LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Hekuran Billës/ Arrestohet një person tjetër në Tiranë

21 Qershor 2020, 07:45, Kronika CNA
Vrasja e Hekuran Billës/ Arrestohet një person tjetër në

Arrestohet në Tiranë një person për vrasjen e Hekuran Billës në mes të kryeqytetit mbrëmjen e 11 qershorit.

Ai u konstatua në një lokal me armë zjarri pistoletë me vete dhe tentoi të largohej me vrap, duke hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, me një krehër me 7 fishekë kalibër 9 mm.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar ndjekjen dhe pas disa minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Andi Agraja, 32 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Armëmbajtja pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon veprimet intensive për dokumentinin e plotë të vrasjes së shtetasit Billës, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Më herët, nga DVP Tiranë, u identifikua dhe u prangos 22-vjeçari S. M. (nipi i shtetasit V. M.), i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje.

Më pas, falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë malazeze, duke shkëmbyer në kohë reale informacione të grumbulluara nga DVP Tiranë, për vendndodhjen e shtetasit V. M., i dyshuar si autor kryesor për vrasjen e shtetasit H. B., u bë e mundur kapja në Malin e Zi, nga Policia malazeze, e shtetasit V. M. dhe më pas arrestimi i tij në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga