LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

70 vjetori i Teatrit “Andon Z.Çajupi”/ Muharrem Meko: Festofshi pafundësisht, përvjetoret e gjiganit të artit shqiptar

22 Qershor 2020, 14:08, Kulturë CNA
70 vjetori i Teatrit “Andon Z.Çajupi”/ Muharrem Meko:

Muharrem Meko, drejtori i RTSH Korça përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar 70 vjetorin e krijimit të Teatrit ” A.Z. Çajupi “.

Meko thotë se nëse ky përvjetor nuk do të ishte në situatë pandemie, Teatri do të përkujtohej me të gjitha atributet që i takon një ngjarjeje kaq të madhe.

Sipas Mekos, dy “veteranet” Dhimitër Orgocka e Koço Qendro se bashku me Drejtoreshën e Teatrit “A.Z.Cajupi” Zamira Kita e gjetën mënyrën për ta përkujtuar këtë ditë të madhe të artit korçar teksa shkuan tek varrezat e qytetit, per t’ iu çuar nga nje tufe lule edhe ish kolegëve të tyre, artisteve që prehen ne varrezat e qytetit.

?22 qershor 1950- 22 Qershor 2020 !
Kjo date perkon me 70 vjetorin e krijimit te Teatrit ” A.Z. Çajupi “; ç’ka nëse nuk do te ishte situata “pandemi”, me siguri do te perkujtohej me te gjitha atributet qe i takon nje ngjarjeje kaq te madhe, siç eshte, Ajo !Legjenda 93 vjeçare, Koço Qendro si deshmitar “autentik”, sot në rtsh Korça e rikujtoj me veneracion këtë dite, si nga me te shenjtat e artit korcar e atij shqiptar; me perfaqesuesit e vet nga më të mëdhenjtë e me te ndriturit e artit dramatik shqiptar; gjenerata te tera si, Vangjush Miho, Edi e Mihallaq Luarasi,Piro Mani, Stavri Shkurti, Valentina Caci,Dhimiter e Dhora Orgocka,Spiro Karanxha,Dhimiter Trajçe,Vangjel Grabocka, Thimi Filipi, Aleko Skali, Liza Laska, Petrika e Klaudeta RizaKrisanthi Kotmilo, Nuçi Shedollari Vani e Qefsere Trako, Pandi Raidhi…etj, etj, per te mbritur deri tek me te rinjte e sotem, si Zamira Kita, Guri Koço,etj…
Gjithesesi, dy “veteranet” Dhimiter Orgocka e Koço Qendro se bashku me Drejtoreshen e Teatrit “A.Z.Cajupi” z. Zamira Kita e gjeten menyren per ta perkujtuar kete dite te madhe te artit korçar; ata, shkuan tek varezat e qytetit, per t’ iu çuar nga nje tufe lule e per t’ua uruar diten e tyre te madhe edhe ish kolegeve te tyre, artisteve qe prehen ne varezat e qytetit…!
Mirenjohje e thelle e respekt pafund, per te gjithe ata aktore korcare , amatore e profesioniste qe me plote pasion e profesionalizem, derdhen talentitn e tyre ne rolet nga me te ndryshmet e krijimtarise se dramaturgjise shqiptare e asaj boterore, ketu ne skenen e ketij 70 vjecarit; gjithmone te Ri, me emrin e madh- “A. Z. Çajupi ” !
RTSH Korça i uron artistet e ” A. Z. Çajupi ” ; – Gezuar ! Festofshi pafundesisht, pervjetoret e ketij gjiganit te artit shqiptar !?, shkruan Meko./CNA.al

15:40 Kulturë

Kulla e Babelit sot

Në Biblën e Shenjtë lexojmë : “E tërë toka fliste të njëjtën...

Lajmet e fundit nga