Connect with Us

Lammert: Popullariteti i Angela Merkelit do t’i lërë pas kancelarët e tjerë

Bota

Lammert: Popullariteti i Angela Merkelit do t’i lërë pas kancelarët e tjerë

Publikuar

-

Në 75-vjetorin e CDU-së, ish-Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert vlerëson anët e forta të kancelarëve gjermanë nga radhët e kësaj partie: Konrad Adenauer, Helmut Kohl dhe Angela Merkel.
CDU-ja, Bashkimi Kristjandemokrat Gjerman, mbush në 26 qershor 75 vjet nga dita e themelimit të saj. Grupimet e para kristjandemokrate në Gjermani u krijuan vetëm pak javë pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Më vonë ato u bashkuan në Bashkimin Kristjandemokrat. Objektivi që i vuri vetes partia e re qe garantimi i dinjitetit dhe i lirisë së secilit, mbi bazën e konceptit kristjan për njeriun.

Deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore në Gjermani partitë organizoheshin kryesisht përgjatë kufijve konfesionalë ose shtresave sociale. Katolikët p.sh. kishin partinë e tyre, Partinë e Qendrës (Zentrum-Partei). Themelimi i CDU-së ndikoi që kufijtë konfesionalë e socialë të kapërcehen. Si parti popullore tek CDU-në e konsiderojnë të tyre një shumëllojshmëri idesh. Kjo i mundëson kësaj partie, që të reagojë me sukses ndaj sfidave të kohës, duke mbetur partia që e ka qeverisur më gjatë Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore.

Në 75 vjetorin e CDU-së, revista e njohur “Der Spiegel” i kërkoi një vlerësim për sfidat e sotme për këtë parti dhe për Gjermaninë njërit nga figurat e shquara të kësaj partie, ish-Presidentit të Bundestagut, Norbert Lammert. Norbert Lammert ishte për tre mandate, nga viti 2005-2017 President i Bundestagut Gjerman dhe për 37 vjet rresht deputet i Bundestagut. Sot ai i drejton Fondacionin “Konrad-Adenauer”, të afërt me CDU.

“Marrëdhëniet me SHBA të rrezikuara shumë në aspektin operacional”

Pyetjes së redaktorëve se a sheh ai të rrezikuar nga Donald Trumpi në thelb konceptin e Konrad Adenauerit, bashkëthemelues i CDU-së, për integrimin e dyfishtë në Perëndim të Gjermanisë, përmes lidhjes me Francën dhe me SHBA, Lammerti i përgjigjet se “shpreson që ky rrezikim të mos jetë në substancë”. Por ai pranon se marrëdhëniet me SHBA janë të rrezikuara “rëndë” “në aspektin e atmosferës” dhe “gjithnjë e më shumë në aspektin operacional”
Norbert Lammerti mendon se “do të jetë e vështirë që marrëdhëniet të kthehen në status quo-në e mëparshme pas Trumpit”. Kjo në një kohë kur “lidhja me Francën dhe me këtë brenda Evropës dhe nga ana tjetër me Uashingtonin nuk ka alternative (tjetër) serioze”.

Njëkohësisht ai kujton se “integrimi evropian është në interesin e vetë Gjermanisë” dhe se “e vetme Evropa është shumë e dobët në shkallë globale”. Lammert nuk sheh “përveç SHBA””ndonjë fuqi të madhe ndërkombëtare që i afrohet aq shumë vlerave tona”.
“Kohl – një rast fatlum për Gjermaninë në një situatë konkrete historike”

LEXO EDHE:  Forbes: Merkel, gruaja më e fuqishme

Më pas, Norbert Lammert ndalet në tri kryetarët e CDU-së, që qëndruan për periudha afatgjata rekord në postin e kancelarit: Konrad Adenauer, Helmut Kohl dhe Angela Merkel.

Për Helmut Kohlin, Lammert vlerëson që “Kohl-i ishte në një mënyrë të ngjashme një rast fatlum për Gjermaninë në një situatë konkrete historike, siç ishte Adenaueri pas Luftës së Dytë Botërore. Fuqia më e madhe e Kohlit ishte aftësia për të ngjallur besim te personi i tij.”

Lidhur me planin dhjetëpikësh për ribashkimin e Gjermanisë, që Helmut Kohli e prezantoi në vitin 1989, në Bundestag, Lammerti thotë se me të “ai i befasoi të gjithë”, madje edhe Presidentin e atëhershëm amerikan Georg Bush. Por megjithë këtë rrethanë, fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore nuk e flakën tej këtë plan, sepse ai që e kishte prezantuar planin “ishte Kohl-i, atij mund t’i besoje”.

Kohli, thotë Lammert, kishte fituar “një potencial të jashtëzakonshëm besimi tek vendet fqinje dhe në botë”, “përmes rolit të tij të jashtëzakonshëm, jo ​​rrallëherë bujar në procesin e integrimit evropian”. Kjo bëri të mundur që “në qendër të Evropës” “të ekzistonte sërish një Gjermani e fortë, e bashkuar”.
“Merkeli i ka polarizuar më pak njerëzit se paardhësit e saj”

I pyetur për vendin që zë Angela Merkel si kancelare, krahasuar me Adenauerin dhe Kohlin, Norbert Lammert thotë se secili nga ata e kishte drejtuar për gati dy dekada Gjermaninë.

Për Merkeli ai thotë se ka ende zhvillime që mund të ndodhin, prandaj “unë vetëm mund të spekuloj për këtë.” Por ai megjithatë beson se “popullariteti i saj do t’i lërë pas paraardhësit e saj”.

Këtë Lammerti e argumenton me faktin që Merkeli i ka polarizuar më pak njerëzit se paardhësit e saj të përmendur. Dhe i ka shtuar shumë vota nga drejtime të ndryshme politike CDU-së.

“Sepse Merkeli ka polarizuar më pak se të gjithë paraardhësit e saj”. “Mendoni për krizën e refugjatëve! Ajo impresionoi njerëz që ndryshe nuk do të kishin votuar kurrë për CDU-në, përfshirë intelektualë dhe artistë.”

Suksesin e madh të Merkelit, edhe në krahasim me parardhësit, Norbert Lammert-i e lidh edhe me stilin e saj të drejtimit.

“Për shkak të mënyrës së saj pa pretendime të drejtimit të postit, të orientuar te detyra, me sa më pak mendjemadhësi që të jetë e mundur; pa interes për të pasur ndonjë përfitim, apo për ndonjë inskenim protokollar”, konkludon Norbert Lammert./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta Izrael-Palestinë/ “Shi” raketash dhe sulme vdekjeprurëse

Publikuar

-

Nga

Lufta Izrael-Palestinë

Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Palestinës vijon ndërsa deri tani konflikti u ka marrë jetën 56 personave prej së hënës dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Izraeli njoftoi të mërkurën se vrau 16 anëtarë të krahut të armatosur Hamas në Gazë gjatë një bombardimi. Hamasi konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të udhëheqësve të tjerë.

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh tha se përballja me armikun është pa afat. Në Izrael, zyrtarët thanë se janë vrarë gjashtë persona.

Luftimet midis Izraelit dhe Hamasit janë më të ashprat që nga 2014 dhe po rritet shqetësimi se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

LEXO EDHE:  Gjermani/ Më shumë pushtet federatës në luftën kundër Coronës

LEXO EDHE:  PD e ‘shet’ si këshilltar të Merkel/ CDU: Nuk e njohim fare Martin Henzen

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të ulin tensionet mes sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit me raketa dhe inkursioneve ajrore izraelite si kundërpërgjigje ndaj tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli vret komandantin e Hamasit, përshkallëzohet dhuna

Publikuar

-

Nga

Dhuna vjen pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor, që është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë. Protesta të dhunshme ka pasur edhe në Bregun Perëndimor, si dhe në qytete të tjera izraelite me popullsi të madhe arabe. “[Situata] po përshkallëzohet drejt një lufte në shkallë të plotë”, tha të mërkurën i dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por shtoi se populli palestinez gjithashtu ka të drejtë në siguri.

Izraeli tha të mërkurën se ka vrarë 16 pjesëtarë të Hamasit në Gaza.

Luftimet midis forcave izraelite dhe grupit militant u përshkallëzuan qysh më 10 maj.

Që nga ajo ditë, së paku 56 palestinezë janë vrarë në Gaza – në mesin e tyre 14 fëmijë, thanë autoritetet shëndetësore.

Së paku gjashtë njerëz janë vrarë në Izrael, thanë zyrtarët shëndetësorë atje.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se komandanti i brigadës për qytetin e Gazës është në mesin e pjesëtarëve të vrarë të Hamasit.

“Ky është vetëm fillimi. Ne do t’i godasim ata ashtu siç nuk mund as të ëndërrojnë”, tha ai.

Menjëherë pas njoftimit, Hamasi sulmoi me raketa qytetin izraelit të Ashodit, ndërsa mediat izraelite thanë se ushtria po përgatitet për sulme të reja në zonën e Tel Avivit.

Hamasi, i cili kontrollon Gazën, konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të “udhëheqësve të tjerë”.

LEXO EDHE:   “Gjermania nuk është jashtë rrezikut”/ Apeli i fortë i Merkel: Covid-19 të merret seriozisht

LEXO EDHE:  Forbes: Merkel, gruaja më e fuqishme

“Përballja me armikun është e hapur”, tha lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh.
Dhuna vjen pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor, që është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë.

Protesta të dhunshme ka pasur edhe në Bregun Perëndimor, si dhe në qytete të tjera izraelite me popullsi të madhe arabe.

“[Situata] po përshkallëzohet drejt një lufte në shkallë të plotë”, tha të mërkurën i dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por shtoi se populli palestinez gjithashtu ka të drejtë në siguri./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Konflikti Izrael-Palestinë ngre alarmin në Europë

Publikuar

-

Nga

Konflikti Izrael-Palestinë ngre alarmin në Europë

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar alarm në Europë.

Ushtria Izraelite ka nisur qindra sulme ajrore në Rripin e Gazës që nga dita e hënë, ndërsa palestinezët kanë lëshuar më shumë se 1,000 raketa.

Dhjetëra palestinezë kanë humbur jetën, përfshirë edhe 14 fëmijë, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimeve intensive.

Ndërkohë nga vende të ndryshme kanë ardhur reagime për tensionet midis Izraelit dhe Palestinës.

Disa nga reagimet:

“Përplasjet e vazhdueshme dhe rritja e numrit të personave të vrarë dhe të plagosurve është një shqetësim serioz”, është shprehur Kremlini në një deklaratë zyrtare .

Ndërkohë zëvendës ministri i Jashtëm rus Sergei Vershinin, i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë aktivitetet në territoret palestineze, ndërsa shtoi po ashtu se Moska ka bërë thirrje që të respektohet “status quao-ja” e vendeve të shenjta të Jeruzalemit, shkruajnë mediat e huaja.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

“Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e shqetësuar nga dhuna dhe humbja e jetëve të civilëve. Ne duhet të shohim në mënyrë urgjente një ulje të tensioneve mes vendeve”, ka shkruar Johnson në rrjetin social “Twitter”.

Nga ana tjetër presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u bëri thirrje izraelitëve dhe Palestinëve që të ndalojnë luftimet për të shmangur viktimat.

LEXO EDHE:  Opozita gjermane marshim kundër qeverisjes së Merkelit

LEXO EDHE:  Epokë e re për Gjermaninë/ Biberaj: Sfidë për pasuesin e Merkel, zgjerimi dhe emigrantët

“Jam shumë i shqetësuar nga dhuna dhe humbja e jetëve që po raportohet. Prioritet duhet të jetë de-përshkallëzimi dhe parandalimi i humbje së jetëve të pafajshme nga të dyja palët”, ka thënë Michel.

“Shpreh shumë shqetësim për përshkallëzimin e dhunës në Bregun Lindor, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor si edhe në Gaza”, është shprehur Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare me qendër në Hagë.

Gjatë këtij konflikti avionët izraelitë kanë shkaktuar dëmtime të rënda në Gaza. Një thirrje për ndërprerje të sulmeve ka ardhur nga Gjermania.

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert tha se qeveria gjermane dënon sulmet e njëpasnjëshme, kundër qyteteve izraelite, duke u shprehur se këto sulme nuk mund të justifikohen.

“Izraeli ka të drejtën të vetëmbrohet kundrejt këtyre sulmeve”, ka thënë ai.

Sakaq ministri i Jashtëm italian pas bisedimeve me homologun e tij gjerman deklaroi se dhuna mes Izraelit dhe Palestinës duhet të marrë fund menjëherë.

“Ne i kërkojmë të gjitha palëve të marrin menjëherë masa që synojnë de-përshkallëzimin,” tha Ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio./CNA.al

LEXO TE PLOTE