LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milani e nis kampionatin me spektakël, fiton me poker ndaj Leçes

22 Qershor 2020, 19:42, Sport CNA
Milani e nis kampionatin me spektakël, fiton me poker ndaj Leçes

Milani e ka rinisur në formën më të mirë të mundshme kampionatin, teksa ka marrë një fitore me goleadë. Kuqezinjtë kanë triumfuar në transfertë 4-1 ndaj Leçes, në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund.

Ishte Kastijeho që hapi serinë e golave teksa shënoi në minutën e 26? dhe i dha avantazhin ekipit të tij, avantazh me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. E dyta nuk nisi shumë mirë për kuqezinjtë, të cilët u barazuan në minutën e 53? nga Mankosu, i cili shënoi nga penalltia.

Por, ky barazim zgjati vetëm 3 2 minuta, pasi Bonaventuara shënoi golin e dytë për Milanin në minutën e 55?, para se Rebiç të shënonte edhe të 3-in në minutën e 58?. Serinë e golave e mbylli Leao, i cili shënoi në minutën e 72?.

Me këtë fitore kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 39 pikëve dhe renditen në vendin e 7-të, ndërsa Leçe mbetet në vendin e 18-të me 25 pikë. Nga ana tjetër, Fiotrentina dhe Bresha kanë barazuar 1-1, me autorë të golave Antonio Donaruma në minutën e 17 për Breshan dhe Pecelën në minutën e 29? për Fiorentinën.

Lajmet e fundit nga