Connect with Us

Basha takim me drejtuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare/ Zbardhen diskutimet

Politikë

Basha takim me drejtuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare/ Zbardhen diskutimet

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, znj. Arlinda Muja Presidente dhe Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme.

Basha bën me dije se gjatë takimit diskutuan për vështirësitë që po kalon ekonomia dhe financat shqiptare, të rënduara dhe më shumë nga pandemia.

Kreu i PD, thekson se fuqizimi i biznesit të vogël, hapja e bizneseve të reja kryesisht nga të rinjtë dhe punësimi i tyre, mbështetja e bujqësisë, janë prioritet i tij dhe i Partisë Demokratike.

“Gjatë takimit me drejtuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, znj. Arlinda Muja Presidente dhe znj. Brunilda Isaj Sekretare e Përgjithshme, diskutuam ndër të tjera dhe për vështirësitë që po kalon ekonomia dhe financat shqiptare, të rënduara dhe më shumë nga pandemia. Gjatë takimit i falenderova për zbatimin e moratoriumit e cila ndihmon kredimarrësit në këtë situatë të vështirë.
Ndamë shqetësimin për mungesën e likuiditetit, krizën ekonomike për tejkalimin e së cilës nëse nuk veprohet shpejt do të vërë në pozitë të vështirë sistemin bankar dhe veçanërisht institucionet e mikrokreditit, pasi do të rritet pamundësia e qytetarëve dhe bizneseve për t’i shlyer kreditë.
Vonesa në ripagimin e kësteve dhe shtyrjet e detyruara kanë ulur me 60% arkëtimet vetëm në institucionet e mikrokreditit. Deri më sot janë 175.000 vende pune të krijuara nga bizneset e financuara prej institucioneve të mikrokreditit, ku vetëm gjatë 2019 këto institucione kanë mbuluar 68% të të gjithë kërkesave për kredi në vend.
Për shkak të situatës ekonomike që po kalon vendi dhe rritjes së vazhdueshme të taksave, është bërë tejet i vështirë suksesi i bizneseve të konsoliduara, ndërsa për hapjen e bizneseve të reja është thuajse e pamundur. Lufta për mbijetesë ka bërë që shumë biznese të mbyllin vende pune, ku më të prekurit janë të rinjtë.
Në këtë kuadër, krijimi i mundësive për të hapur një biznes, fuqizimi i bizneseve të vogla, rritja e mundësive për punësim është një nga synimet kryesore të Partisë Demokratike.
Në planin tonë, ne planifikojmë garanci shtetërore ndaj institucioneve të mikrokreditit për të ndihmuar ato në kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të drejtuara kryesisht nga të rinjtë, ndërsa me prioritet do të konsiderohet dhe mbështetja për bujqësinë.
Programi ekonomik i Partisë Demokratike ka në fokus të tij uljen e barrës fiskale sidomos për bizneset e vogla, mbështetjen me subvencione ndaj fermerit me të paktën 100 milionë euro në vit, eleminimin e procedurave të tepërta burokratike dhe krijimin e kushteve për konkurrencën e lirë e të ndershme nëpërmjet një procesi dialogu me të gjithë aktorët kryesorë të tregut financiar”, shkruan Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Plas sherri në “Opinion”/ Marku-Shehajt: Matrapaz, je standard i ulët krahasuar me Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Vendimi i kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar ka shkaktuar debate në emisionin “Opinion” mes demokratëve Agron Shehaj dhe Mark Markut.

Agron Shehaj e ka cilësuar Mark Markun një standard të ulët krahasur me Bashën. Ai më tej i tha se Markut nuk ia mbajti, la mandatin dhe iku nga Partia Demokratike.

Ndërkohë Marku ia ka kthyer duke i thënë se ai nuk guxoi të ishe kundërshtar i Bashës dhe nuk arriti të mbajë një fjalim.

Shehaj: Unë mendoj se Berisha nuk do të tërhiqet do vazhdojë në rrugëtimin që ka vazhduar, Unë habitem që vihet në dyshim mbledhja e Kuvendit, minimalisht të thoshin që Berisha do i mbledhi firmat, pasi me sa kemi parë është marrëzi të thuash se nuk ka për ti mbledhur, po të thoshin që firmat janë flas të gjenin një kleçkë

LEXO EDHE:  Parajsat e Lulzim Bashës nga Lalzi në Long Hill/ Kur do të përgjigjet për vilat në rezidencat e oligarkëve?

LEXO EDHE:  Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar leksion Bashës/ Dil e përballu, po tregon se je i punësuari i Rilindjes

Marku: Unë isha për një Kuvend Kombëtar për ndryshimin e PD. Ti s’guxove të ishe kundërshtar i Bashës, nuk mbajte një fjalim



Shehaj: Kur unë kundërshtoja Bashën ti bëje fushatë.

Marku: Unë isha për ndryshim për mirë jo për keq, që të shkonte nga Basha tek ti. Unë mendoj që një matrapaz nuk mund të bëhet kryetar

Shehaj: Je mirë nga mendja ti

Marku: Ti je standard i ulët krahasuar me Bashën

Shehaj: Standard i ulët je ti që le mandatin se nuk ta mbajti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD duhet të kalojë nga demokracia”/ Shehaj: Berisha nuk do të tërhiqet

Publikuar

-

Nga

Agron Shehaj: PD duhet të tregojë burimin e financimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka deklaruar se kreu i PD, Lulzim Basha, edhe pse është shprehur si pro-amerikan, nuk është një i tillë.

Ai ka thënë se nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një vendim i vetëm.

Shehaj ka theksuar se lidhur për përjashtim e ish-kryemistrit Sali Berisha, duhet ishte pyetur anëtarësinë e PD.

“Parashikimi i mundshëm në Shqipëri nuk është optimist. Nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një  vendimin i vetëm. Nuk ndodh që fati i partisë duhet të vazhdojë në duart e tij”.



Ai ka thënë më tej se PD duhet të kalojë nga demokracia dhe të mos mendojë gjithsecili për interesin e vetë.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/Ja cila nga partitë e opozitës dëmtohet

LEXO EDHE:  ‘Krisja’ mes Berishës dhe Bashës/ Mërtiri tregon se çfarë do të ndodhë me PD së shpejti

“PD duhet të kalojë nga demokracia. Unë mendoj që Bersiha nuk do të tërhiqet. Kur dëgjoj që sdo mblidhet asnjë forum i PD, mendoj që gjithsecili do mendojë për inetresin e vetë, do fillojnë do të kapën”, ka deklaruar ai.

Shehaj ka thënë se modeli që duhet ndjekur është ai perëndimor.

“Thjesht ne shikojmë perëndim, pyetën anëtarët, forumet, kjo duhet të ndodhë në PD, shumë parti kanë patur të njëjtin problem. Ne themi nuk e mbledhim kuvendin se u mblodh para dy muajsh, por kur u mblodh nuk ishte marrë ky vendim”, ka thënë Shehaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Flamur Noka: Sikur të më vënë dhe pistoletën, nuk mund të vras forcën time politike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se edhe sikur t’i vendosin pistoletën nuk do të merrte kurrë një vendim që do të vriste forcën e tij politike.

I ftuar në emisionin Log, Noka ka theksuar edhe një herë tjetër se nuk mund të merret një vendim duke përdhosur institucionet dhe që dobëson forcën politike.



Në rastin e zotit Berisha është një vendim i vështirë. Është njeriu që ka reputacionin më të madh në bazën e PD-së. E shohin sit ë vetmin njeri që mund ta çonte Partinë Demokratike në fitore. Për shkak të personalitetit të tij. Kur tip o merr një vendim dhe e di çfarë efekti ka në bazë si mundesh ti? Ky vendim bën një ndarje të forcës tënde politike.

Ne po akuzojmë Edi Ramën. Tashmë ai është një autokrat. Ti si mundesh të marrësh vendim duke përdhosur institucionet. Tregon që ti po jep shenja autokracie brenda partisë. Cili është besimi që mund  të kem unë për institucionet nesër kur ti sot i shkelmon. Sikur edhe pistoletën këtu të më vënë dhe më thonë vrite forcën tënde politike, unë nuk e vras. Jap dorëheqjen. Sepse ky do ishte dobësim dhe i çon ujë Edi Ramës. Nuk mund t’i shërbejë kurrë Edi Ramës”, tha Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE