LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Boll e ndihmuam Shqipërinë”/ Eurodeputeti gjerman: Mos dërgoni më para, mbyllini negociatat

22 Qershor 2020, 17:22, Politikë CNA
“Boll e ndihmuam Shqipërinë”/ Eurodeputeti gjerman: Mos

Mbledhja e sotme e Parlamentit Europian ku po diskutohet për hapjen e negociatave të Shqipërisë është shoqëruar me kritika të forta ndaj qeverisë.

Të shumtë kanë qenë eurodeputetët të cilët kanë kërkuar që vendit tonë të mos i hapen negociatat me BE-në dhe një ndër to është edhe eurodeputeti gjerman Bernhard Zimniok.

Ai përmendi largimin e shqiptarëve nga atdheu drejt vendeve europiane dhe e tha hapur se Shqipërisë duhet t?i mbylllen negociatat.

Gjithashtu Zimniok kërkoi që BE të mos dërgojë më para në Shqipëri, pasi pretendon se integrimi i vendit tonë sjell probleme.

“Nuk mendoj se do të gjendet një zgjidhje në Shqipëri, boll e ndihmuam, nuk duhet të dërgojmë më shumë para në Shqipëri. T?i mbyllim negociatat dhe të kuptojmë se duke futur Shqipërinë brenda sjell probleme”, theksoi eurodeputeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga