LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tenton të vrasë dhëndrrin e tij/ E pëson keq 53-vjeçari

20 Qershor 2020, 08:27, Kronika CNA
Tenton të vrasë dhëndrrin e tij/ E pëson keq

Policia e Korçës ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të një konflikti brenda familjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së një telefonate se në fshatin Baban, po ndodhte një konflikt, janë nisur menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se shtetasi A. K., 53 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesë me dhëndrin e tij shtetasin B. D., 30 vjeç, ka tentuar t’a vrasë me thikë këtë të fundit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Specialistët për hetimin e krimit bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçarit dhe materialet i kaluan pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga