LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Boll me farsa”/ Mjeku Vargu sulmon qeverinë: Nuk ua ka fajin populli për përhapjen e Covid

21 Qershor 2020, 14:39, Lifestyle CNA
“Boll me farsa”/ Mjeku Vargu sulmon qeverinë: Nuk ua ka fajin

Mjeku i njohur Petrit Vargu, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rritjen e shifrave të të infektuarve.

Vargu deklaron se për numrin e të prekurve nuk e ka fajin populli, pasi pretendon se burim infeksioni është vetë QSUT-ja që menaxhohet nga qeveria.

?I vetmi vend i botës, ku sipas pushtetit, fajin për përhapjen Covid e ka populli. Megjithatë faktet janë kokëforta. Burimet e infeksionit nuk janë supermarkatat apo plazhet, por QSUT-ja që menaxhohet totalisht nga qeveria. Boll me këto farsa, o e vetmja Ministri Shëndetësie në botë që nuk keni bërë një autopsi! Mos vallë dhe për këtë gjë ua ka fajin populli? Kur paturpësia, bashkohet me mashtrimin, nuk mund të quhet dot profesionalizëm, sado të pompohet me propagandë?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga