se është i drejtë, sistemi duhet patjetër të ketë elementë mazhoritar” tha ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga