LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunohet dhe kërcënohet avokati/ “Unë nuk heq dorë nga çështja e klientit tim”

22 Qershor 2020, 07:10, Kronika CNA
Dhunohet dhe kërcënohet avokati/ “Unë nuk heq dorë nga

Një avokat në Vlorë ka rënë pra e dhunës mëngjesin e sotëm.

Mësohet se bëhet fjalë për avokatin Kujtim Cakrani, i cili është dhunuar dhe kërcënuar nga dy persona.

Avokati dyshohet të jetë dhunuar për shkak të detyrës, pasi i është kërkuar që të heqë dorë nga një çështje.

?Çështja për të cilën unë jam dhunuar ka të bëjë me një hetim për rrëmim personash. Në një intervistë që unë kam dhënë para disa ditësh që kam bërë dhe mbrojtjen e viktimës, ato mesa duket e kanë parë. Unë zyrën e kam me kamera dhe i njoh ato. Unë sapo jam dhunuar kam njoftuar policinë, por akoma nuk është bërë i mundur kapja e tyre. Nuk heq dorë nga kërcënimet, duhet të marrin fund dhunimet dhe kërcënimet ndaj avokatëve. Unë jam kërcënuar edhe herë të tjera, sa herë që hedh hapa ndaj çështjes së klientit tim. Unë nuk intimidohem nga presionet pasi jam në të drejtën time të ligjshme?, është shprehur avokati.

Lajmet e fundit nga