LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzohet se vrau Hekuran Billën/ Zbardhet dëshmia e Viktor Markut: Policia të bëjë çfarë të dojë...

22 Qershor 2020, 09:19, Kronika CNA
Akuzohet se vrau Hekuran Billën/ Zbardhet dëshmia e Viktor Markut:

Zbardhet dëshmia e Viktor Markut të dyshuarit kryesor për vrasjen e Hekuran Billës në 11 qershor në zonën e “Komunës së Parisit”.

Marku ka dalë sot para gjykatës, ku do të njihet me masën e sigurisë.
Viktori është vëllai i Prel Markut, 22 vjeçarit që u vra në vitin 2006 nga Hekuran Billa, ndaj edhe dyshohet se vrasja e Billës është bërë për hakmarrje.
Marku e mohon përfshirjen e tij në krim, ndërsa para hetuesve ka thënë se ditën e vrasjes ka qenë në Mal të Zi.

“Policia të thotë çfarë të dojë, unë s’kam vrarë njeri. Ditën e vrasjes dhe deri kur më arrestuan kam qenë në Mal të Zi. Të gjejnë autoret”, mësohet të ketë thënë Viktor Marku.

Një ditë më parë u vendos “Arrest me burg” për Sebastiano Malin, i cili është nipi i Markut, pasi dyshohet se ka ndjekur Billën dhe ka informuar dajën e tij për vendndodhjen e viktimës./CNA.al

Lajmet e fundit nga