Connect with Us

Rrihen me njëri-tjetrin doganierët në Sarandë, njëri përfundon në pranga

Kronika

Rrihen me njëri-tjetrin doganierët në Sarandë, njëri përfundon në pranga

Publikuar

-

Një ngjarje e paprecedent është regjistruar sot në Portin e Sarandës, ku dy doganier janë rrahur me njëri-tjetrin.

Policia e Sarandës ka arrestuar njërin prej tyre pasi ka goditur fizikisht kolegun e tij.

Në pranga ka rënë 34-vjeçari me inicialet I. I., ndërsa ngjarja dyshohet për motive të dobëta.

“Policia ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim I. I., 34 vjeç, banues në Sarandë, me profesion agjent doganier.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas është përfshirë në një konflikt në datën 17.06.2020, në lagjen nr.4 Sarandë, ku në Portin e Sarandës dyshohet se ka goditur fizikisht një punonjës tjetër doganier, për motive të dobëta.

LEXO EDHE:  Fshinte brenda banesës 8 kg drogë/ Arrestohet në flagrancë 40 vjeçari

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, njofton policia./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Si nisi sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Publikuar

-

Nga

Sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

LEXO EDHE:  Dyshimet për aktivitet kriminal/ Sekuestrohen 70 000 euro dhe një automjet me vlerë 100 000 euro

LEXO EDHE:  Fshinte brenda banesës 8 kg drogë/ Arrestohet në flagrancë 40 vjeçari

Autori është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumba në gjoks dhe shpatull/ Kush janë dy të rinjt që mbetën të plagosur me armë zjarri

Publikuar

-

Nga

Plumba në gjoks dhe shpatull/ Kush janë dy të rinjt që mbeten të plagosur me armë zjarri

Zbardhen emrat e dy të plagosurve mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se ata janë 32-vjeçari Altin Gjoka i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe  Jetmir Marashi 28 vjeç, që është qëlluar në gjoks.

Ata u dërguan me makina të rastit për në spital teksa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Autori sipas Policisë është identifikuar, por nuk është kapur ende.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Dyshimet për aktivitet kriminal/ Sekuestrohen 70 000 euro dhe një automjet me vlerë 100 000 euro

LEXO EDHE:  Arratiset i shoqëruari nga policia e Tiranës

Shërbimet e Policisë  kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Dalin detajet e para, si nisi sherri në lokal

Publikuar

-

Nga

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Dalin detajet e para, si nisi sherri në lokal

Janë zbardhur detajet e para të plagosjes së dyfishtë në Tiranë.

Mësohet se sherri i nisur verbalisht në një lokal, ka përfunfuar në përdorimin e armëve me dy të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Todi Shkurti”, tek kompleksi “Grand”.

Të shtënat kanë alarmuar banorët e lagjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit.

LEXO TE PLOTE