LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Benito Musolini tek Adolf Hitleri dhe Josif Stalini/ Punët e para të 12 diktatorëve  

22 Qershor 2020, 06:55, Blog CNA
Nga Benito Musolini tek Adolf Hitleri dhe Josif Stalini/ Punët e para

Diktatorët mbahen mend si sundimtarë politikë dhe ushtarakë të egër, që kanë lënë pas shumë viktima dhe vuajtje. Por ndoshta shumë nga ju nuk i dini punët e para që kanë bërë disa prej tyre. Nga mësues në artistë, ja çfarë bënë 12 despotë para se të ngjiteshin në pushtet.

Benito Musolini e nisi si një mësues shkolle

Udhëheqësi fashist italian, Benito Musolini, punoi në fillim si mësues në një shkollë fillore, dhe më pas u angazhua në gazetarinë politike. Sipas Enciklopedisë Britanike, ?ai e  kuptoi shumë shpejt se ishte i papërshtatshëm për një punë të tillë?. Ai emigroi për disa kohë nga Italia në Zvicër, ku u mor me lloj-lloj punësh të çuditshme, derisa u bë i njohur si një gazetar politik.

Kim Il-Sung, diktatori i parë i Koresë së Veriut e nisi si një ushtarak

Themeluesi i vendit komunist, ishte një ushtarak me peshë në ushtrinë sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitet 1930, Kim Il-Sung iu bashkua rezistencës guerile koreane kundër pushtimit japonez. Më vonë drejtoi një kontigjent trupash koreane në gradën e majorit në Ushtrinë Sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Josif Stalin e nisi karrierën si mësues në një shkollë fetare

Diktatori sovjetik studioi që i vogël në një seminar, dhe më vonë nisi të japë mësim po aty. E ëma dëshironte që djali i saj të bëhej prift, ndaj e futi në Seminarin Teologjik të Tbilisit në Gjeorgji. Edhe pse shkëlqeu në mësime, ai u largua nga shkolla në vitin 1899.

Disa studiues thonë se nuk kishte mundësi të paguante shkollën, të tjerë pretendojnë se përjashtimi erdhi për shkak të pikëpamjeve të tij politike anti-cariste. Më vonë punoi si mësues dhe nëpunës në Observatorin e Tbilisit.

Adolf Hitleri ishte piktor amator

Diktatori nazist ishte shumë i pasionuar pas arteve të bukura. Por babai i tij nuk pranoi që ai të bëhej piktor. Ai u angazhua në punë të rëndomta, ndërsa u mor me pikturë gjatë kohës që ishte në Vjenë. Ndërkohë u refuzua dy herë të pranohej nga Akademia e Arteve të Bukura.

Udhëheqësi i Kmerëve të Kuq nuk e përfundoi dot shkollën, por ishte mësues i disa lëndëve

Lideri komunist që vrau çerekun e bashkatdhetarëve të tij jepte mësim histori, gjeografi dhe letërsi franceze në një shkollë private. Pol Pot studioi në Paris falë një burse. Gjithsesi, ai e kaloi pjesën më të madhe të kohës i përfshirë në aktivitete revolucionare. Bursa iu hoq, pasi ngeli në shumë në provime. Ku u kthye në Kamboxhia dha mësim në një shkollë private.

Diktatori i Ugandës ishte ndihmëskuzhinier

Idi Amin ishte më vonë edhe kampion në boks, dhe një notar i talentuar. Ai fitoi titullin kampion i peshave të lehta në vitet 1951-1960. Idi Amin iu bashkua ushtrisë koloniale britanike në vitin 1946, si një ndihmës kuzhinier.

Lideri autoritar i Haitit ishte mjek

Fransua ?Papa Doc? Duvje ishte me profesion mjek. Ai u diplomua në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Haitit në vitin 1934. Shërbeu si mjek deri në vitin 1943. Por ky profesion nuk e bëri të ishte human gjatë sundimit të tij të egër.

Diktatori komunist rumun, e nisi karrierën si këpucar

Edhe pse e sundoi Rumaninë me dorë të hekurt për gati 25 vjet me radhë, Nikolae Çausheku pati në fakt vetëm një arsim fillor, dhe e nisi karrierën si këpucar. Ai u mor në punë si një praktikant në Bukuresht pasi u largua nga fshati i tij i lindjes.

Francisko Franko ishte ushtarak

Udhëheqësi autoritar i Spanjës, iu bashkua ushtrisë duke u bërë kapiteni më i ri në ushtrinë spanjolle në vitin 1915. Duke ndjekur traditën e familjes, ai u diplomua në Akademinë e Këmbësorisë në Toledo, dhe pas kësaj u angazhua vullnetarisht në fushatat ushtarake koloniale në Marok.

Nxitësi i terrorit gjatë Revolucionit Francez ishte avokat

Maksimilian Robespieri, fitonte shumë si një avokat i spikatur. Më vonë u emëroi gjykatës. Gjatë revolucionit u shqua për oratorinë e tij, ndërsa ishte një nga arkitektët e vrasjes së mijëra përkrahësve të mbretit të rrëzuar nga froni.

Auguto Pinoçet e nisi karrierën si ushtarak

Lideri autoritar i Kilit në vitet 1970-1980, jepte mësim lëndën e gjeopolitikës në Akademinë Ushtarake. Ai u diplomua si oficer këmbësorie në vitin 1937, dhe më vonë ishte kryesisht lektor në Akademinë e Luftës.

Udhëheqësi i diktaturës në Argjentinë, ishte një ushtarak karriere

Horge Rafael Videla u rekrutua që i ri në ushtri. Videla u diplomua në Kolegjin Kombëtar të Ushtrisë në vitin 1944, dhe më pas u bë pjesë e ushtrisë argjentinase. Ai u emërua shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në vitin 1973./ The independent-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga