Connect with Us

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë mbahen edhe në Kosovë

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë mbahen edhe në Kosovë

Publikuar

-

Autoritetet e Kosovës nuk ndihmojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në vendbanimet me shumicë serbe. Mbarëvajtjen e procesit dhe grumbullimin e votave do ta bëjë misioni i OSBE-së në Kosovë.

Në Kosovë në vendbanimet me shumicë serbe do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë që zhvillohen të dielën me 21 qershor. Autoritet e Kosovës nuk ndihmojnë në këto zgjedhje, mirëpo, mbarëvajtjen e këtij procesi dhe grumbullimin e votave do ta bëjë misioni i OSBE-së në Kosovë.

Kjo praktikë është ndjekur në marrëveshje me autoritetet kosovare edhe në të kaluarën, ka bërë të ditur zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë, Jeff Bieley. “Sipas kësaj marrëveshje, palët janë dakorduar që të ndiqen praktikat e krijuara më parë dhe modalitetet e zbatuara në vitin 2017. Sipas praktikës së vendosur, një kërkesë është pranuar nga Beogradi dhe është arritur marrëveshje me autoritetet e Kosovës. Janë marrë të gjitha masat për të ofruar sigurinë e stafit dhe votuesve. Do të ndiqen të gjitha masat paraprake për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Kosovë”, ka thënë Jeff Bieley.

Symbolbild OSZE-Fahne (picture-alliance/dpa/R. Jensen)

Sipas tij ky është një operacion i OSBE-së për mbledhjen e votave. “Janë ndërmarrë të gjitha masat që të ketë siguri për stafin dhe votuesit. Do të ndiqen të gjitha masat kundër koronavirusit që aplikohen në Kosovë. Numri i lokacioneve të qendrave të mbledhjes së votave në mbarë Kosovën është i njëjtë si në vitin 2017”, ka thënë zëdhënësi Bieley.

Wahlen in Serbien 16. März 2014 (Reuters)

KQZ e papërfshirë në zgjedhje

Nga qeveria e Kosovës askush nuk është deklaruar rreth mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në teritorin e Kosovës, ndonëse më herët kryeministri Avdullah Hoti, ka deklaruar se qeveria e tij do të shikojë praktikat e kaluara sesi është vepruar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.

LEXO EDHE:  SHBA: Senatori republikan do të sfidojë fitoren e Presidentit të zgjedhur Biden

Kurse kryetarja e KQZ-së në Kosovë Valdete Daka, nga ana e saj ka thënë se KQZ e Kosovës nuk është fare e përfshirë në organizimin e zgjedhjeve të Serbisë që mbahen edhe në territorin e Kosovës. “Ne si KQZ i organizojmë vetëm zgjedhjet e Kosovës, ne jemi institucion që organizojmë zgjedhjet, të cilat shpallen në Republikën e Kosovës. Për zgjedhjet që mbahen në Serbi dhe që ato janë lejuar të mbahen edhe në Kosovë, ne nuk kemi asnjë kompetencë”, ka thënë Valdete Daka.

Sipas medieve në Serbi, Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë, ka miratuar udhëzimin për zbatimin e votimeve në territorin e Kosovës. Kryetari i komisionit serb, Vladimir Dimitrijeviq, ka thënë se “përmbajtja e udhëzimit është gati identike sikurse në zgjedhjet për presidentin e Serbisë, në vitin 2017”. Në udhëzim sqarohet se “zbatimi i votimit organizohet me mbështetjen e OSBE-së, pa të cilën nuk është e mundur të garantohet zbatimi i sigurt i procedurës zgjedhore në territorin e Kosovës”. Komisioni Zgjedhor i Republikës së Serbisë ka bërë të ditur se prej 8.386 vendvotimeve, 90 prej tyre gjenden në Kosovë.

Ndërkohë situata në Kosovë lidhur me koronavirusin në javën e fundit është përkeqësuar, ku vetëm brenda 6 ditësh ka afro 500 raste të reja të infektimeve. Masat e lirisë së lëvizjes tashmë janë hequr, mirëpo, sipas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, grumbullimi i madh i njerëzve në një hapësirë ku nuk mund të ruhet distanca, është kërcënim për shëndetin publik. Në Kosovë deri më tash janë regjistruar 1,916 raste me koronavirus. 973 persona janë shëruar, ndërsa, 34 pacientë kanë vdekur./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Sekuestrimi i drogës me vlerë 20 milionë euro/ Kryeprokurori i Kosovës: Grupet kriminale do të përballen me drejtësinë

Publikuar

-

Nga

Sekuestrimi i 400 kg kokainë/ Kryeprokurori i Kosovës: Droga, me vlerë 20 milionë euro, grupet kriminale do të përballen me drejtësinë

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka dalë  në një deklaratë pwr mediat pas konfiskimit të 400 kilogram kokainë në qytetin e Lipjanit.

Sipas tij, vlera e drogës kapte shifrat e 20 milionë eurove nëse do të dilte për shitje në treg.

Mes të tjerash ai tha se aksioni është bërë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shqipërisë dhe shtetit të Italisë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, autoritet italiane dhe auto amerikane. Janë konfiskuar 400 kg kokainë vlera e të cilave arrinë rreth 20 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar disa makina dhe mjete tjera. Gjatë hetimit janë përdorur masa të fshehta duke shikuar lëvizjen e të dyshuarve nga Italia deri në vendin tonë. Ju dërgojmë mesazh të qartë të gjitha grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë. Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm. Ashtu kemi bashkëpunuar me shtete tjera duke e ditur se krimi mund të na prek të gjithëve. kemi arritur të mposhtim krimin e organizuar. Më lini të falënderoj prokurorët e Shqipërisë, Prokurorët Italianë, policinë shqiptare dhe policinë e Italisë”, tha ai. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 25 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 25 raste të reja

Një viktimë dhe 25 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të hënën në Kosovë.Viktima u regjistrua në Komunën e Istogut, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas tij, numri i rasteve të reja rezultoi pas testimit të 2,333 mostrave. Shifra prej 25 i bie që një për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 106,939, ndërsa i viktimave 2,226. Në total, 99,824 pacientë janë shëruar nga koronavirusi – 196 prej tyre në 24 orët e fundit. Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 4,889.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Në zhvillim e sipër është faza e dytë e vaksinimit, e cila përfshin personat e moshës 65-79 vjeç. Në fazën e parë u është dhënë përparësi punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

LEXO EDHE:  “U rrahëm, u poshtëruam e zgjedhjet prap u bënë”/ Gazetari ironizon Bashën

LEXO EDHE:  SHBA: Senatori republikan do të sfidojë fitoren e Presidentit të zgjedhur Biden

Në fazën e tretë, ndërkaq, është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve. Fushata e imunizimit në Kosovë po bëhet me vaksina të dhuruara ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ose Bashkimi Evropian.Vendi nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar me kompani farmaceutike për blerjen e vaksinave. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi/ Merkel takim me kryeministrin Albin Kurtin

Publikuar

-

Nga

Kancelarja amerikane Angela Merkel do të zhvillojë pasditen e sotme një  video konferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet në kursin e reformave në Kosovë.

Më tej do të diskutohet për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë./DW

LEXO TE PLOTE